Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Athinë

Leda Hysa

Ekzekutohet me armë zjarri një shqiptar në Athinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat raportojnë se ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme.

Viktima është 33 vjeç, i lindur në vitin 1986, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije. Shqiptari u qëllua me armë zjarri në rrugë, në lagjen “Hajdari”.

Ai mori plagë të rënda në shpinë dhe u transportua në spital pasi u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarë të rastit. Policia gjithashtu u njoftua lidhur me ngjarjen. I riu u transportua për në spitalin e Athinës “G. Gennimatas”, por nuk mundi të mbijetoje, duke ndërruar jetë aty.

Autori/ët janë ende në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *