Ministria e Mjedisit dhe ambasada e BE-së kanë organizuar sot një konferencë me temë “Konsolidimi i sistemit të monitorimit mjedisor”.
Në fjalën e tij, ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sequi, u shpreh se institucioni që përfaqëson ka dhënë për çështjet e mjedisit për Shqipërinë 140 milionë euro, donacione këto të shtrira në 7 vjet kohë.
“Në 7 vitet e fundit janë dhënë 140 milionë euro për mjedisin nga BE. Ne duam që Shqipëria të jetë një vend më i mirë dhe BE do që Shqipëria të jetë një vend më i mirë për shqiptarët dhe ky është projekti që po prezantojmë sot”, tha Sequi.
“Në Shqipëri, ju keni një shprehje shumë të bukur: “Punën e sotme mos e lë për nesër”. Dua vetëm të theksoj se më shumë se 2 milionë euro janë dhënë nga taksa-paguesit europian dhe përmirësimi i situatës në Shqipëri është i rëndësishëm. Shtete anëtare duhet të kujdesen për mjedisin dhe si kandidate potenciale edhe Shqipëria duhet të marrë përgjegjësinë”, tha Sequi.
Ambasadori i BE-së theksoi mbështetjen ndaj qeverisë së re dhe besimin se ajo do t’i përmbushë prioritetet në lidhje me çështjet e mjedisit.
“Pa të dhëna nuk mund të ketë progres dhe ne nuk mund të negociojmë realitetin, por vetëm mund të korrigjojnë. Zhvillimi i qëndrueshëm, jetesa e shëndetëshsme janë të rëndëishsme dhe mund të arrihen duke dhënë informacion dhe duke pastruar mjedisin, ajrin dhe jam i bindur se qeveria e re do ta bëjë këtë gjë dhe unë besoj të ministri Koka”, tha ai.

ti japesh para mediut eshte njesoj si ti varesh meqite ujkut ne qafem eshte shume e thjeshte te verifikohen se ku kane perfunduar keto fonde . keni per te pare se jane reklama te sandri i tv klanit.qofsha i gabuar.
Mos i kerkoni me se ato para do te shkojne per dasmen e cupes se Mehdiut, se do martohet.
Te tjerat shkoni dhe gjeini ne farmen ne Teksas, pronen qe dikur bleu Mehdiu.
Tani le ti gjeje Sequi se ku shkuan parate. Kete kerkese duhet ta beje qeveria e re, parlamenti shqiptar dhe taksapaguesi europian. Ka mundeesi qe KE te na tregoje se care u be per ambientin me keto para? Shuma 20 mil € ne vit paguhen 8.000 shqiptare me 200 € ne muaj dhe e bejne ambientin ta lepish me gjuhe, ose blen me qindra makina pastrimi etj., etj.,
po z.SEQUI kur flet; flet nga tavolina e ndonje kafeneje,apo i jep deklaratat perball shtypit nese po pse MEDIA nuk i kundervihet por fle gjume..(.vetem ne vendin tone ndodh qe dipllomatet e huaj flasin si te duan) ti ndalonte MILIONAT NE EUROT…. dhe sot te fliste per projekt.
po dhe ju te evropit, kaq budallenj jeni………hahahaahahha
Sequi ashtu si dhe rufjanet e tjere te politikes shqiptare dhe te europes e dine shume mire se parate per projektet per mjedisin dhe per problemet e tjera, vijne ne Shqiperi, bejne nje dance rrotull Sheshit Skenderbe (ministrive perkatese) bejne qokat pusht- etareve, dhe fudulle ikin andej nga kane ardhur.
Sinqerisht, të çelësh fonde prej 140 milion euro për mjedisin dhe të mos dish se ku janë përdorur, kjo duhet të shërbejë si një objekt verifikimi për kontrollin e lartë të shtetit. Të dalin të gjitha llogaritë se çfarë është bërë për mjedisin konkretisht. Sa për pastrimin, sa për plehrat, sa për pyllëzime, sa për ajrin dhe ujrat, sa për bregdetin, sa për liqenet, sa për lumenjtë, sa për …ish-ministrat e zv/ministrat, sa për drejtorët etj. etj….se si thotë dhe komentuesi më lart, Mehdiu ynë si karafil, paska blerë dhe farmën e tij në Teksas, e po kjo është kuje në drekë…çfarë emri ti vësh kësaj??? Se nga Gërdeci si hyri e si hyri gjëmb në këmbë, po na paska dhe strehëz në Teksas??? Kaubojsi famëkeq shqiptar, që na kapërdiset akoma me imunitet deputeti? A do japë ndonjëherë llogari ky karafil për Gërdecin??? Apo e mbron mandati i hajdutit???
Po nuk veproi ligji mbi “kaubojsat” ish-pushtetarë, kot shpresojmë që do jemi më mirë. Këta ish-a, vazhdojnë e na dalin nëpër media me qetësinë e tyre, na shesin dhe dëngla si mbrojtës të popullit, na tregojnë se ata janë po ata që ishin dje, bile po aq të fortë, sepse e kanë siguruar jetën e tyre dhe të fëmijëve me ferma nëpër Amerikë!!! Po Amerika si i pranon këta njerëz të përfolur në vendin e tyre?! Nuk paska një filtrim ndaj të korruptuarve?! Se kështu i bie që populli flet kot…
keni pasruar parate i dashur meridional italie, me projekte te shumta dhe asnje pune ne realitet, mos na hapni barkun
Drejtesia te therrase ne Prokurori …. “Mediun e Gerdecit”.
ATTENTI AL’LUPO
Sequi bertet kapeni hajdutin, kur e di mire qe pjesa me e madhe e ketyre “investimeve” kane shkuar ne xhepat e pronarit te plehrave te landfillit te Tiranes, njekohesisht te TV-se AGON.
Pak dite me pare nje #Anonymous hacker ka forcuar dy site online te Grecise dhe OSBE-se per #OpGoldenDawn , duke publikuar 3149 file ne greqisht dhe anglisht.
Nje tjeter rast do flas per permbajtjen e tyre, por filet qe interesojne kete artikull jane me dhjetra, te tera ne anglisht dhe flasin per project-grantet e propozuara nga individe shqiptare me shifra milioneshe ne €uro.
Çudia ime me e madhe ishte kur pashe nje mbiemer te pa degjuar e te pa menduar me pare se mund ti takonte nje shqiptari. GJALPI.
Ministri i ri i mjedisit z. Koka duhet të investigoje destinacionin e 140 milion eurove te dhëna për mjedisin? Shqiptaret duan ta dine ku vajtën dhe ky është detyrim për një qeverisje transparente! Mandej te vendosë nëse ceshtja i takon organit te akuzës!
Sequi nuk mund te mbylle nje financim pa raport final se si u harxhuan eurot e taksapaguesve evropiane. Nqs e ka me tere mend, te publikoje keto raporte, listen e kontraktoreve dhe listen e perfituesve.