Të “djegurit” e Vettingut ankohen në Strasburg për gjykim të padrejtë

J L

Më shumë se 10 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar me një vendim të formës së prerë nga procesi i vettingut i janë drejtuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Ish-prokurorja e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani, ish-prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi (Gina) dhe ish-anëtarja e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj pretendojnë shkelje të të drejtave themelore të njeriut gjatë procesit të vetting-ut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Sipas burimeve, lista e ankimeve të depozituara në Strasburg kundër vetting-ut e ka kaluar numrin 10 dhe në të bëjnë pjesë ish-gjyqtarë e prokurorë të të tre niveleve.

Në thelbin e ankimeve të bëra në Strasburg është cënimi i nenit nr.6 të Konventës, i cili flet për të drejtën e një gjykimi të drejtë. Ankuesit pretendojnë proces të parregullt ligjor. Ata kundërshtojnë ligjin ku bazohet vettingu, ngrenë dyshime për pavarësinë e KPK dhe KPA, apo edhe në ligjshmërinë e emërimit të anëtarëve të tyre.

Aplikantët kanë pretenduar paragjykim të çështjeve ndaj tyre, pasi hetimi administrativ dhe gjykimi janë bërë nga e njëjta trupë.

Ndër argumentet kundër janë listuar edhe vendimmarrjet duke u bazuar vetëm në një nga tre kriteret e rivlerësimit, duke mos i marrë në shqyrtim dy të tjerat.

Por, duke iu referuar faktin se vendimet e Strasburgut janë detyruese, një vendim pro tyre a mund të bllokonte gjithë procesin e vettingut?

Avokati i Popullit, Artur Metani përgjigjet: “Do të shohim vendimin e gjykatës”.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Kur prokurore e gjykates qe nuk justifikojne pasurite e tyre, pra abuzuan me pushtetin duke u binjakezuar me ndergjegj me boten e krimit e korrupsoionit, kane “moralin” te kerkojne Drejtesi, po viktimat e amoralitetit te pangopesise se ketyre palo prokuroreve e palo gjykatesve , cfare duhet te bejne? Nje krim i pandeshkuar, eshte nje krim qe vazhdon, qe nuku duhet injoruar, e sponsorizuar, por denoncuar, hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve, ne sherbim te shtetit te se Drejtes dhe te nje Shqiperie Vertet te Lire e Demokrtike dhe ne Progres Njerezor, ku riciklimi i botes se krimit e korrupsionit dhe bizneset e piseta te mbesin nje ender e keqe e se kaluares. Protesto, ne emer te jetes, moralit e dinjitetit njerezor te neperkembur me ndergjegje ne dite e vite nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare te binjakezuar me djallin.PROTESTO, dhe sa me shpejt ti thuhet NDAL politikave bastarde te stafetes nga ujqerit tek hijenat e kelyeshrit e tyre, qe nuke kane te ndalur e te ngopur me leke e ne ligesi. Shqiperia pa kete sere bastarde politikanesh do te behet me e bukur, me e paqeshme, me sigurte dhe shpejt pjese e familjes se madhe te BE-se.

  • Shkoni dhe raportoni ne Gjyk e Strasbourgut ,sa leke ,ose sa mijera Euro i keni dhene ju prokurore dhe gjygjtare ,presidenteve qe ju kane emeruar .Mos i hapni petet e byrekut .Se do qelbemi ne ere .Ju jeni fajtoret kryesaore per gjendjen e shqiperise se dhjere sot .Sa para (ose miliona ne Euro ) kemi paguar ne kokpalaret nga vendimet e Strasbourgut kondra shtetit shqiptar .Kush e mban pergjegjegjesine .Pse te pagojme ne kokpalaret popull me taksat tona ,e rasti me i mire eshte rasti i pallatit te Bashes ne vlore (uji i ftohte ) Ju te gjitheve ,po te ishte ne doren time do ju hidhja jo ne det por ne oqean qe tju hanin peshkaqenet ..Dua tju ndihmoj ,rradha ju vjen nga gjyk e Strasbourgut mbas 10 viteve .Bllokuar te gjithe vendimet se Sali Larqofti dikur e me vone Edi Rama i vellai i tij me i vogel i jane lutur Frau DR Merkel dhe ish pres frances Holland ,nderhyni ju lutem ne Strasbourg se do i rregullojme ceshtjen e pronave vete ne ketu e deri tani noc rrokun ..Prisni dhe shpresoni ,dhe qenin e ngordhur do te fitoni .

    PS: Nuk shkruhet STRASBURG , por STRASBOURG:

  • Kjo gjykata e STRASBOURG ,sic na keshillon ta shkruajme edhe ky bashkkomentusi yne ,po pasurohet kaq shume vetem me parat e shqiptareve , sa besoi ,asnji gjykate ne bote nuk mund te kete siguruar kaq shume fitime na nji shtet i vetem: Edhe vete njerzit tane te drejtesise nuk pranojne te gjykohen ne Shqiperi ;duke vertetuar katerciperisht edhe vete keta ate qe kane bere vete ; atehere perse do te ankohen!?

  • Kjo gjykata e STRASBOURG ,sic na keshillon ta shkruajme edhe ky bashkkomentusi yne ,po pasurohet kaq shume vetem me parat e shqiptareve , sa, besoi ,asnji gjykate ne bote nuk mund te kete siguruar kaq shume fitime nga nji shtet i vetem: Edhe vete njerzit tane te drejtesise nuk pranojne te gjykohen ne Shqiperi ;duke vertetuar katerciperisht edhe vete keta ate qe kane bere vete ; atehere perse do te ankohen!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *