Meta për gazetën greke: Ju tregoj “nënën” e konflikteve në Shqipëri

Bora Basholli
Presidenti i ri, Ilir Meta duke shtrenguar duart me kryeministrin Edi Rama, gjate nje seance te jashtezakonshme parlamentare, ku ai eshte zgjedhur ne raundin e katert te votimit, me 87 vota pro dhe dy kunder. Meta behet presidenti i 8 i Republikes, detyre te cilen do ta marre me 24 Korrik, kur do te beje edhe betimin./r/n/r/nThe new president, Ilir Meta shaking hands with prime minister Edi Rama, during an extraordinary parliamentary session, where he was elected in the fourth round of voting, with 87 votes in favor and two against. Meta becomes the 8th President of the Republic, which he will take on July 24, when he will make the oath.

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” Presidenti Ilir Meta ka komentuar situatën politike në vend si edhe përplasjet me kryeministrin Edi Rama.

Ai ka deklaruar se i vetmi konflikt në Shqipëri është ai mes kryeministrit Rama dhe shtetit të së drejtës.

Stavros Tzimas (Gazetari): Duke lexuar deklaratat dhe intervistat Tuaja së fundi, dikush mund të kujtojë se Shqipëria ndodhet në buzë të greminës. E tillë është gjendja?

“Shqipëria është një vend modest, me një popullsi shumë të re europiane, me burime natyrore të pasura dhe e bekuar me bukuri natyrore mahnitëse. Shqipëria është një anëtare e NATO-s, e pozicionuar në mënyrë të vendosur në procesin e integrimit europian, duke pritur që të hapë negociatat e pranimit të saj.

Fatkeqësisht, prej disa kohësh Shqipëria ka qenë në qendër të lajmeve ndërkombëtare për një sërë çështjesh që lidhen me mosfunksionimin e sundimit të ligjit. Si kreu i shtetit të këtij vendi të mrekullueshëm, nuk mund të mos jem i shqetësuar për këto hapa prapa që duken sikur po përshkallëzohen në përmasa shqetësuese.

Në cilësinë e Presidentit të Republikës, unë mbart përgjegjësinë shtetërore për të adresuar në mënyrë të përgjegjshme çdo aspekt që na largon nga reformat dhe trajektoret tona europiane, duke pasur parasysh se ky është objektivi më unifikues dhe strategjik i popullit shqiptar.

Deklaratat e mia realiste nuk bëjnë gjë tjetër veçse e pranojnë këtë të vërtetë të trishtë, ndërsa unë vazhdoj palodhur e me vendosmëri të bëj çdo përpjekje për ta parë vendin tim që të funksionojë brenda kufijve të tij kushtetues si dhe ato të sundimit të ligjit.

Në këtë moment Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese. Është përgjegjësia ime të mos qëndroj në heshtje, por të kontribuoj në zgjidhjen e kësaj krize sa më parë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos humbasim mundësinë e vendimit që do të merret nga Këshilli Europian në tetor për të hapur negociatat e pranimit me vendin tonë”

Gazetari: Përplasja Juaj me Kryeministrin z. Rama ka marrë karakteristikat e hakmarrjes. Njëri lëshon akuza shumë të rënda kundër tjetrit dhe tani Kryeministri ka vënë në lëvizje procedurën e shkarkimit Tuaj. Keni ndërmend të pranoni një vendim të Parlamentit për shkarkimin Tuaj? Nëse jo, çfarë do të bëni?

“Në Shqipëri sot ka vetëm një konflikt madhor. Është konflikti mes kryeministrit dhe shtetit të së drejtës, demokracisë dhe pluralizmit politik. Ky është “nëna” e të gjitha konflikteve të tjera.

Unë kam qenë gjithmonë shumë i hapur dhe bashkëpunues me kryeministrin, me të gjitha institucionet shtetërore dhe aktorët politikë për të nxitur një qasje pozitive dhe konstruktive politike për t’u përqendruar në reformat e integrimit, si përparësi kryesore për vendin tonë.

Përgjegjësia ndaj shtetit dhe interesi më i mirë kombëtar kanë qenë dy parimet e vetme udhëheqëse në ushtrimin e detyrës time dhe unë kurrë nuk do t’i komprometoj ato për hir të marrëdhënieve personale.

Kam bërë një betim sublim si President i Republikës për të respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën e vendit tim dhe unë do t’i mbetem besnik atij premtimi deri në ditën e fundit në këtë zyrë.

Çdo çështje që lidhet me aktet ose vendimet kushtetuese mund të gjykohet vetëm dhe veçanërisht nga Gjykata Kushtetuese, duke përfshirë këtu edhe dekretin e Presidentit të Republikës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ose përpjekjet politike të shumicës qeverisëse për të shkarkuar Presidentin e Republikës.

Kushtetuta jonë është jashtëzakonisht e qartë në përcaktimin e Presidentit të Republikës si autoriteti i vetëm shtetëror që gëzon të drejtën për të dekretuar datën e zgjedhjeve dhe Gjykatën Kushtetuese si autoriteti i vetëm me kompetencë për të gjykuar kushtetutshmërinë e një akti kushtetues.

Është në të drejtën e kryeministrit, apo të dikujt tjetër që të kërkojë e të përpiqet të kapë me çdo kusht të gjitha institucionet e pavarura, por Shqipëria i ka thënë autoritarizmit njëherë e përgjithmonë “kurrë më”.

Gazetari: Folët për një plan instalimi të një junte që ka si qëllim krijimin e shtetit paralel në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe përcaktuat si ‘’njeri të përshtatshëm‘’ për të, Edi Ramën, dhe frymëzues, Xhorxh Sorosin. Çfarë dini konkretisht për këtë plan?

“Unë thjesht e kam gërmëzuar qartë dhe saktë se si një grup i strukturuar, që praktikon taktika të një shteti paralel është duke synuar dhe kërkuar kapjen totale të shtetit në Shqipëri, gjë që u shërben agjendave të fshehta.

Është e qartë se këto agjenda nuk janë gjë tjetër, veçse në mospërputhje me anëtarësimin tonë në NATO, me procesin tonë të integrimit në BE, ose edhe me partneritetin tonë strategjik me SHBA-në.

Demokracia dhe sundimi i ligjit gjenden në zemër të këtyre marrëdhënieve dhe si të tilla, ato kurrë nuk do të jenë subjekt për negociata.

Shqiptarët e sinqertë dhe punëtorë nuk do të pranojnë kurrë të jenë koloni në shërbim të pastrimit të parave dhe të krimit të organizuar ndërkombëtar. Ata kurrë nuk do të pranojnë të keqpërdoren si shkak për turbullira në një rajon ku ata kanë qenë historikisht më të paqtët, megjithëse kanë kaluar vuajtje të tmerrshme. Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Askush nuk mund t’ia ndërrojë rrugëtimin këtij projekti strategjik. Kjo duhet të jetë e qartë!”

Gazetari: Cila është përgjigja për ata që mendojnë se Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës për shkak të narkotikëve? Shënoj këtu se ky imazh në botë është krijuar prej akuzave që bëhen brenda Shqipërisë për përfshirje të pushtetit politik me narkotikët, akuza që arrijnë të shigjetojnë edhe vetë Kryeministrin.

“Agjencitë e specializuara ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin e tyre në lidhje me këto dukuri negative, të cilat, dhe unë duhet ta theksoj këtë, nuk kanë të bëjnë fare me shumicën e madhe të njerëzve tanë të jashtëzakonshëm.

Ne nuk mund të lejojmë që të besojmë në mënyrë naive se këto raporte bazohen në debatet e brendshme. Këto janë çështje serioze, që konsiderohen më profesionalisht nga ato agjenci, të cilat ndihmojnë me zemërgjerësi institucionet tona për të përmirësuar dhe rritur kapacitetet e Shqipërisë në luftën botërore kundër kultivimit të narkotikëve dhe trafikimit të tyre.

Janë pikërisht këto raporte dhe skandale të tjera të ekspozuara në mediat vendase dhe ato ndërkombëtare, që kanë krijuar dyshime lidhur me vullnetin e vërtetë politik të investuar nga aktorët shtetërorë në këtë luftë.

Në këtë drejtim, dua të theksoj nevojën për të shumëfishuar përpjekjet e agjencive të zbatimit të ligjit në këtë fushë, duke mbështetur plotësisht të gjitha ato gra dhe burra të guximshëm, të cilët përballen çdo ditë me këta fajtorë kriminelë.

E urrej shprehjen “Shqipëria është Kolumbia e Europës”, që përdoret nga shumë media tani për tani, sepse vendi im ka potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë Zvicra e Ballkanit”

Gazetari: Me një atmosferë të tillë politike, mendoni se vendi juaj duhet të marrë datë hapjeje të negociatave të anëtarësimit në vjeshtë? Nëse Ju do të ishit në vend të një udhëheqësi të një vendi europian, do të votonit pro hapjes?

“Kur ka vullnet, gjithmonë ekziston një mënyrë zgjidhjeje. Tetori nuk është larg, por ne jemi ende në kohë për ta transformuar këtë krizë të thellë në një mundësi reale europiane për hir të popullit shqiptar. Kryeneçësia për të qëndruar indiferentë ndaj rrethanave të përkeqësuara aktuale apo edhe më keq, për të ecur verbërisht drejt një regjimi njëpartiak do të ketë pasoja shkatërruese për vendin dhe të ardhmen e tij europiane.

Demokracia dhe sundimi i ligjit janë përgjigja më e mirë dhe i vetmi shërim për çdo lloj krize të brendshme në një vend të NATO-s.

Bazuar në këtë besim, unë kam paraqitur përsëri një propozim të ri për të mbajtur zgjedhje tri-llojëshe më 13 tetor: zgjedhjet vendore, parlamentare dhe presidenciale. Megjithatë, nuk kam dëgjuar ende asnjë propozim kundërshtuese, ose reagim ndaj propozimit tim. Jam ende duke pritur, me durim.

Mbetem me shpresë se do të mbizotërojnë pjekuria, përgjegjësia dhe interesi më i mirë kombëtar’

 

 

b.b/dita

Share This Article
25 Comments
    • Nuk bente me shume Esat Pashe Toptani se ky qe i hedh balte vendit ne nje vend plotesisht armiqesor ndaj Shqiperise. Tranguj si puna e ketij e kane vendin ne burg. Por ky do tja mbathi ne Hungari si Gruevski. I ka bere planet dhe tani po ben luften kunder Shqiperise. Pasi tradhetoj Shqiperine ndaj Bosnjes dhe Serbise duke marre pjese ne nje samit qe Kosova e braktisi shkruan brockulla anti-shqiptare. Pftuuu maskara.

    • Është munduar kot.I shkreti Nuk e ditka që grekët nuk firmosin, gjithsesi, për Shqipërinë.
      Kot mundohet të vjellë vrer, për ta nxirë realitetin tonë.

  • Pas shtetesise se anastasit perdor si megafon prape gazetat greke
    Ce lidh valle me politiken greke apo ndonje llogari ne qipro?

  • LIKJA VAZHDON TE SHPIF NE GJUHE TE HUAJA,KETE HERE ME GREKUN KU K.MINISTRI I RI MICOTAQIS DO KERKOI DETIN E FALUR NGA SALIU E LULI QE META BLLOKOI MARVESHJEM SHQ-GREQI SE GJOJA NUK KISHTE GJ.KUSHTETUESE.PO ASHTU DO.MAJ LIGJIN E LUFTES DHE DO PRETENDOI VORJO-EPIRIN.KTO TE GJITHA NUK PTEKEN NGA GAZETARI GREK DHE AS LIKE-SALIU.
    -ESHTE PERGJEGJSI E MAXHORANCES QE NUK E BXJERR JASHTE NGA ZYRA ME DHUNE PASI KY DO I BEJ SHUME DEM VENDIT TONE.TURP PER TE.

    • Te lumte o Ethem Lala! Nje pyetje?
      Mos ke qene gje ushtarak madhor ?
      Perndryshe s’ka mundesi te jesh kaq loqe me te medhaja,

      • Hahaha tamam ky nuse lala jo vetem qe ka pjerdhur nga trute por rrolin e bythelepiresit dhe servilit te pushtetit e qan. Ptuu fare e ndrydhur, skllever muzhike

  • Iku Cipras dhe erdhen hienat ne pushtet ne greqi u aktivizuan menjehere pa zene karriget per te ndihmuar Liken spiunin e tyre nga derr belaja.Likja premton tradhti te reja pronareve te tij greke ne kembim te mbeshtetjes nga skalionet shoviniste.

  • Presidenti me i mire i te gjitha koherave te thote cfare te doje per Ramen te greket, nuk do munde t´u shuaje dashurine e tyre per Ramen. Shqiperia me gjigandin ne krye po vazhdon rrugen e lene per gjysem nga Berisha per shitjen te greket.

  • “Zvicra e Ballkanit” bullshit (një m.t)! Ne nuk u afrohemi dot as vendeve me te skajshme te Evropes lindore, me mentalitetin fshataresk, provincial e gjuhen e urrejtjes – le më Zvicra!

  • ILIR REXEP META qe ne fillimey e viteve 90 eshte nena, gjyshja dhe stergjyshi i konflikteve ne Shqiperi…Konfliktiet e para i ka me shoket e vet eurosocialiste, ku me intriga dhe thika pas shpinde i spostoi ata duke u zene vendin dhe u katapultua deri kryeminister pa as nje dite pune, siç thoshin shkodranet..keyeminister pa libreze pune! Ne vitin 2004 vazhdoi intrigat per pushtet duke perçare familjen socialiste me krijeses se tij LSI, dhe nxori jashte politikes liderin historik Fatos Nano, duke i dhuruar pushtetin Berishes…Per hir te “ interesit”kombetar ne vitin 2009 u bashkua me PD ne koalicion duke e mbajtur ate ne pushtet edhe per nje mandat te dyte…Pasojat dihen. Per interesa klienteliste duke perfituar nga sinqeriteti deri ne naivitet politik i Rames dhe socialisteve u divorcua nga PD dhe beri martese fallco me PS…ne vitin 2013…Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2017 mbasi realizon mandatin si President konforem marveshjes me PS ben nje fushate te eger kunder PS me qellim qe te mbetet faktor determinant ne politiken shqiptare…Kur e pa qe ne keto zgjedhje doli i shpartalluar nga vota popullore e hodhi prap krijesen e tij se bashku me te shoqen ne prehetin e PD! Tani qe ka konsumuar gjithe kuadrin e nje kampioni te korupsionit dhe drejtesia e re ka hedhur grepat per peshqit e medhenj te politikes, ka dalur hapur jo kunder Edi Rames dhe Qeverise se PS, por kunder reformes ne drejtesi, kunder faktorit nderkombetar dhe SHBA …se per te shpetuar b*then e vet eshte gati te futet prap ne b*then e citedo qe i garanton siguri nga Reçi!!

  • T`i lesh shtetin ne dore familjes Kryemadhi,eshte si ti varesh kopese se bushtrave melcine ne qafe.

  • E quan Ramen nenen e konflikteve . Politiken e sjell ne familje . Partia e tij familjare . Kerkon te qeverrisi Shqiperine , me mendjen e gruas se vet . Shqiptaret nuk jane kaq naïve , sa I kujton Ti . Zgalem

  • Shqiptaret duhet ta dine me se miri kush eshte ”nena” dhe “babai” i te keqes dhe konflikteve ne Shqiperi. “Nena” dhe “baba” i te keqes ne Shqiperi jane PD&LSI+”Presidenti” e edhe PS… Por krye fajtori eshte Rama pasi nuk i ka burgosur plaçkitesit, kriminelet dhe vrasesit e shqiptareve tue fillue nga Sali Protopapa-Fazlliçi, Lulzim Bashiçi dhe bandat e tyre te Plakut Mere kryesuar nga Ilir Meta e para ardhesi i tij Bujari pa nam e nishan qe i dekoroi mbi 400 tradhtare fashiste e ballista…
    Dhe eshte e çuditshme se “Presidenti” Ilir Met Kryemadhi thote “Mbetem me shpresë se do të mbizotërojnë pjekuria, përgjegjësia dhe interesi më i mirë kombëtar” Po cila eshte shpresa ketu: Pushteti “shqiptar” qe zhvate Shqiperine dhe shqiptaret e pasuron vetvehten?!…
    Toka u leshofte, njerin pas tjetrit!

    DRENICA E KUQE

  • Pyetja e grekut: Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës për shkak të narkotikëve? Shënoj këtu se ky imazh në botë është krijuar prej akuzave që bëhen brenda Shqipërisë për përfshirje të pushtetit politik me narkotikët, akuza që arrijnë të shigjetojnë edhe vetë Kryeministrin.
    Kjo retorike behet nga Gruja e Presidentit, dhe c’pergjigje mund te jape presidenti ? kete e din mire prasidenti se e degjon nga gruja e tij cdo nate ne krevat para seksit ne kuti

  • Konflikti madhor në Shqipëri është midis hajdutëve të pangopur të PD, LSI nga njëra anë dhe kolegëve të tyre të PS nga ana tjetër. Ata aktualisht po kacafyten për zotërimin e procesit zgjedhor, ku PS është në avancë me tërmetin e bandës së saj zgjedhore të 30 qershorit. Çunat problematik të Damjanit këtë radhë ishin jo jashtë por brënda qëndrave të votimit dhe krimi i tyre zgjedhor është kaq i frikshëm dhe evident sa nuk guxojnë të hapin kutitë zgjedhore duke i bërë ato si kuti të Pandorës tamam si kutija e dosjes 339 që prokurorja nuk e mbajti dot mbyllur.
    Pala kundërshare e drejtuar nga profesori i shkencës shqiptare të vjedhjve të votave, Sali Berisha dhe nga mjeshtri i blerjes së votave me trastën e parave në dorë, Ilir Meta,mbasi gatuan me duart e tyre çorbën e krizës që po kalojmë, nxuarën vehten në periferi të skenës politike. Për më tepër, ndërkombëtarët për të cilët pregatiten çorbat krizore të hajdutëve të politikës sonë, u treguan vendin shefave të dështuar të guzhinës krizore, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Kjo e ka goditur deri në dëshpërim presidentin tonë aq sa streha e shpëtimit ka ngelur soji antishqiptar Micotaqis që do të provoj me këtë rast të mar lejen që të ndërtoj një varrezë ushtarësh grekë në teritorin e presidencës. Ja pse presidenti, me autoritetin nën nivelin edhe të një kryetari të këshillit të një fshati të humbur në kohën e regjimit socialist, zbraz deklaratat e tij totalisht demagogjike në një media greke.
    Njerëz, kur do ti shporrim këta banditë që na poshtërojnë deri në përbuzje në çdo proces zgjedhor, që që po na grabisin edhe parat metalike të xhepit me TVSH 20 % në çdo faturë , gjë që nuk e bën asnjë grabitës me maskë me kallashnikov në dorë. Edhe Xhingis Khani të na kishte pushtuar s’ do t’ na kishte çuar në këtë gjëndje ku na kanë çuar banditët e PD, LSI dhe PS.

  • Si te kane vaftisur grekeria emrin qirjes presidentis, “ilias” apo “florimu”.

  • Eshte (este) vertete shtet (state) i mrekullueshem (miracle) zoti President i Al-banistanit se ka qene Epir nje zone historike te ndare nga Fuqite e Medha sidomos nga “amiko” juaj amerikanet.
    Nje zone e lashte historike qe ju islamiket dhe nostalgjiket e Papucit te Vatikanit nuk e “njifni”.
    Pa me thuaj zoti Predident i Al-banistanit pse luftoi Pirrua i Epirit dhe ju pse nuk ndiqni rrugen e Tij por i serviloseni Fashisteve?
    A nuk luftoi Pirrua per te cliruar Magna Grecian nga pusht-uesit dhe varvarrt romake?
    Po Kastrioti “Heroi” a nuk e kushte qendren e Tij ne Kostandinopol qe mori edhe flamurin Greke te Bizantit?
    Ju pse ju ka ngelur sahati tek Camurjaja e Thesprotise?
    Per fat te keq ju islamiket dhe katoliket luani karten e armiqve te Pirros dhe Ilyreve.
    Sa per Arbereshet e katandisur nje grusht qe mbihetojne ku eshte “vepra” e “patrioteve” Patridha katolike?
    Apo doni ta katabdisni edhe kete vend te Mrekullueshem si Magna Grecia e Arberesheve?

  • GJENDJE KRITIKE E SHENDETIT MENDOR TE PRESIDENTIT ILIR META

    – Shqiperia nuk e ka luksin te paguaje harxhet e skizofrenise te asnje politikani ne ankth

    – Politika e diplomacia nuk Jane ngritje shtange as… por shkence Zoti Meta

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pjesmarrja e Samitin te Evropes Juglindore ne Sarajeve, perjashtues dhe etniko -diskriminues ndaj nje shteti te lire dhe te pavarur si Kosova, sanksionuar edhe nga e drejta dhe Drejtesia Nderkombetare, duke i bere karshillek qeverise dhe diplomacise se Shqiperise, deshmon qarte se ashtu si dora e zeze e Beogradit dhe Moskes ne Tirane Saleh Ramollah Ajatollah Millosh Putanini edhe Ilir Meta po ben argatin e Athines, Beogradit dhe Putinit.
    Vete turravrapi i tij per te uruar fitoren e Micotaqisit ne Greqi eshte nje deshmi tjeter e ketij roli dhe misionit te tij ne sherbim te Trekendeshit antishqptar te Bermudeve Moske- Beograd- Athine.
    Kiriakos Micotaqis nuk u zgodh President por kryeminister e Greqise, pravnum homoligu i Ilir Metes, por i kryeministrit Rama.
    As Partia Demokracia e Re nuk eshte e spektrit politik te LSI-se se Ilir Metes por i perket se djathtes .
    Eshte po ky presihor, turpi i Shqiperise dhe kombit shqiptar, 95 per qind proamerikan , sulmoi ashper dhe hapur aleatin dhe mikun me te madh te Shqiperise dhe Kosoves, te mbare shqiptareve si komb SHBA-me she BE-ne, anetare e se ciles eshte edhe Greqia, eshte nje vetakuze per axhenden thellesisht antishqiptare dhe thelbesisht antiamerikane te Ilir Rexhep Erdoganit shqiptar, Like Flori kryehajduti dhe kryemafiozi i Shqiperise !
    Eshte kjo aresyeja qe akuzave te renda e teper te renda per shkelje te Kushtetutes se Shqiperise I shtohet edhe roli i tij obstruksionist- rrenimtar edhe ne politiken e Jashteme dhe diplomacine shqiptare, per cka ai jo vetem duhet shkarkuar, por edhe ndeshkuar ligjerisht .
    Agjenda, rendí i dites, strategjia e taktikat diplomatike nuk jane domen, perzgjedhje e vendim personal i nje personi qofte edhe President, aq me pak i nje shteti Republike Parlamentare, si Shqiperia.
    Ato jane pjese e pashkeputur dhe jetike e krejt politikes se tij dhe askush nuk mund ta vendose veten e aq me pak ti jape vetevetes kompetenca, qe nuk i ka, cka eshte edhe shperdorim i mirefillte detyre pra jo vetem shkelje kushtetute, por efhe veper penale qe prish imazhin dhe reputacionin e shtetit shqiptar.
    Edhe ky fakt deshmon se Presidenti Ilir Meta ka shenja te dukshme lajthitjeje mendore, qe edhe ne kete rast, por sidomos ne sulmet dhe akuzat skizofrenike ndaj SHBA-se e BE-se, kane kaluar ne shkalle kritike te shendetit mendor te tij, aresye madhore kushtetuese jo vetem per shkarkimin e tij te menjehershem, por edhe per izolimin e tij ne psikiatrine e Tiranes, Elbasanit apo Vlores ose ne klinika te pusacme evropiane apo amerikane.
    Shqiperia nuk ka luksin te behet prehe e skizofrenise se asnje politikani si Sali Berisha apo Ilir Meta per shkak te panikut dhe stresit paratraumatik, per shkak te lemerise dhe terbimit deri ne cmenduri te tyre nga Reforma ne Drejtesi e Vetingu, nga SPAK-u dhe BKH-ja .
    Politika dhe diplomacia nuk jane shtangizem Zoti Meta. Aq me oak ndeshje demash!
    Jane shkenca te rendesishme dhe shume me te veshtira se ngritja e shtangave, alpinizmi dhe turizmi politik si vizitat tuaja te fundit ne Gjermani per tu takuar me “strategun ekonomik “ te Lulezim Bashes dhe “ Keshilltarin e Merkelit” Henze… Azerbajxhan, Nonewhereistan….
    Bjeri mbrapa e kujdesu per shendetin tuaj mendor. Qetesohu ! Mos rri shume gjate nen Diell Vere sidomos ne det…
    Plotesoja nevoja fiziologjike bashkeshortes qe te qetesoheni te dy….
    Per me shume lexo ne Google.com ose keshillohu me psikiatrin!

  • Replike e detyruar me fakte te gjalla

    KUR KRYEVRASESIT E SHTETIT TE SE DREJTES BEJNE KRYGJYKATESIN SUPREM!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork.

    Edhe lopet e Cepanit edhe gomaret e Vicidolit e dine se Sali Berisha dhe Ilir Meta jane krye- kryevrasesit e ligjit e drejtesise ne Shqiperi.
    Ka prova, deshmi, dokumente pa fund qe e deshmojne kete masaker politiko- juridike te dy Krye- Kapove
    te “ Bandes se Ganfstereve” dhe te ” Kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” te ligjit duke komanduar e kontrolluar ligjin nelermjet kamikazeve e dhe mercenareve te tyre ne cdo hallke jetike e ne cdo qelize kyce te drejtesise dhe te shtetit shqiptar edhe me keq se Luigji i 14-te i Frances “ Ligji jam une”
    Krejt Gjykata Kushtetuese dhe vete Kryetari Bashkim Dedja, me nje perjashtim, e tere Gjykata e Larte me kryetarin Xhevahir Zagarnjorin e Salehut, shumica dermuese e Prokurorise se Pergjithshme me kryeprokuhorin 50:50 perqind gjysmagjelin e Saleh Stanifazlic Gerdec Otrantos… dhe Like Bllok Flori Lalezit, Adriatik Falsifikator Hajdut Palles … u kapen mat nga Reforma be Drejtesi dhe Vetingu me korupsion multimilionesh ne Euro…
    E presihori Ilir Meta merr guximin dhe ka pafytyresine te na beje Akademi-shtangistin, Profesoro-peshengritesin e ligjit dhe te drejtesise, te diplomacise, politikes boterore, ka idiotizmin me brire te na beje efhe kryeprokurorin edhe kryegjykatesin suprem te drejtesise shqiptare njesoj e me nje ze si Saleh Ramollah Ajatollah Millloshevic Putaninin!?
    Eshte aq cinik, aq i trashe, aq zog gomari, aq kryehajvan sa per rrenimin, degjenerimin, kalbezimin total te shtetit te se drejtes ne Shqiperi te akuzoje Edi Ramen!
    Kam vetem nje pyetje per kete Presisterhor turpi i Shqiperise Ilir Rexhep Meten:
    – Cilin prej ketyre krye e banditeve dhe gangstereve te drejtesise dhe ligjzbatimit shqiptar ka emeruar Edvin Kristaq Rama e jo Saleh Karaxhici dhe ti
    personalisht !?
    Me thuaj emrin e vetem njerit prej tyre dhe kerkoj falje per shpifje, mashtrim, dizinformim, fake news qe i keni kthyer ne topa te ndryshkur te Perandorise se Djallit Putanin per te rrenuar popullin dhe shtetin shqiptar, per te minuar rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian !?
    A nuk e kupton se je coroditur aq shume menderisht, ke lajthitur aq rende ti dhe Banda e Gangstereve te Berishes sa nuk di cfare thua e cfare ben!?
    A nuk e ndjen se me orvajtje tuaja te deshperuar per ti vene vetullat Edi Rames dhe qeverise se tij te zgjedhur ne menyre demokratike te tij je duke ia nxjerre syte vetes tende dhe krejt Mafias suaj!?
    A konsultohesh me keshilltaret tu politike e juridike para se te marrish vendime e para se te japesh deklarata publike para e me shtypin e huaj !?
    A nuk te kane keshilluar ata se cdo dite e me shume me veprime dhe deklaratat tuaja Korda mbas bregue, vetakuzuese e vetdemaksuese je duke i shtuar malit jo sa Jezerca pir sa Everesti te krimeve te renda dhe shkelje e kushtetuese !?
    Edhe ne njerin edhe ne tjetrin rast je duke e marre veten ne qafe cdo dite e me shume !
    Si intelektual i zgjedhjes tende kryeminister i Shqiperise duke te “dhene 30 per qind te votave”, sipas Fatos Nanos, ne Komitetin Drejtues te PSSH- se me dy artilujt e mi “ Enough it’s enough” tek “ Koha Jone” kur ishte “ Koha Jone” e Nikolle Lesit dhe jo “Koha Jone” e Nikolle Lehesit sot.
    Nuk e di se cfare mund te kete sajuar atehere Lesi, por garantoj lexuesit se nuk kam pasur asnje komunikim telefonik a kibernitik me te e askend tjeter brenda as jashte Shqiperise me perjashtim te shokut e mikut tim me te mire Agim Nezes mendjendritur, drite i paste emri dhe shpirti ne Parajse, qe sapo e ka lexuar me thote “dergoje kete perle… tek “Koha Jone “ e Lesit”. Kaq!
    I zhgenjyer cdo dite e me shume prej teje dhe theqafjes tende 10 vjecare nga keq me keq e me keq nuk me mbetet gje tjeter vec tía marr kenges:
    Like Saleh i nenes
    Ke te qaj me pare?
    Keta Ajatollah Khomeine
    Apo keta serial vrastare
    Keta kryehajna me cizme
    A kryekusare ?
    Cka i dine shqiptaret?
    Lope qe vec hane bare!
    Sa gabohen keta poligomare
    SPAK dhe BKH
    Ne pranga kur ti marre
    Vesh mire do ta marrin
    Se vetes i ben varrin
    Se nga Drejtesi Ligji
    S’ shpetoi as Luigji !
    Jo me te shpetoje
    Ilir Flori Saliqi !
    Se shteti i drejtesise
    Zemren e ka prej Ligji!

  • Replike e detyruar me fakte te gjalla

    KUR KRYEVRASESIT E SHTETIT TE SE DREJTES BEJNE KRYGJYKATESIN SUPREM!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork.

    Edhe lopet e Cepanit edhe gomaret e Vicidolit e dine se Sali Berisha dhe Ilir Meta jane krye- kryevrasesit e ligjit e drejtesise ne Shqiperi.
    Ka prova, deshmi, dokumente pa fund qe e deshmojne kete masaker politiko- juridike te dy Krye- Kapove te “ Bandes se Ganfstereve” dhe te ” Kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” te ligjit duke komanduar e kontrolluar ligjin nelermjet kamikazeve e dhe mercenareve te tyre ne cdo hallke jetike e ne cdo qelize kyce te drejtesise dhe te shtetit shqiptar edhe me keq se Luigji i 14-te i Frances “ Ligji jam une”
    Krejt Gjykata Kushtetuese dhe vete Kryetari Bashkim Dedja, me nje perjashtim, e tere Gjykata e Larte me kryetarin Xhevahir Zagarnjorin e Salehut, shumica dermuese e Prokurorise se Pergjithshme me kryeprokuhorin 50:50 perqind gjysmagjelin e Saleh Stanifazlic Gerdec Otrantos… dhe Like Bllok Flori Lalezit, Adriatik Falsifikator Hajdut Palles … u kapen mat nga Reforma be Drejtesi dhe Vetingu me korrupsion multimilionesh ne Euro…
    E presihori Ilir Meta merr guximin dhe ka pafytyresine te na beje Akademi-shtangistin, Profesoro-peshengritesin e ligjit dhe te drejtesise, te diplomacise, politikes boterore, ka idiotizmin me brire te na beje efhe kryeprokurorin edhe kryegjykatesin suprem te drejtesise shqiptare njesoj e me nje ze si Saleh Ramollah Ajatollah Millloshevic Putaninin!?
    Eshte aq cinik, aq i trashe, aq zog gomari, aq kryehajvan sa per rrenimin, degjenerimin, kalbezimin total te shtetit te se drejtes ne Shqiperi te akuzoje ne nje intervista me gazeten greke “ Kathimerini” Kryeministrin e Shqiperise Z. Edi Rama.
    Nje palo interviste fund e krye shqiptaret kunder shqiptareve !
    Kam vetem nje pyetje per kete Presisterhor turpi i Shqiperise Ilir Rexhep Meten:
    – Cilin prej ketyre krye e banditeve dhe gangstereve te drejtesise dhe ligjzbatimit shqiptar ka emeruar Edvin Kristaq Rama e jo Saleh Karaxhici, kapterri i tij Bujar Nishani dhe ti personalisht !?
    Me thuaj emrin e vetem njerit prej tyre dhe kerkoj falje per shpifje, mashtrim, dizinformim, fake news qe i keni kthyer ne topa te ndryshkur te Perandorise se Djallit Putanin per te rrenuar popullin dhe shtetin shqiptar, per te minuar rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian !?
    A nuk e kupton se je coroditur aq shume menderisht, ke lajthitur aq rende ti dhe Banda e Gangstereve te Berishes sa nuk di cfare thua e cfare ben!?
    A nuk e ndjen se me orvajtjet tuaja te deshperuara per ti nxjerre syte Edi Rames dhe qeverise se tij te zgjedhur ne menyre demokratike te tij ne fakt e ke qorruar veten tende dhe krejt Mafian e seres suaj!?
    A konsultohesh me keshilltaret tu politike e juridike para se te marrish vendime e para se te japesh deklarata publike para e me shtypin e huaj !?
    A nuk te kane keshilluar ata se cdo dite e me shume me veprimet dhe deklaratat tuaja vetakuzuese e vetdemaksuese, kodra mbas bregut, , je duke i shtuar malit jo sa Jezerca por sa Everesti te krimeve te renda dhe shkeljeve tuaja antikushtetuese !?
    Edhe ne njerin edhe ne tjetrin rast je duke e marre veten ne qafe cdo dite e me shume !
    Si autori intelektual i zgjedhjes tende si kryeminister i Shqiperise duke te “dhene 30 per qind te votave” ne Veren e vitit 2000, sipas Fatos Nanos, ne Komitetin Drejtues te PSSH- se me dy artilujt e mi “ Enough it’s enough” tek “ Koha Jone” kur ishte “ Koha Jone” e Nikolle Lesit dhe jo “Koha Jone” e Nikolle Lehesit sot.
    Nuk e di se cfare mund te kete sajuar atehere Lesi, por garantoj lexuesit se nuk kam pasur asnje komunikim telefonik a kibernitik me te e askend tjeter brenda as jashte Shqiperise me perjashtim te shokut e mikut tim me te mire Agim Nezes mendjendritur, drite i paste emri dhe shpirti ne Parajse, qe sapo e ka lexuar me thote “dergoje kete perle… tek “Koha Jone “ e Lesit”. Kaq!
    I zhgenjyer cdo dite e me shume prej teje dhe theqafjes tende 10 vjecare nga keq ne keq e me keq nuk me mbetet gje tjeter vec tía marr kenges:
    Like Saleh i nenes
    Ke te qaj me pare?
    Keta Ajatollah Khomeine
    Apo keta serial vrastare
    Keta kryehajna me cizme
    A kryekusare ?
    Cka i dine shqiptaret?
    Lope qe vec hane bare!
    Sa gabohen keta poligomare
    SPAK dhe BKH
    Ne pranga kur ti marre
    Vesh mire do ta marrin
    Se vetes i ben varrin
    Se nga Drejtesi Ligji
    S’ shpetoi as Luigji !
    Jo me te shpetoje
    Ilir Flori Saliqi !
    Se shteti i drejtesise
    Zemren e ka prej Ligji!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *