Probleme me pasurinë, shkarkohet një tjetër prokuror (Emri)

Leda Hysa

Problemet me pasurinë kanë qenë arsyeja që KPK ka shkarkuar nga detyra  drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës, Alfred Agollin.

Gjithashtu, prokurorit i janë gjetur një sërë problemesh sa i përket profesionalizmit, përfshi referim të gabuar ligjor dhe mosnjoftim të palëve për vendimet e mosfillimit të hetimeve.

Trupa gjykuese që votoi për shkarkimin e Agollit ishte e përbërë nga Etleda Çiftja kryesuese, Roland Ilia relator dhe Olsi Komici anëtar.

Agolli e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1998 dhe ka ushtruar funksionin fillimisht në prokuroritë e Gjirokastrës.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • S’ka ngelur prokuror pa qene i perzier me pisllik,maskarallik,ketyre s’ju duhet bere vetingu,duhen shkarkuar automatikisht dhe te zevendesohen me prokurore te ri qe kane mbaruar me rezultate te mira,komplet te ri pa dallim,sqifteret e vjeter duhen hequr.

  • U kap me abuzime e mos justifikim pasurie,perfundimi lejohen te lire, kurse nje fakir qe nuk ka paguar dritat apo ujin futet nne burg , megjithse ai eshte bashkepronare ne te dy keta biznese te pushtetit lokal apo shteteror. Ku mundi e djersa e tije eshte derdhur ne vite ne ndertimin e Shqiperise. Turp, keta prokurore qe kane abuzuar me detyren jo vetem duhen larguar por dhe denuar e sekuestruar e gjithe pasuria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *