Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, arrin të hënën për vizitë në Serbi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai francez Macron, do të nënshkruajnë rreth 20 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë.
Pesë marrëveshje, mes dy vendeve, do të nënshkruhet në fushën e armatimit, njoftoi ministra e Brendshme e Serbisë.
Ndërkohë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se shpreson se presidenti francez, gjatë vizitës në Beograd, do të ndëpresë lojën me “taksën”, të cilën e ka vendosur Prishtina ndaj mallrave serbe, si dhe do të japë garanci “se ajo do të përfundojë”.
“Askush nuk mund të më bindë se Evropa Perëndimore, në të cilën Franca është një nga udhëheqëset, dhe Shtetet e Bashkuara, nuk mund ta detyrojnë Ramush Haradinajn,për tetë muaj, të heqë një vendim të turpshëm administrativ”, tha Daçiq.
Ai tha se ardhja e Macronit është një nga vizitat më të rëndësishmë të personaliteteve të huaja në dekadën e fundit, dhe se Beogradi ka shpresa të mëdha nga kjo vizitë.
l.h/ dita

Edhe para luftes ne Yugoslavie Franca u gjet aty per me nenshkruar nje marreveshje per shitje armatimi Serbise ! N’ate kohe shqiptaret paten demonstruar para ministrise Franceze edhe i paten shkruar Presidentit Miterrand .kot.
Siç duket na duhet prape me ba nje paralele me ato kohe edhe pasojat e keture marreveshjeve!
Dmth na dihet me menduar e me pregadit edhe ne mbrojtjen tone!
Macron ndoshta mund ti jepe Serbise pak teritor te Frances por Kosoven dhe Veriun e ssje nuke ka gjasa as ta permend edhe pse kjo pjese e trtitorit te Kosoves i duhet Vuciq per rrumbullaksimin e projektit 100 vjecar serb te krijimit te Serbise se Madhe projekt i cili ngordhi me ngordhjen e Millosheviqit por edhe u konfirmua se fundmi ne Berlin edhepse ideatoret e ketij projekti dhe presidenti Vuciq si realizues i i fundit i ketij projekti memorandumjan dhe sherbetoret e tij Thaci , Rama e Baton Haxhiu mund te shpresojne ne realizin e tij por , do te binden se kjo paska qene nji
enderr e tyre ne collor
O kriminela, edhe izolimin apo ndarjen e Mitrovices e keni dhurate nga Franca. Boll asgje per serbet.
22 v’la l’geometre…….