Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka rënë pre e një loje të organizuar nga dy aktorë komedianë rusë Vladimir ‘Vovan’ Kuznetsov dhe Alexei ‘Lexus’ Stolyarov.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Zaev, i cili tha se ishte bërë viktimë e një loje të mirë organizuar.
Komedianët e kanë telefonuar kryeministrin Zaev në zyrë dhe janë shtirur si ish presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.
Kjo telefonatë është bërë disa kohë më parë, por ditën e sotme ajo është postuar në YouTube.
Pas, publikimit të telefonatës, opozita e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar dorëheqjen e Zaev, pasi sipas tyre, në këtë telefonatë janë diskutuar çështje sekrete.
Në telefonatat e publikuara nga komedianët, Zaev ka biseduar me ta dhe për tema të nxehta si çështja e emrit me Greqinë, marrëdhënia Serbi-Kosovë, marrëdhëniet me Rusinë, NATO dhe BE.
Pak kohë më parë, një lojë e ngjashme është bërë edhe ndaj, presidentit turk Erdogan.
Biseda e zbardhur në shqip:
Zaev: Alo
Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj
Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?
Poroshenko: Po unë jam. Shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…
(Më tej gjatë bisedës “Poroshenko i rremë” e përgëzon për marrëveshjen me Greqinë, firmosjen e të cilës Zaev e konsideron si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë)
Zaev: Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancelarja Merkel është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që t’ju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë. Ne kemi pasur gjysëm ore bisedë telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën. Unë jam shumë i shqetësuar se këtoj lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si në rajonin tuaj ashtu edhe tonin. Ne jemi krejtësisht kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informur edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Ne i kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do t’i shkakojë një dëm të madh Ballkanit.
Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?
Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës t’i jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë t’i jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur, sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtej kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi, por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë.
e.ll./dita

loje loje, po doli qe eshte dora e Serbise dhe Rusise qe i organizon shkembimet.
Dhe promovimi i Ramutit duket nga e ka origjinen