Shikoni Greqinë, që ju plaçin sytë!

Elena Tase

Shikoni Greqinë,

të dashur banditë,

që mbaroi çdo gjë,

vetëm për një ditë!

 

Cipras njohu humbjen,

si një burrë shteti,

dhe nuk tha për të,

kurrfarë sebepi!

 

Vetëm për një ditë,

dhe jo si tek ne,

filloi nga puna,

qeveri e re!

 

Cipras mbi tetë vjet,

ndenji në detyrë,

po nuk qe bërë rob,

i të shkretës zyrë!

 

Shikojeni grekun,

që ju plaçin sytë,

ku politikanët,

s’sillen si banditë!

 

Cipras e uroi,

“armikun” e vet,

sepse në Greqi,

ligji është mbret!

 

Grekërit për çdo gjë,

kanë protestuar,

po pushtet me dhunë,

kurrë s’kanë tentuar!

 

Të dashur banditë,

që s’u gdhendet kurrë,

vite dritë me grekun,

ju na kini shpurë!

 

Ne jemi akoma,

të hurit-të drurit,

ose saktësisht,

në “Epokë të Gurit!”

 

Kemi një Sali,

që qëndron mbi kalë,

po nga shpella ende,

as sot nuk ka dalë!

 

Të gjithë kemi mbetur.

te bishti-te ura,

gra që kërcënojnë,

si të ishin burra!

 

Kemi një Voltanë,

që na ra për fat,

që Shkodrën e do,

një protektorat!

 

Njëqind vite mbrapa,

na ktheu kjo zgjyrë,

vetëm socialisti,

mos i hyjë në zyrë!

 

Kemi si dhuratë,

nga nëna natyrë,

injorantë të mjerë,

dhe banditë të ndyrë!

 

Kemi e ç’nuk kemi,

kush i numëron,

sa mëndja normale,

menjëherë shkallon!

 

Kemi një Edvin,

për tallje-replikë,

dy mega mashtrues,

Lulash e Monikë!

 

Kemi e ç’nuk kemi,

pisllëkun të tërë,

si Kala Rozafe,

Atdheu është bërë!

 

Vetëm ne të vetmit,

mbetëm si qëmoti,

dhe na ka braktisur,

siç duket dhe Zoti!

 

A.DUKA

Share This Article
7 Comments
  • Bravo mor Arben , qe na ngushellon me kto shkrime e duket se akoma ska vdekur ky popull ,e shyqyr qe nxjerr ndonje si Ty per te par cfar ftyre kemi ! Prit tani sorrat e nates te nxijn me fjal me te zeza se cjan vet ! Shiko Voltana Ademin ,kte turp te turpit , qe “frymezon” koleren kombetare me ne krye presidentin ,burrin e njolles ne filxhanin e zi , e te tjer qe bukur e ashtu me talentin tend i ke “perkedhelur” per te na treguar sa “krenar” duhet te jemi ….Aferim Poet i im i dashur e pena top …….

  • Nuk po te kuptoj.
    Po,kalaja e Rozafes asht nga ma te bukurat e Shqiperise.
    Krijimtarin e ke ekselence.Nuk i luhet as pike as presje.

    • …krahasimi eshte bere ne kte rast duke ju referuar legjendes, ku Rozafa ndertohej diten, shembej naten….pra njejte si politika jone, vend numero …

  • PO MESAZHIN E DHA KRYEMINISRI, I CILI KA BERE EDHE DISA ZGJEDHJE E VOTBESIME, CLIDHJE KANE VARGJET E TUA POET ME SALIUN? LE TE JAP MODELIN I PARI PUSHTUESI RAMA ASHTU SI TSIPRASI, TE ORGANIZOJE ZGJEDHJE TE LIGJSHME ME 13 TETOR ME DEKRET, TE MOS VJEDHIN VOPTAT DHE AI QE DO HUMBAS TI JAP DOREN FITUESIT.

  • Goni !

    Te falenderoi per skjarimin dhe mbeta i bindur pa kushte.Vertet ashtu asht dhe aktualiteti i sotem per plot 30 vite demokraci.Nderto diten e shkatrro naten.Po kjo e sotmja asht harbutro e shkallmo dite e nate.Politika pa pushim ham ham ham.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *