I braktisur!…(Baladë)

Elena Tase

Dhe pse për Zotin-Jezu Krishti,

ishte i mbushur plot besim,

i tha në kulm të dëshpërimit:

“Pse më braktise-Ati im?.”

 

Në infinit të dëshpërimit,

Krishti dyshoi me të vërtetë,

ju zbeh fuqia e besimit,

që e kish mbajtur gjallë në jetë!

 

Me më Viganin tek kjo Botë,

rrëfimin tonë e kemi nisur,

për të kuptuar-çdo të thotë,

të jesh i vetëm-i braktisur!

 

Në këtë çast mizor-të lik,

njeriu e ndalon përpjekjen,

se për këdo në Botë-o mik,

braktisja është njëlloj me vdekjen!

 

Kur je i vetëm-i braktisur,

të humbet shpresa dhe besimi,

mbi këto shtylla e ka nisur,

të gjithë rrugën Njerëzimi!

 

Në fakt Jezusi s’u braktis,

Ati pranë tij gjithë kohën ishte,

e la të sosej çfarë u nis,

se planin e Ringjalljes kishte!

 

Kur ne braktisim keq të tjerët,

jemi ca qënie kot së koti,

e lëmë në shpatin më të errët,

dhe asnjë plan s’kemi si Zoti!

 

Nuk kemi plane si ç’kish Zoti,

se s’kemi Fron e as brerore,

ndaj dhe unë s’shkruaj kot së koti,

s’ka nga braktisja më mizore!

 

Sa egoist je-o njeri,

e s’e çan kokën për të tjerët,

s’u çon makar as një qiri,

në errësirën më të errët!

 

As kjo e keqe nuk ka bisht,

dhe ndodh gjithkund edhe gjithkund,

një i braktisur- natyrisht,

është një njeri i marrun fund!

 

Është një njeri i marrun fund,

për të armik është njerëzimi,

ndaj mund të kryejë kundër tij,

vepra të egra dëshpërimi!

 

Dhe në ka qënë para braktisjes,

njeri i mirë dhe i ndershëm,

nëse një ditë i jepet rasti,bëhet i lig e tmerrshëm!

 

Pa lustër fare-pa makiazh,

kjo është në fakt Bota jonë,

kanë rënë me kohë këto kambana,

edhe do bien përgjithmonë!

 

Kjo është Bota ku braktisen,

njerëzit në fatin më të zi,

ca nuk durojnë dhe gremisen,

ca presin që të vijë Ai!

A.DUKA

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *