Kryemadhi shprehet e gatshme të përballojë sfidat

Edona Llukacaj

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka postuar në rrjetin social Facebook, mbrëmjen e së hënës, pamje nga protesta e djeshme e opozitës. Duke falenderuar ata që u bënë pjesë, Kryemadhi tha se shqiptarët meritojnë një sistem demokratik funksional.  Ajo theksoi se ndonëse rruga ishte e mbushur me sfida të cilat ishin të gatshëm t’iu bënin ballë.

Postimi i plotë:

Falenderoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij ndryshimi!

Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që vjen nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Shqipëri ku të gjithë janë të barabartë para drejtësisë, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.

Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karriket e politikës kanë marrë fund.

Ne jemi së bashku në këtë betejë si qytetarë të barabartë që duan më shumë Shqipërinë se sa partinë. Rruga jonë është e mbushur me sfida dhe ne jemi të gatshëm t’i përballojmë.

Sepse për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

e.ll./dita

 

 

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *