Raporti: 28.6% e të rinjve, as në punë as në shkollë deri 29 vjeç!

Leda Hysa

Shqipëria e ka në nivele alarmante numrin e të rinjve dembelë. 28.6 për qind të rinjve 15-29 vjeç në vitin 2018 nuk kanë qenë as në punë dhe as në shkollë.

Ky nivel i lartë i të rinjve pa asnjë angazhim është veçanërisht alarmante për një ekonomi, pasi ato mund të prodhojnë në një ‘gjeneratë të humbur’, me pasoja të shumëfishta negative, analizoi Ministria e Financave në vlerësim për ecurinë e strategjisë për punësimin dhe aftësitë 2016-2020.

Shqipëria e ka nivelin më të lartë të të rinjve pa asnjë angazhim në raport me Rajonin dhe BE-në. Në BE 14 % e të rinjve 15-29 vjeç nuk janë as në punë as në shkollë, teksa ne Shqipëri ky tregues është sa dyfishi.

Të rinjtë shqiptare karakterizohen nga një nivel i lartë dembelizmi. Sipas një studimi të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë, të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht, 2.3 orë duke parë televizor, si dhe 3.9 orë online. Por nuk janë këto aktivitetet e vetme. Kafenetë zënë një pjesë të konsiderueshme të jetës së të rinjve shqiptarë. Sipas studimit në fjalë, të publikuar së fundmi, gjysma e të rinjve të pyetur e kalojnë shpesh kohën e lirë duke frekuentuar kafene dhe lokale, ndërkohë që 21% e bëjnë këtë me raste.

Shpenzimi i kohës së lirë nga të rinjtë është i rëndësishëm, sepse tregon elemente të tjera të jetës së tyre, si dhe të planeve për të ardhmen. Aktivitetet më të zakonshme, që të rinjtë bëjnë shpesh në kohën e lirë, çdo ditë ose disa herë në javë, janë dëgjimi i muzikës (85% e bëjnë këtë shumë shpesh) , dalja me miqtë (70% e bëjnë shumë shpesh), shikimi i filmave (72%), relaksimi dhe kalimi kohës me familjen e tyre (92 e bëjnë shpesh).

Gjatë vitit 2018, sipas anketës së Forcave të Punës, forca e punës në Shqipëri ishte 1 milion dhe 404 mijë persona, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes për grupmoshën 15-64 vjeç ishte 68.3%.

Shkalla e punësimit (15-64) për femrat është 52.4%, për meshkujt 66.7%, gjithsej 59.5%, për një total prej 1.230 mijë persona të punësuar.

Nga viti 2017 deri në vitin 2018, punësimi është rritur me 3% dhe shkalla e papunësisë (15-74) ka rënë nga 1.4 % në 12.3%.

Shkalla e papunësisë së të rinjve (15-24) është 28.3% dhe papunësia afatgjatë (njerëzit që gjenden në këtë situatë për më shumë se 12 muaj) janë 67.4% të totalit.

Vlerësimi i Ministrisë së Financave tregon se pjesën më të madhe bujqësia kontribuon në punësim, e cila punëson 47.7% e totalit të te punësuarve. Ky zhvillim sugjeron nevojën urgjente për të krijuar vende më produktive dhe të kualifikuara, pasi sektori bujqësor zakonisht ofron pagesa dhe kualifikim të ulët. /Monitor

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Jane politikat e Erionit dhe Edi Rames qe e kthyen cdo shesh pallati ne kafene. U shkon per shtat qe te rinjte te rrine e te vegjetojne kafeneve gjithe diten e mos te kerkojne pune. Te pakten Saliu mbushi universitetet per te njejtin qellim jo kafenete. Mania per te mbledhur para e Bashkise Tirane me ne krye Lali Erin e ka degjeneruar qytetin ne nje kafene (bordello) gjigande ku nuk jetohet me.

  • Kjo perqindje ne Itali eshte 34.2%, sa per dijeni. Dhe prape jemi shume me mire se 5 vjet me pare. Kontrolloni statistikat.

  • Po ku e gjeten punen te rinjte.
    Dhe ata me diploma marrin rruget e botes te ushqehen
    Sa per televizor, shume pak shikojne. Tere Amerika rri para televizorit dhe kompjuterit.
    Sa per kafete, nuk ka njeri te drejte te merret me kritika.
    Me mire ne kafene sesa ne psiqiatri. Me mire ne kafene se te vrasesh veten.

  • Kjo eshte pasqyrja e Shqiperise qe duam! Dembelizmi ne cdo anet ! Paret pa punuar prej kryeministrit e Presidentit deri tek idioti i rruges drmbela qe as nje gurr nuk e levizin edhe pse ai gurr cdo dite i pengon kur kapercejne rrugen!
    Shqiperia pa tru pa perspektive, pa shprese produkt i 30 viteve te kesaj kadte politike grabitçare qe do prape me qendruar aty per me vazhduar vjedhjet e talljen me rinine shqiptare! Hajt se si Erioni nuk po punojne per ne me , po per femijet tone qe mos t’ju kerkojme logari sot!!!

  • Jena trendy,jo si ato budallejte neper bote qe studiojne,
    dhe punojne.
    Ne nuk kemi kohë se jemi të zënë me istagram dhe facebook duke shit pordhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *