Inagurohet pika e re tek Hani i Hotit, Lleshaj: Koha e pritjes në dogana do jetë 0

Elena Tase

Është inauguruar sot në Hanin e Hotit godina e re e policisë kufitare. Në ceremoni prezentë kanë qënë zyrtarë të policisë së shtetit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu  dhe ministri Lleshaj.

Në fjalën e tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka njoftuar se do të shkurtohet koha e pritjes në pikat kufitare të Shqipërisë, Duke sjellë në vëmendje shembullin me Kosovën, Lleshaj tha se në Morinë është shkurtuar koha e pritjes me 50%, por po punohet që kjo kohë të jetë 0%.

“Duhet t’i përmirësojmë portat hyrëse të Shqipërisë, krijon kushte për ta përmirësuar shërbimin tonë. I rëndësishëm edhe për turizmin në vend. Që t’i përballojë këto flukse, duhet t’i përgjigjemi me investime. E rëndësishme është edhe lehtësimi i kalimit në pikat kufitare që flukset të mos bllokohen, siguria të mos cënohet. Në Morinë kemi aplikuar kontrollin e përbashkët, ka bërë që koha e pritjes të ulet me 50%, synojmë që të ulet edhe më shumë, por duam ta bëjmë 0% kohën e pritjes në të gjitha doganat. Duhet të rrisim profesionalizmin e punonjësve në portat e Shqipërisë”, tha Lleshaj.

Drejtori i Përgjithshëm Policisë, Ardi Veliu u shpreh se ky investim ka kushtuar 45 mln lekë dhe është shumë i rëndësishëm sepse i paraqet një “fytyrë”  të re për qytetarët që hyjnë në Shqipëri.

“Në këtë kontekst investimi në infrastrukturë është më se e domosdoshme për të krijuar një impakt pozitiv për ata që vijnë në vendin tonë. Ky investim 45 mln lekë nga buzheti i shtetit. Tashmë ka një objekt bashkëkohor, ku krahas zyrave siguron edhe ambiente të qëndrimit të qytetarëve. Investim i dytë i këtyre përmasave brenda 2 vitesh, pas asaj të Morinës”, tha Veliu.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment
  • Vini skanerat per kontrollin e bagazheve Te qyretareve NE pikat e kalimit.Telendiset policrt ,diskretitoni qytetaret dhe shtetin per disa mijra dollare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *