Euronews: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, atje vazhdon e njëjta thirrje turmash si në 1990

Edona Llukacaj

Rrjeti i informacionit Euronews ka shkruar këtë të martë për situatën politike në Shqipëri, duke nënvizuar se mbështetësit e opozitës janë kthyer sërish në rrugë.

Artikulli:

Mbështetës të shumtë opozitarë protestuan të hënën, për herën e dhjetë rradhazi në rang kombëtar, që në shkurt për t’i bërë presion kryeministrit Edi Ramës të dorëhiqet, për atë që ata e qujanë vjedhje e zgjedhjeve.

Mijëra njerëz, disa në pantallona të shkurtra që t’i bënin ballë të nxehtit të verës, bënë thirrje që Rama të ikë dhe “Shqipëria të bëhej si gjithë Europa,” e cila është edhe thirrja e turmave të viteve 1990 që hodhën komunizmin, e tani përsëritet si kërkesa e Shqipërisë për të hyrë në BE.

“Shqiptarët duan një ndryshim të vërtetë tani, ndryshim përfundimtar, dhe ne do të ndjekim çdo rrugë dhe do të përdorim çdo mjet për të rrëzuar Ramën nga pushteti. Nëse ai nuk largohet, nuk do të ketë integrim në BE, sundim të ligjit apo drejtësi” i tha kreu I PD, Lulzim Basha , turmës.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të vendosin këtë vjeshtë nëse do të fillojnë negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi Komisioni Europian ka rekomanduar të dyja e meritojnë të jenë një hap më pranë bllokut.

Rama, i cili fitoi një mandat të dytë për socialistët dhe veten si kryeministër në vitin 2017, ka akuzuar demokratët se janë humbës të hidhëruar dhe udhëheqësit e tyre se janë duke u përpjekur tëprishin një reformë në drejtësi që ka për qëllim t’i japë fund mosndëshkimit të korrupsionit të profilit të lartë.

Jo të gjitha protestat e opozitës kanë qenë paqësore, por ajo e së hënëns ishte.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Me Ramen kryeminister, opozita mund ti fitoje me lehte zgjedhjet sepse eshte konsumuar, keshtu qe kembengulja e opozites se nuk hyme ne zgjedhje me Ramen kryeminister, eshte e kote dhe jo e studiuar mire.
    Krijimi i nje qeverie me nje kryeminister tjeter nga socialistet, e veshtireson objektivin e opozites drejt pushtetit, sepse ne kete rast, e majta do te futet ne zgjedhje me e bashkuar se kurre, pasi bashke me largiin, Rama do te marre me vete te gjitha kostot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *