“Shqipëria po përgatitet për kryesimin e organizatës 57 anëtarëshe në 2020”

Bora Basholli

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së që u zhvillua në Malet e Tatras, në kuadër të Kryesisë sllovake.

Me anë të një postim në rrjetin social Cakaj shkruan se ministrat pjesëmarrës diskutuan mbi të ardhmen e punës së OSBE-së.

Ai u fokusua tek Kryesia e 2020 ku evidentoi faktin se, si pjesë e Trojkës dhe Kryesuese e Grupit të Mesdheut, Shqipëria çdo ditë e më shumë po dëshmon besueshmërinë shtetërore dhe kapacitetin e saj për veprim efektiv ndërkombëtar.

 Ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për dialogun e vërtetë dhe interaktiv të Ministrave të Jashtëm të rajonit të OSBE-së.

 Postimi i plotë i Ministrit Cakaj në rrjetin social.

Foto familjare nga Ministeriali informal i Ministrave të Jashtëm të OSBE në malet Tatra në Sllovaki!

 Mbledhja u përqendrua kryesisht në diskutimet e shteteve pjesëmarrëse mbi praktikat efektive të parandalimit, menaxhimit dhe zgjidhjes së konflikteve dhe zhvillimit të multilateralizmit efektiv në tërësi.

 Ky takim ishte veçanërisht i vyer për t’i informuar vendet pjesëmarrëse të OSBE-së për përgatitjet e Shqipërisë në marrjen e Kryesisë në vitin 2020 në tre vektorë kryesorë: politik, burime njerëzore dhe logjistik-financiar.

 Si pjesë e Trojkës dhe Kryesuese e Grupit të Mesdheut, Shqipëria çdo ditë e më shumë po dëshmon besueshmërinë shtetërore dhe kapacitetin e saj për veprim efektiv ndërkombëtar. Shqipëria disponon kapacitetet e patjetërsueshme për të marrë kryesinë e Organizatës 57 anëtarëshe, përgjegjëse për një numër të konsiderueshëm çështjesh politike-ushtarake, ekonomike-mjedisore dhe të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore nga Vankuveri deri në Vladivostok.

 

 

b.b//dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *