Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të zhvillojë sot mbledhjen e parë. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 13:00.
Hapi i parë që do të ndërmerret do të jetë ngritja e një sekretariati teknik që do punojë edhe gjatë muajit gusht. Ndërkohë, brenda muajit korrik komisioni hetimor do të zhvillojë dhe 3 ose 4 mbledhje të tjera.
Kuvendi i Shqipërisë, gjatë seancës të së hënës, miratoi me 101 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Komisioni, i cili do të zgjasë tre muaj, ka në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re. Në krye të komisionit hetimor është kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
e.t./dita

Largimi i ktij maskarai nga Presidenca perben nji mergjence kombetare .
Madje arrestimi izolimi i gjaprinjeve te tille do ishte shume i nevojshem .
Eshte koha te ndertohet vertete Shtet ne kte vend ,
sipas nji modeli Europian e jo atyre te Republikave ish Sovjetike !
Ne cdo vend arrestohen arimiqte e kombit .
Kjo dukuri ne Shqiperi duhet te marri fund ,
sepse i ka kushtuar shume jetes se shqiptareve ,ne cdo kendveshtrim .
Keta “keshilltaret” e Putinit qe paskan takuar Meten me siguri do te kene qene si ata humoristet qe mashtruan Zaevin,K/Ministrin e Maqedonis.Me siguri do t’ikene nxjerre metes ndonji te dhene sekrete ,ose do te jene tallur me te!Ajo qe eshte e vertete ,takimi i Luan Rames me Putinin ne Lening apo Shenpeterburg mund te kete ndikuar ne qendrimin e LSI!