Pensionet e plota të invaliditetit, ja kushtet që duhen plotësuar

anazapta

E drejta e përfitimit të pensionit të invaliditetit (i plotë) lind kur personi i siguruar që ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, e cila është e barabartë me gjysmën e diferencës së moshës së personit të siguruar, në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç. (Për shembull: nëse personi që është bërë invalid është 38 vjeç, për të përfituar pension të plotë invaliditeti i duhen 38-20/2=9 vite sigurim).

Një tjetër kusht që duhet plotësuar për të marrë përfitimin e plotë është që personi duhet të ketë humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjes profesionale.

E drejta për të përfituar pension invaliditeti të plotë fillon pas mbarimit të periudhës 6 mujore të trajtimit me raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë. Vlerësimi nga komisioni duhet të bëhet në muajin e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe.

Masa mujore e pensionit të reduktuar të invaliditetit përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni që llogaritet si pensioni i pleqërisë. Shuma bazë e pensionit iu jepet gjithë personave të siguruar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *