Do të zhvillohet sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca për kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjorin.
Komisioneri Publik, me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kërkon shkarkimin nga detyra të Zaganjorit.
Seanca do të nisë në orën 09:30 dhe do të zhvillohet pa praninë e kamerave.
Ai u konfirmua në detyrë në korrik të 2018-ës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi është kundërshtuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Sipas Komisionerit Publik, Zaganjori nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa vlerësoi se sa i përket shkaqeve të ankimit, nuk rezulton të ketë ndryshuar asnjë rrethanë. Ai vlerëson se të gjitha shkaqet e ankimit duhet të merren në shqyrtim.
Në lidhje me 23 provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, KP sqaron se për 4 pasuritë e patundshme në Tiranë, subjekti ka paraqitur deklaratë noteriale të 4 bashkëpronarëve dhe bashkëshortëve të tyre ku deklarohet fakti se 4 çifte kanë kontribuar në ndërtimin e godinës.
Bazuar në këtë deklaratë dhe të ardhurat nga qiraja e “British Counsil” pretendohet se janë paguar tek M.H. në një bankë në Selanik nga 1997 -2003 dhe se detyrimet janë paguar prej saj.
KP shton se, “Zonja M.H. nën tagrat e përfaqësimit ka nënshkruar një kontratë për ndërtimin karabina të godinës në 1996-1997.
Pagesa do bëhej me lekë në dorë.
Subjekti nuk ka paraqitur dokumentacion për vlerën e godinës, vlerën e paguar, kohën e zgjatjes dhe aftësinë e të ardhurave në atë periudhë.
Lidhur me shkakun e ankimit për pamjaftueshmeri financiare, për KP mbeten të paprovuara të ardhurat e përfituara nga një projekt në Gjermani.
j.l./ dita

Do zoti e shporrin maskaran. te gjithe i dine bemat e ketij burri-legen dhe surratqen.
Ne kete rast do tregohet KPA dhe OMN se sa e pavaruar dhe e forte eshte.
Eshte maskara i madh ky zagari. Ka edhe lidhje te forta.
KTA TIPA BOTA I PEERDOR VETEEM SI STALLIERME SHQIPNI I DHA KRYESATANI SHPELLES PUSHTET
E POSTE ME TE RENDESISHME DUKE SHPARTALLUAR KESHTU INSTITUCIONET SHQIPTARE
AH KARAPUTANE ANTISHQIPTARE NE GIJOTIN TE GJITHE FARA EE DJALLIT
Ky nëse ka vetëm edhe një pikë njerzillëku duhej të vetëlrgohej
Shenim: Sot eshte gure prove,nese Drejtesia me te verte-
te po jep frutet e saj apo po degjeneron sic kane deshtuar
te gjitha nismat e ndekombetareve tek ne. Nese ndodh qe Drejtesia te kapet nga zagonjoret, gjin-gjonenet,dedajt
etj.etj. atehere shqiptareve nuk i mbetet gje tjeter vecse t’ja marrin kenges : ” Nga Selaniku, tatepjete,sic ka qene
do te jete…….” …..!!!