Mbyllen intervistat për SPAK

Leda Hysa

Këshilli i Prokurorisë ka përfunduar intervistimin e 22 prokurorëve që kanë kandiduar për të qenë pjesë e Prokurorisë Speciale,e njohur ndryshe si SPAK. Tashmë ata do ti nënshtrohet procesit të pikëzimit në bazë të të cilit do bëhet edhe renditja.

15 të parët do të jenë pjesë e prokurorisë që do hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Kaq është edhe është numri i vendeve vakante të hapura nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për këtë strukture të re. Sipas burime nga KLP ky proces do të mbyllet mesin e javës së ardhshme. Por kjo nuk mjafton që kandidatët të jenë pjesë e SPAK, pasi ata duhet të kenë kaluar Vettingun në të dyja shkallët.

Aktualisht ata që kanë kaluar këtë proces në të dyja shkallët janë Arben Kraja dhe Dritan Prençi. Ndërsa ata që kanë kaluar vetëm shkallën e parë janë 8. Nga këta komisioneri publik kërkon shkarkimin për dy Donika Prelën dhe Besnik Muçin.

Ndërsa 12 kandidatët e tjerë ende nuk i janë nënshtruar Vettingut. Këshilli i lartë i prokurorisë është në diskutime që SPAK të fillojë punën edhe me më pak se 10 prokurorë, por vendimi do të merret me shumicë votash.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Shpresa e fundit paqësore e Shqipërisë…
    Nëse as SPAK-u nuk do të funksionojë atëherë të bëhemi gati për largimin me dhunë të klasës politike, asaj gjyqësore dhe asaj akademike.

  • KRYEURGJENCA E SHQIPERISE SOT ESHTE SPAK BKH

    – Jo pushime verore pa kurorezuar
    SPAK- BKH

    – Ne nuk kemi drejtesi si mund
    te kemi demokraci ?

    -Jo me gomarin e Nastradinit…
    Ndizni motoret e Benz Boingut

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vraponi burra nuk ka me prite
    Vendimi e Komisionit Evropian per hapjen e negociatave eshte ne Tetor!
    Ne kemi ligje bashkekohore por nuk kemi drejtesi.
    Si mund te pretendojme demokraci kur nuk kemi drejtesi
    “Liri Barazi Vellazeri” ishte shpirti dhe mesazhi madhor i Revolucionit te pare Demokratik boteror atij francez qe jo vetem frymezoi por edhe ndihmoi pavaresine dhe demokracine amerikane si modelin e nenen e demokracise boterore.
    Liria dhe Barazia para ligjit eshte shpirti i saj qe sjell edhe ruan e forcon vellazerine duke perbere se bashku shtyllen e cdo shteti demokratik ne Bote!
    Asnje investitor serioz i huaj nuk rrezikon parate e pasurite e tij ne nje shtet pa ligj e drejtesi, ne nje shtet ku gjykatesit e prokuroret shesin drejtesi e deri sekrete hetmore, ku peshorja e ligjit dhe drejtesise anon nga ana e atij qe paguan me shume, ku shitet e blihet ligji e drejtesia .
    Ka tre vjet qe eshte miratuar me unanimitet Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu e sa pune eshte bere?
    Me shume deklarata, premtime jo ne janar po ne shkurt, jo ne mars po ne prill jo ne po deri me 30 qershor e se fundi Ministrja e Drejtesise Gjonaj dha “sigariqin” e kermillit se SPAK BKH do realizohen ne dhjetor.
    As gjysma e prokureve dhe gjykatesve nuk jane kaluar ne siten e vetingut… 2 a 3 ne jave ne rastin me te mire e nganjehere edhe ne muaj sikur po zbulojne Ameriken!?
    Secili prej prokuroreve dhe gjykatesve ne organet drejtuese e zbatuese te Vetingut e Drejtesise para se te emeroheshin ne to kane pasur neper duar e gjyqe 2 e 3 ceshtje kriminale ne dite kurse tani mezi kryejne dy tre Vetingje ne jave kur krejt informacionet u vijne te gateshme nga hallkat perkatese.
    Po ecin me hapin e gomarit te Nastradin Hoxhes se Anadollit: avash… avash ……
    Mjediset e punes i kane te shkelqyera.
    Paga me te larta se Presidenti dhe Kryeministri
    Aleatet dhe sponsoret strategjuke SHBA dhe Gjermania bejne thirrje per jetesimin e saj sa me pare.
    BE- ja pret kurorezimin e saj!
    Mbi te gjitha populli shqiptar mezi pret venin ne veprim te tyre menjehere. Tu japim deshmine me te forte per hapjen e negociatave per futjen ne familjen tone natyrore Evropen e Bashkuar!
    Shtatori te na gjeje me SPAK- BKH me Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Larte, me Prokurore te Pergjithshme !
    Te punohet nate dite jo me hapat e breshkes dhe trokin e Gomarit te Nastradinit dhe te Don Kishotit te Mances !
    Organet drejtuese te Vetingut te zgjohen nga letargjia e ariut dhe rrumpalla e Saliut dhe Like Floriut, qe edhe aty kane minat e veta me sahat.
    Kjo eshte emergjenca kombetare e shqiptareve, e Shqiperise dhe aleateve tane strategjike me SHBA ne krye !
    – Vraponi burra nuk ka me prite ! –
    -Jo me gomarin e Nastradinit…
    Ndizni motoret e Benz Boingut
    … Yes you can !

    From:Alban Dega
    Sent: June 25, 2019 at 3:24:25 AM EDT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *