KLP drejt ngritjes së SPAK, pritet të intervistohen edhe 14 kandidatë

J L

Në kohën kur shumica e kandidatëve për në SPAK janë nën ethet e vettingut, Këshilli i Lartë i Prokurorisë po interviston 22 prokurorët që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e njësisë së antikorrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i intervistimit është faza e fundit që realizon “qeveria e prokurorëve”, e cila brenda javës pritet të listojë kandidatët, sipas aftësive të tyre profesionale dhe kontributit që gjithsecili ka dhënë në drejtësi, gjë që do të ndikojë më pas dhe në emërimin përfundimtar të emrave që ia dalin të kalojnë me sukses filtrin e trefishtë të kontrollit.

Këtë të martë, me Këshillin u përballën katër prokurorë, përderisa prokurori Behar Dibra mungoi në proces me argumentin se ishte i angazhuar në një proces gjyqësor.

Gjatë seancave të intervistimit që zgjasin gati një orë, prokurorët shpalosin jo vetëm vizionin e tyre për njësinë antikorrupsion, por nuk u shpëtojnë as pyetjeve për çështje konkrete.

A keni marrë kërcënime gjatë ushtrimit të detyrës? A jeni vënë nën presion nga eprori? A ju kanë rrjedhur sekretet e dosjes? Cilat janë dosjet me problematike që keni hetuar? A keni marrë ndonjëherë masë disiplinore?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që iu janë bërë pretendentëve për SPAK nga anëtarët e Këshillit.

Seancat e intervistimit janë monituar nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët gjithashtu nuk kanë nguruar të pyesin kandidatët, sidomos ata që kanë hetuar dosje të bujshme, të cilët janë bërë edhe objekt debati publik.

Përgjatë dy ditëve, janë intervistuar prokurorët, Altin Dumani, Anita Jella, Anton Martini, Arben kraja, Besim Hajdarmataj, Besnik Muci, doloreza Musabelliu dhe Donika Prela.

Në tri ditët në vijim pritet të intervistohen edhe 14 kandidatë. Për strukturën e posacme garojnë 23 prokurorë, 10 prej të cilëve e kanë kaluar shkallën e parë të vettingun, një është shkarkuar nga detyra, ndërsa 12 të tjerë, presin të përballen me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Paste kemben e mbare SPAK. Uroj qe ta filloni me peshqit e medhenj qe te mos na zhgenjeni. Vetem ahere do qetesohet shpirti atij populli qe eshte vjedhur dhe masakruar per 30 vjet demokrature

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *