Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj prezantoi në Vjenë gjatë një fjalim në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, kuadrin paraprak të prioriteteve të Kryesisë Shqiptare për vitin 2020.
Cakaj shpalosi se Kryesia Shqiptare e OSBE-së do të përqendrohej në prioritete përgjatë të tre dimensioneve të përcaktuara nga OSBE.
“Së pari, në dimensionin politiko-ushtarak, prioritet do të jetë parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, ku vëmendje të veçantë do të kenë kriza në Ukrainë dhe përreth saj, trajtimi i mëtejmë i konfliktit në Nagorno-Karabakh, adresimi i pasojave të konfliktit në Gjeorgji dhe vazhdimi i Procesit të Negocimit për Transdniestrian,” theksoi Cakaj.
Ministri në Detyrë u shpreh se në këtë dimension do të jenë prioritare fuqizimi i rolit të gruas në proceset e paqes; adresimi i rreziqeve transnacionale dhe lufta kundër të gjitha formave të trafikimit, veçanërisht trafikimit të qenieve njerëzore.
“Së dyti, në dimensionin ekonomiko-mjedisor, do të ketë vëmendje të veçantë lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i mirëqeverisjes në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm; ruajtja e mjedisit prej krimeve transnacionale dhe stimulimi i balancës midis pastërtisë mjedisore dhe politikave zhvillimore,” u shpreh Cakaj.
Dimensioni i tretë i prioriteteve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së të vitit të ardhshëm është ai njerëzor.
“Së treti, në dimensionin njerëzor dhe të lirive themelore do të jenë prioritare promovimi i tolerancës dhe mos-diskriminimit në të gjithë hapësirën e OSBE-së dhe afirmimi i universalitetit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,” tha Cakaj.
Cakaj theksoi se rinia do të jetë prioritet ndër-dimensional i Kryesisë Shqiptare dhe do të ketë rol qendror në angazhimet e saj. Ai tha se Shqipëria do të ofrojë një kryesi aktive, efektive dhe të fuqishme në OSBE në vitin 2020.
b.b/dita

KUKU NONE!
Po kjo gjeme enveriste eshte njesoj sikur t’i varesh Ukjut enverist, Edi Rama “Melcite ne qafe” lajm qe me fjale te tjera do te thote qe:
Ne Evrope te gjitha vendet do te aplikojne zgjedhjet me GOGLA te Kohes se Qepes te Enverit,
KUKU NONE!
KUKU NONE!
Po kjo gjeme enveriste eshte njesoj sikur t’i varesh Ujkut enverist, Edi Rama “Melcite ne qafe” lajm qe me fjale te tjera do te thote qe:
Ne Evrope te gjitha vendet do te aplikojne zgjedhjet me GOGLA te Kohes se Qepes te Enverit,
KUKU NONE!
Nuk ta ka patur fajin Enveri qe jot shoqe pallohej ferrave me brigadierin, o intelektual. Sa per Ramen, ke te drejte. Qen e bir qeni eshte.