“Otello” në Butrint, trupa e teatrit bullgar ngjitet në skenën e verore

J L

Tragjedia “Otello” e Shekspirit u vu në skenë në teatrin antik, si një ndër interpretimet kulmore të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti Summer Festival”.

Në skenë u ngjit trupa e teatrit të Ushtrisë së Bullgarisë duke sjellë një risi në konceptin e komunikimit me publikun.

Georgi Kerkellanov në rolin e Jagos tha se tragjedia ishte shkruar për t’u luajtur ne një mjedis si Butrinti.

“Kjo skenë është shumë e ngrohtë. Vështirësia më e madhe ishte zhvendosja e shfaqjes nga një skenë e mbyllur në një mjedis të hapur si ky por akustika e saj ka avantazhe dhe sfida e përshtatjes siç e patë u kapërcye”, tha Kerkellanov.

Profesor Përparim Kabo një prej dashamirësve të përvitshëm të këtij teatri, e çmoi interpretimin si ndër më të mirët ndër vite por tërhoqi vëmendjen për mungesën në teatër të artistëve e studentëve të artit.

Edicioni i 17- të i “Butrinti Summer Festival” mbyllet sot në mbrëmje me interpretimin e teatrit të Selanikut që do të vendosë në skenën antike shfaqjen “Toka u ngjye me të kuqe”.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Dhe si per cudi ,gjate shfaqjes , u ngrit nji Grek ul ne shkallet e spektatorit dhe thirri ;

    Turp te keni Otellua eshte Grek i zi ,jo Bullgar !
    Te kishte qen gjalle Shekspiri do t’ju mallkonte per jete .

    Nji shqiptar diku me tutje i drejtohet Grekut :

    Jane Gabelet pervec se celoze edhe rracist -egoist ?

    Greku ktheu vetem koken nga erdhi zeri dhe shikoj ne drejtim te shqiptarit ,i shtangur sikur ti kishte ikur zeri !
    Gruaja e tij u ngrit ne kembe dhe nervoze ju drejtua shqiptarit ;

    Mos me shiko ashtu mua ti Alvanos ,un nuk jame Desdemona !

    Shqiptari qeshin pak ne buze dhe i thot;

    Pardon .
    Un temora ty per Otellon ,dhe gruan tende per motren e tij .
    Grekia i ve doren ne qaf burrit dhe ter nerva ja kthen Shqiptarit :

    Kjo nuk eshte Motra e Otellos . Ajo eshte Burri im

    Miqotakis i pari Greqis .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *