Kallëzohet në Prokurori kryebashkiakja e Gjirokastrës

Bora Basholli

Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, është kallëzuar në Prokurori për ‘Shpërdorim Detyre”, për shkelje ligjore në rastet e shpronësimeve.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se dosja me hetimet e Prokurorisë është dorëzuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër para disa ditësh.

Mësohet se seanca e parë gjyqësore është caktuar të mbahet më 25 korrik, rreth orës 13:00, ndërsa gjyqtarë do të jetë Pëllumb Vehbiu.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *