Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, deklaroi se Prishtina zyrtare duhet të heqë taksat për mallrat nga Serbia, në mënyrë që të vazhdojë negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës dhe shtoi se SHBA-ja vazhdon të njohë “udhëheqjen” e BE-së në atë dialog.
I pyetur nëse SHBA do të zbatojë autoritetin e saj për të shtyrë Prishtinën që t’i kthehet tryezës së bisedimeve, Scott vuri në dukje se SHBA ende vazhdon të njohë udhëheqjen e BE-së në proces dhe se është më e rëndësishme që të gjitha palët të kthehen në tryezën e negociatave, raporton RTK.
“Tarifat janë një pengesë dhe ia kemi thënë qartë Qeverisë në Kosovë se ne mendojmë se ato duhet të largohen, kështu që ne mund të shkojmë në tavolinën e bisedimeve dhe atje është sfida më e madhe,” tha Scott.
b.b/dita

deri më sot ka qënë sërbia ajo që ka vendosur kushte për vazhdimin e bisedimeve!
o bëni këtë e atë për të vazhduar bisedimet!!
është bërë kjo e ajo,bile dhe ajo tjetra dhe më pas del diçka tjetër!!
pra deri më sot kemi parë vendosje kushtesh nga sërbia për të mos pasur bisedime o për të përfituar edhe më shumë se sa është e mundur!
sot kemi një kusht të kosovës!një kusht të vetëm dhe prapë kemi bllokim nga sërbia!!
pra ngado që ta rrotullosh sërbia nuk pranon asgjë!!
mos vallë nuk do të ishte më e thjeshtë e më e saktë,QËNDRIMI NË KËTË SITUATË??
pra një situatë ku bisedime fiktive,bisedime për të mos biseduar dhe për të mos zgjidhur asgjë,nuk ka dhe taksa qëndron!!
sërbia le të vendosë të verpjë në mënyrë të njëjtë si kosova!le ta bëjë dhe ajo taksën për mallrat kosovare 100% a 200% po deshi!!kështu mund të barazohet me kosovën!!
Beji thirrje me mire serbise te njohe Kosoven.
Pa kete njohje nuk ka marredhenie.
Me taksën Kosova i jep dy goditje Serbisë. E para miliona humbje ekonomisë dhe e dyta serbët në veri të Kosovës pasi ata financoheshin nga këto para. Për këtë vuqici lutet çdo kund të hiqet taksa sepse i dhëmb.