Edhe pas humbjes së zgjedhjeve, ish-kryeministri Berisha vijon të flasë për shifra që rriten… Nuk bëhet më fjalë për kilometra rrugësh apo objektiva të projektit të dikurshëm të arrorëve, por për numrat në Facebook. Pasi festoi 69-vjetorin disa ditë më parë, për të cilin nuk harroi të postonte fotot e radhës, ai i rikthehet këtij momenti të rëndësishëm me një tjetër status në Facebook.
Kësaj here, deputeti Berisha krenohet me numrin e urimeve, të cilat thotë se janë me mijëra.
“Të dashur miq, këtë vit pata fatin e madh që Zoti, në një koinçidencë hyjnore frymëzuese për mua, bëri të mundur që unë më dt. 15 tetor të festoj Kurban Bajramin dhe ditëlindjen time. Por urimet e ngrohta e miqësore të miqve nga Shqipëria dhe mbarë bota që vërshuan në këto festa ishin gëzimi dhe mirësia e asaj dite. Ato bënë këto, festat më të ngrohta, më të ndjera, më të hareshme dhe më frymezuese të jetës sime.
Në Facebook, në mesazhe, në Ëhat’s’app dhe email unë kam marrë 12 mijë mesazhe urimi. Në pamundësi reale për t’u përgjigjur, siç e meriton secili prej tyre, unë me këtë mesazh dua të falenderoj çdonjërin prej tyre me mirënjohjen më të thellë dhe nga zemra t’ju uroj jetë të gjatë, plot shëndet, mbarësi, gëzime e suksese për veten dhe familjet e tyre. Unë dua gjithashtu të falenderoj me mirënjohje të veçantë edhe 107 mijë miq të FB që patën mirësinë të shprehin urimin e tyre me likes në statuset e rrjetit tonë kushtuar dy festave si dhe 1.703.416 qytetarë të tjerë që na nderuan me leximin në FB të statuseve kushtuar këtyre dy festave.
Mirënjohje të thellë për të gjithë!!! Sb”, shkruan ai.

Deklarim vote “I kenaqur” :
Shyqyr qe po merret me fb se ne tv na kalli daten…
Do nderrmar nje niciative per te grumbulluar te gjitha reflektimet e tij dhe t’i botoj si permbledhje reflektimesh te nje ‘rezuari nga kali’ por qe ra mbi ‘kric’.
Intersant Berishen e quani deputet kurse kur del Moisiu e ngre ne qiell udheheqjen e PPSH e quani ish presidenti edhe pse ka 1 vite qe ka ikur,pasi u muar duke ndejtur me pleqet e lagjes.
Berisha,eshte shume larg me p.MOJSIU,,poshume shume lerg ne te gjithe aspektet duke filluar qe nga origjina etj etj pastaja.
Me falni 12 vite
Jete te gjate e te lumtur Z.Sali!Eshte urim mga zemra si per cilindo njeri me ndonje gje te vogel ne veçanti.Nuk eshte miresjellje te mburresh se ju kane uruar 12 mije, kete nuk e bente as Enveri, te cilin e uronin qindra mije bashke me ty.Kur kishit folur me Zotin dhe ju kishte siguruar se do t’ishit ne pushtet deri ne pavdekesi, ishte genjeshter e radhes e juaja apo nuk e mbajti fjalen AI?Nuk besoj se keni patur gje per te thene as per te bere sikurse me pare, as tani veç shkaterrim, mjerim e varferi.Jeni vetegenjeyer duke qene nje “idhull” i mercenareve, te cilet nuk kane lene gje pa bere pas dy gishtave tuaj e bertitjeve per “liri-demokraci!’ Ne vend te ndryshimit mbollet genjeshtren, shpifjen per te shpelare mekatet komunsite ne ate djall tirani.Sa me shume mallkuat nuk e fshehet dot mendimin dhe shpirtin komunist te zi,ndaj te persekutuarve politike mbollet dyshime, pabesi, hipokrizi prandaj jeni ndeshkuar si rralle kush ne histori.Mos mendoni se keni merituar ndonjehere ato qe ia atribuoni vetes, nder e lavdi Pendohuni qe te delni nga deliranca e madheshtise qe te mund te riktheni para vdekjes ndonje vlere te qenies njeri, qe quhet thjeshtesi!( E pate varrimin e Theçerit se si njerezit ne liri u shprehen ashtu siç mendonin e ndjenin pa djallezi e hipokrizi)
Studenti! I keni uruar ditlindjen apo i kini bëre autopsine e kufomës politike? Më mire kjo e dyta. Nuk e meriton urimin tend dhe te shqiptareve cfardo përvjetori te kete. Ky njeri eshte konglomerat semundjesh morale e drejtuese. Mbi te gjitha eshte i pakorigjueshem! Nderime student ! Plaç sali !
jper shkrimet e tij ndejej vetem nje ndjesi te me falni ,por me vjen te vjelle.
Ky lumadh ngeli duke u kapur perjetesisht pas shifrave.Por cfare jete ke bere, o njeri ? As qe konceptohet mjerimi yt. Tere jeten ne zyre duke thurur intriga. Shko sa nga nje mbledhje ne tjeteren. Vetem zyre, zyre , zyre, zyre… Dasma, fejesa, martesa, shoqeria, baxhanakeria, per kete individ te mbyllur perjetesisht ne zyre, kane kuptim vetem kur behen ne zyre. Kenaqesine me te madhe Lirise do ja kete dhene, kur ate te flamosur akt te lashte dhe te vjeter sa bota, do ta kene bere ne zyre. Edhe femijet ka shume te ngjare ti kene ngjizur ne zyre. Cdreq njeriu eshte ky? Pa frike mund te cilsohej si ‘njeriuzyre’.Ja edhe falenderimet per ditelindjen, kuptohet, i bene po nga zyra. U largua nga Kryeministria dhe ne vend qe te shikoj te merret me kenaqesite e kesaj bote, te gjezdisi ku ti teket, sepse edhe leket nuk i mungojne, prap ndertoje nje furrik zyre, per te leshuar vezet e tij klluk. Ku do te dalesh, o i mjere, qe kurre nuk u more nje dite me kenaqesite e kesaj bote? Vetem pushtet dhe zyre? Po provoje edhe ti njehere lirine e te mos marrurit me jeten e te tjereve, por vec me tenden, o me te vertete fatkeq, i zhtyur ne mjerimin e nje vetmie te thelle. Urrejtja jote e pashembullt per cdo qenie njerezore, te ka zvogeluar shpirtin dhe po ashtu se fundi, po te zvogelon dhe trupin. Dil dhe rro te pakten nje dite si njeri. Ndoshta kjo te bene te kuptosh se sa te kota jane perpjekjet tuaja ne nje bote, k vdekja nuk ka lene ndoken pa e mare…
ore lereni budallan ti bej qejfin vetes se kenaqet keshtu dhe nuk u can trapin te tjereve
Fatkeqesia jone Salo, linde, u rrite dhe fatkeqesiht edhe u shtove Salo.Ketij populli i kane ndodhur shume fatke
hani pershesh ju komentuesit e majte
Ndërsa ti vilajet qyrku ha leshin e jozefinës dhe hunden e pinokut!? Të bëftë mire!
Paske marre me shume urime se vota!Kush do te plase nga inati tani?
Asgje nuk i ka ardhur. Mashtron. Ai mashtrimin nuk e ka per gje.