Parlamenti miratoi në mbrëmjen e të hënës, (08.07.2019) ngritjen e një komisioni të posaçëm për të hetuar rreth karakterit antikushtetues të dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zhvillimit të Zgjedhjeve Lokale 2019, më 30 qershor. Anëtarët e këtij komisioni do të përgatisin brenda 3 muajve një raport për argumentuar shkarkimin e Metës pas dekretit që anuloi zhvillimin e Lokaleve 2019 më 30 qershor.
Nga ana e tij Presidenti Meta përsëriti të hënën në Parlament, se Zgjedhjet Lokale, që u zhvilluan më 30 qershor, janë antikushtetuese dhe të paligjshme pasi në ato nuk mori pjesë opozita. Ai këmbënguli, se dekreti i tij për zhvillimin e tyre më 13 tetor të këtij viti është i ligjshëm dhe mbetet në fuqi.” Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës” theksoi Meta.
Rama: Meta, burim destabiliteti politik
Maxhoranca socialiste listoi të hënën në mbrëmje një sërë shkeljesh që Meta ka bërë ndaj Kushtetutës. Sipas deputetëve socialistë ai ka cënuar parimin e ushtrimit të sovranitetit nga populli, është sjellë në mënyrë arbitrare me pushtetin si President i Republikës ka cënuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të së drejtës së qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur duke anulluar me dekret zhvillimin e tyre në 30 qershor.
Kryeministri Rama e cilësoi qëndrimin e Metës një „ofensivë destruktive kundër zgjedhjeve dhe drejtësisë”.” Presidenti Meta është armik i hapur i Kushtetutës, armik i vetëdeklaruar i Parlamentit, politikani i frikësuar nga reforma në drejtësi. Ai është burim destabiliteti politik, institucional. Shkarkimi i tij është detyrë e ҫdo deputeti”, tha Rama.
Në një deklaratë para fillimit të seancës plenare në mbrëmjen e të hënës, Presidenti Meta theksoi qëndrimin e tij të njohur tanimë se dekreti i tij për anullimin e 30 qershorit si datë e zhvillimit të Lokaleve 2019 është në mbështetje të plotë të Kushtetutës dhe parimeve themelore që ajo mbron”. Meta përsëriti alternativën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale më 13 tetor, pasi “zgjedhjet Lokale, që u zhvilluan më 30 qershor nuk ekzistojnë ligjërisht”.
Votat në Parlament dhe verdikti i Gjykatës Kushtetuese
Miratimi i ngritjes së komisionit të posaҫëm hetimor u bë me 101 vota pro dhe 6 kundër. Shkarkimi i Presidentit bëhet me shumicë të cilësuar votash që do të thotë 94 vota në parlamentin prej 140 deputetësh. Votimi pritet të bëhet pas 3 muajve, kur 9 anëtarët e Komisionit të sapo-ngritur hetimor do të paraqesin në Parlament raportin e tyre. Por verdiktin përfundimtar për shkarkimin ose jo të Presidentit Meta do ta japë Gjykata Kushtetuese, që në Shqipëri nuk është funksionale. Anëtarët e saj, kanë dalë jashtë sistemit nga vetting-u para më shumë se një viti dhe ende nuk ka kandidatura gjykatësish që të kenë kaluar sitën e vettingut për t’i zëvendësuar ata.
b.b/dita

E sipa teje more b.b kuvendi do te vendosi dhe gjykata do ta hedhi poshte vendimin e kuvendit??? A mos valle jemi ne hene apo mars. Mos harro jemi republike parlamentare more i dashur gazetar. Gjykata do te vendosi ta dergoje ne burg direkt apo te pritet vetingu se ne burg ai do te shkoje si cecua.
Me kushtetuten aktuale te Rep. Shqiperise presidenti mund te shkarkohet vetem per dy arsye :1-Per tradheti ndaj atdheut, 2-Per i semure menderisht. Pra per te shkarku Ilir Meten nga president duhet ndryshim kushtetute.
Ke harruar kryesoren. Per shkelje te Ligjit Themeltar te Shtetit (Kushtetutes). Zhdekretimi nuk gjendet ne asnje nen te Kushtetutes. Kjo do ti beje varrin burrit te Baxhelles.
Dita ka te drejte.
Kur Floriri e vlereson si trendafil midis trendafilave, cfare prisni me tej nga Dita (na ishte nje here Dita )….
Republike parlamentare ishim dhe me paktin detar por gjykata kushtetuese e hodhi poshte
Kuvendi pergatit vetem akuzen … eshte gj kushtetuese ajo qe vendos
Rama tall bycen me ate popull,ai vuri ligjin me shpellarin mos zgjidhet njeri tjeter vec tyre,ai vuri Met floririn president,qeverris pa gjykate te larte,kushtetuese,vete zot vete shkop,tenderat,
unazat,detin,…..
Kjo rospi me bejte dhe batuta qe bertet gjoja per vetingun demokracine eshte gangrena e ati vendi
Le kokren e namit o Rame .Pa deshiren tone popull na i le ne preher kete monster .Ti do thuash ,jeni te gjithe njelloj .Te japim te drejte o Rame ,por te pakten nje bajge me pak .
Nuk te vjen turp o Rame , qe perserit shkeljen e kushtetutes nga Meta .Ti o Rame , personalisht shkel kushtetuten nenin 181 te saj posacerisht per pronat .Te pakten mos e permend kushtetuten , ,se po talle bythen me ne popullin , o i pa pergjegjshem anti prone e anti zhvillim ,e anti imvestime .
Amani ju lutemi ,mos u zini me njeri tjetrin ,dhe per te mos prishur imazhin e PPSH ,ne kokpalaret hame edhe bar ,per ju . Amani ,amani???
Adih topes,
Me kujton nje personazh burre plak te filmave te komunizmit qe perseriste me vete: “Po me uren cpaten xhanem”. Edhe ti Adih. Aty flitet per shkelje te Kushtetutes per daten e zgjedhjeve ti i bie kembores se pronave. Pirdh se lirohesh Adih
Ado zeza, kushtetuta ose shkelet ose nuk shkelet : adih po te tregon se ajo shkelet vazhdimisht po nga keta qe thone si ti ai po e shkel!
Lili pfff sa shume horra e trubosh kishte pasur kjo shqiperi!
Qesharak si komisioni i veshit e preshit të djalit të Neritan Cekës që shfaqi rrugaqëri si punonjës i diplomacisë shqiptare KUNDËR RAMËS në Bruksel,KOHË kur Neritani shërbente në ambasadën e ROMËS ITALI .
Me shume te drejte cdo shqiptar i zakonshem shtron pye-
tjen: Pse Meta shkoi ne Bosnje- Hercegovine per te ma-
rre pjese ne samitin e rajonit,nderkohe qe si Prishtina zyr-
tare ashtu edhe Ministri ne Detyre,Cakaj refuzuan te ma-
rrin pjese per aresye te standarteve qe u mbsjt ndaj Ko-
soves si vend i pavarur e sovran:
Ky vendim i Presidentit Meta nuk ka te beje fare me pra-
nine e tij ne kete samit por eshte i lidhur me prapaskenat
e binomit mafioz Berisha- Meta per te ” hapur horizonte te reja” drejt Lindjes se “Ariut Rus” ne nje kohe kur e gjithe bota Perendimore i kane kthyer krahet ketyre dy
bandave mafioze e te korruptuar, pavaresisht se cfare
deklaroi dje Berisha te protesta e shndrruar tashme ne
“kokoshi ne nje thele”, ku pohoi se Ai kishte shume miq
ne Perendim dhe se ata e perkrahin kauzen e Saliut dhe
te Metes. Cfare mashtrimi minstruoz u bejne Saliu ithta-
reve te tyre qe nga naiviteti e “hane sapunin per djathe”!
Keshtuqe Meta u nis drejt Bosnjes- Hesegovine me dety-
ra konkrete te kordinuara me Betishen, i cili dite me pare
udhetoi ne kryeqytetin e Austrise,Viene. gjoja per t’u ku-
ruar,nje mashtrim ky per te mbuluar qellimin e udhetimit
te vertete te kontakteve te nendheshme konsoirative me
Rusine e Putinit permes,Serbise se Milloshevicit,pa Millo-
shevicin. Binomi Berisha-Meta dhe “derivatet” e tyre jane
gati te hidhen ne “preherin e djallit” ,vetem e vetem te si-
gurojne pasurine dhe ndeshkimin nga ngritja e institucio/
neve te Vettingut : SPAK-u dhe BKH -s.n . Gjithe alibite e
tjera qe shpik bandat Berisha – Meta jane perralla qe tre-
gojne plakat e mehalles per t’u engledisur deri sa te shkojne ne ate bote ,sic do te shkojne edhe keta politika-
net shqiptare qe kaq shume gjema i kane shkaktuar po-
pullit shqiptar pergjate ketyre afro 3 dekadave anarkizem
i amalgamuar me doza te theksuara bajraktariste,kanu-
nore,tribaliste primitive…,…..
Adi bolja .@…
Qenke partiak dhe byth lepires .Ky Rama i jot hipokrit thote pa pike turpi se Like Floriri shkel kushtetuten .Per kete i drejtohem Rames ,te pakten mos e permendi kushtetuten , ska surrat ,se la kokrren e namit .Oh ne te mjeret ,na ka puq zoti me nje tufe bythlepirsash budallenj.
adi besoj se nuk dal nga tema ,e nuk komentoj percart ,si puna jote ,qe nuk i hun as dreqit me shejtan ne pune .
fteri@… ……………………Mos bre burre ,po ja fut katunit .E verteta nuk ka ndodhur ne Bruksel por ne Wiene ,per punen e veshit .Por mesoje nga une ,historia e veshit me cunin e Neritan Cekes nuk ka ndodhur fare Cuni Neritanit nuk ka qene fare ate dite aty ,.Tjeter burre e vuri me shpatulla mbas murit Ramen tend ,para 200 Eurodeputeteve .e shume njerezeve private ,pa harruar dhe gazetare nga BE:.U sajua veshi ,si nga Rama ,dhe vellai i Rames me i madhi Berisha ,per shperqendrim vemendje ,duke futur edhe cunin e Neritanit bashke me te jatin Neritanin ne kete corbe me ere te keqe genjeshter ,pa pike turpi e namuzi ??Ja kemi numuruar ati burri ,pa kompromis 6 here i tha RRUGAC Ranes se u kruajt vete ,me ate “zgjuarsine” qe ka .Mos Teri , keta jane pa cipe e bejne kopilin fukara .Te jesh i bindur ,kjo eshte e verteta..