Shkrirja e akullnajave në Antarktidë mund të ketë pasoja të pakthyeshme

Edona Llukacaj

Toka është përballë një problemi serioz që mund të prekë të gjithë, pasi shkrirja e akullnajave në Antarktidë po përshpejtohet dhe kjo mund të rezultate pakthyeshme edhe nëse ngrohja globale do të lehtësohet, sugjeron një studim i finacuar nga NASA.

Akullnaja Thwaites në Antarktidë, sipas studimit, shfaq paqëndrueshmëri dhe duket e pamundur që ajo të ndalohet që të mos dali në det dhe të shkrihet duke shkaktuar një rritje të nivelit të detit deri në 50 cm. Por edhe akullnaja të tjera të Antarktikut shfaqin paqëndrueshmëri të tilla.

Hulumtimi i fundit zbuloi se shkalla e humbjes së akullit nga pesë akullnajat e Antarktikut ishte dyfishuar në gjashtë vjet dhe ishte pesë herë më shpejt se në vitet 1990. Humbja e akullit po përhapet nga bregu në brendësi të kontinentit, me një reduktim prej më shumë se 100 metra në trashësi në disa vende.

Udhëheqësi i studimit, tha se nga kjo paqëndrueshmëri fleta e akullit mund të humbiste në hapësirën prej 150 vjetësh, edhe nëse temperaturat do të ndryshonin. “Fleta e akullit do të vazhdojë të shkojë vetë dhe ky është shqetësimi”, tha ai.

Simulimet e modelimit treguan se humbja e madhe e akullit do të fillonte në 600 vjet, por studiuesit thanë se mund të ndodhte më shpejt në varësi të ritmit të ngrohjes globale dhe natyrës së jostabilitetit.

Një humbje e plotë e fletës së akullit Antarktik Perëndimor pritet të rrisë nivelin global të detit me rreth pesë metra, duke shkaktuar që qytetet bregdetare anembanë botës të zhyten.

Një studim tjetër zbuloi se akulli i detit rreth Antarktidës kishte pësuar një rënie “të shpejtë” që nga viti 2014. Të dhënat satelitore tregojnë se Antarktida humbi akullin e detit në katër vjet, ndërsa Arktiku e humbi atë në 34 vjet.

Akulli i detit në Antarktikë ishte rritur gradualisht gjatë 40 viteve të matjes dhe arriti një maksimum rekord në vitin 2014, përpara se të binte dukshëm. Shkaku i kthimit të menjëhershëm të shkrirjes nuk është përcaktuar akoma.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Ju ndjkeni me kureshtje fenomenin njikohesisht dhe sasin e shkrirjve te akujve.Po niveli i detit ka ndryshu ne ndonji shtete apo asht konstant.Niveli duhet te mdryshoj detyrimisht me rritje ose me ulje.

  • Te gjithe ata qe kane ndertu hotele motele ne reren e plazhit do permbyten.
    Ku e gjeten pronen ne det katundaret,llumi i hajduteve?
    Le te shkojne ne p..semes se qereles do shof.
    Ky lajm po me pelqen shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *