Drejtoria e përgjithshme e emergjencave civile do ti nënshtrohet ndryshimeve në strukturë, në kuadër të projektligjit të ri për mbrojtjen civile. Sipas përfaqësuesve të ministrisë së mbrojtjes dhe emergjencave civile ky ndryshim bëhet në kuadër të përmirësimit të punës për idenfitikimin dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile do të transformohet në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Ndryshimi nuk prek vetëm emërtimin e institucionit por edhe strukturën dhe funksionet. Gjatë diskutimeve për projektligjin e “Emergjencave civile” zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, tha se ky ndryshim bëhet për ti sjellë institucionit më shumë autoritet, për rritjen e kapaciteteve dhe përgjegjësive.
“Një nga risitë themelore që sjell projektligji është transformimi i Drejtorisë së Emergjencave Civile në Agjenci Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila do të jetë një strukturë e përhershme ndërinstitucionale e nivelit të lartë me më shumë autoritet, me kapacitete shumë më të mëdha administrative teknike dhe financiare krahasuara me ato aktuale që ka Drejtoria e Emergjencave Civile” u shpreh Koçi
Sipas relacionit të draftit, ndryshimi në organikë ndikon në mënyrën e qasjes së fatkeqësive natyrore, si puna për identifikimin dhe parandalimin e emergjencave.
“Ky ligj i jep një qasje tjetër trajtimit të fatkeqësive. Nga trajtimi reagues pasi ndodh fatkeqësia në një qasje tjetër ku përfshihet identifikimi, monitorimi, vlerësimi dhe parandalimi i risqeve që sjellin fatkeqësitë.” tha Koçi.
Ndërkohë deputetët e mazhorancës dhe një pjesë e opozitës së re votuan në parim projektligjin për mbrojtjen civile.
b.b/dita

Nji Ligj i munguar e i domosdoshem
qe eka gjithe Europa
Per rolin e madh mbrojtes duhet qe te kete edhe nje seksion Parandalues te fenomeneve apo ngjarjeve te rrezikshme. Parandalimi kerkon vrojtime dhe studime te kualifikuara qe nuk mund ti realizoje niveli I Agjensise.