Ministria e Mbrojtjes turke përmes një njoftimi zyrtar ka deklaruar se “Dërgesa e grupit të parë të pajisjeve të Sistemit Ajror me rreze të gjatë dhe të mbrojtjes Raketore S-400 në bazën ajrore Murted ka nisur”.
Blerja e raketave nga ana e Turqisë ka provokuar reagim të ashpër nga SHBA, të cilat kërcënuan se do të vendosin sanksione ndaj Turqisë dhe do ta përjashtojnë atë nga programi i bombarduesve F-35, prej të cilëve Ankaraja donte të blinte mbi njëqind ekzemplarë.
Lajmi është pritur me shqetësim edhe nga NATO, e cila përmes zyrtarëve të saj tha: “Ne jemi të shqetësuar për pasojat e mundshme të vendimit të Turqisë për të blerë sistemin S-400”.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e mbrojti vendimin për blerjen e raketave, duke argumentuar se shërben për të garantuar sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e vendit.
Turqia firmosi me rusinë marrëveshjen për furnizim me sistemin S-400 më 11 prill të vitit 2017, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të blerë sistemin amerikan ”Patriot”.
e.t./dita

Shba gabuan qe i mohuan sistemin patriot turqise aleates se tyre te natos sepse kshu donte izraeli tani turqia mori sistemin rus qe eshte me i mire se ai patriot pra izraeli humb akoma me shume terren
Shpresojme te mbyllet me kaq sepse nqs shba si hakmarrje nuk do i jape f-35 turqia do i pergjigjet duke bler mig apo sukoi i vetmi qe po fiton eshte rusia
Turqia nuk eshte si aleatet e tjera te natos qe shba-ve u kane borxh historik perkundrazi ajo ka dhene mbrojtje perendimit gjate luftes se ftohte prandaj ka lluksin te sillet ne menyre te pavarur qe europes i mungon
Nuk shoh nje leverdi te kesaj krize nga ana e perendimit e cila ruan dominimin e prodhimit te armeve sepse ka me shume kliente nen kupolen e saj qe perthehen me shume shitje me shume kerkime shkencore
Lum si ne qe kemi ksi kuqezinjsh qe i ha barku per arsenalet ushtarake te botes.
I mbeten syte ke pjata e tjetrit te shkretit, pa e kuptuar se pjata e tij ka zene krimba
Po ki i ini mo, cfare tip raketash do bleje. Raketa kozmike apo… raketa rakitike?
Na myten rriqnat
Une te pakten komentoj artikullin ti komenton komentuesin jemi larg…
Sa per ushtrine tone do e komentoj kur dita te beje artikull
Nqs je nje komentues gazete i permbahesh artikullit jo te shkosh ne gjueti kometuesish per ato ka shume adresa kastile sepse keshtu tregon shume vetmi
Nuk eshte gabim, por tentative e deshtuar usa per skllaverim te Turqise.
Thelbi eshte se shba, refuzuan ti ndertonin keto raketa me bashkepunimin e specialisteve Turq, sic kerkoi Turqia me synimin e formimit te sektorit te vet per prodhimin e raketave, ne perspektive.
Turqia e arriti qellimin e saj, keputjen e disa prej litareve qe e mbajne te roberuar.
1. Po raketat ruse, i ndertuan specialistet turq?
2. Pra iku nga roberia amerikane dhe shkoi tek “liria” ruse?
Mendo, pastaj shkruaj!
po o vëllai i turkut me pseudonim Arben!!
pirdh se lirohesh!!
të të rrojë erdoqëni!!
PO KE DICKA PER ARGUMENTIN FOL O BYRAZER,
UNE PO FLAS NJE MENDIM, NUK PO FYEJ KEND.
Prisni…duroni se si ka than i madhnishme Esat Rama…prisni se skeni pa gjë akoma..?
Turqia po e kruan me gjethe fiku sulltani madhërishem handikap Erdoan po firmos ndarjen e turqisë.
Konstandinopoja kthehet në shtepine naturale,Kurdistani eshte në horizont.
Turqia e zezë shkon në Arabi ku e ka vëndin.
Ruset i kane programuar Rraketat qe te godasin vetem objektivat Turq, kur ti leshojne Turqit.
Kuq e zi !
“”Une te pakten komentoj artikullin ti komenton komentuesin jemi larg…””
Hera e pare qe nji komentues i jep pergjigje te pjekun dhe me edukate nderhyresit ne koment.
Shumica dermuese e komentegjinjeve i kundervihen komentuesit.Dhe aspak artikullit qe informon gazeta.Kjo nji semundje tradicionale e kombit tone ndaj jemi te tille edhe ne politike,parlament,qeverisje.
Pershendetje z.Kuq e zi!
MH.