Kompania çeke CEZ thotë se është e hapur për bisedime me qeverinë e re shqiptare. Sipas saj, nëse dy palët bien dakord për dëmshpërblimin, CEZ do të tërheqe kërkesën për arbitrazh ndërkombëtar.
“CEZ është e gatshme të marrë në konsideratë mundësinë e shmangies së arbitrazhit ndërkombëtar, nëse të dy palët pajtohen për kompensim të drejtë”, tha sot zëdhënësja Barbora Pulpanova.
Disa muaj më parë, kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë iu hoq licenca nga Enti Rregullator i Energjisë dhe i caktoi Sahit Dollapit detyrën e administratorit shtetëror të kësaj kompanie.
Mosmarrëveshjet mes kompanisë çeke dhe qeverisë shqiptare nisën për tarifat, taksat dhe faturat e pashlyera të energjisë elektrike nga shërbimet lokale.
pas largimit nga Shqipëria, çekët kërkuan arbitrazh ndërkombëtar në lidhje me ndërprejen e kontratës nga shteti shqiptar. Ata kërkuan kompensim për dëmtimin e investimit të saj në shpërndarjen e energjisë nga “CEZ Shpërndarje”, e cila është blerë në vitin 2009 për 102 milionë euro. Kompania pretendon se ka investuar 100 milionë euro riparime dhe zgjerim të rrjetit.

Qelbesira.
Keshtu eshte kur i shikojme te huajt si perendi,
kur ulemi ne ne tavoline dhe firmosim kontrata.
Me vjen mire qe ka,nga pala ceke,gadishmeri per bisedime me Qeverine dhe heqje dore nga arbitrazhi.
Por bisedimet duan juriste ekselente qe te mbrojne ,ne cdo germe te kontrates, interesat e Shqiperise.
CEZ-i ne Shqiperi punoi sipas marreveshjes qe beri me Sali Berishen.E para,te nxirrte fitime maksimale duke jua shitur qytetareve me 135 leke/kw energjine e hidrocentraleve qe e blinte per vetem 14 leke/kw nga shteti !!!(nuk ka as nje vend tjeter ne bote me kete norme fitimi).Madje kerkonte rritje te metejshme cmimi!!! E dyta,te linte te lire te vidhnin energjine pa e paguar e gjithe malokeria qe mbante ne pushtet Berishen.Sa per investime ne rrjet e dine te gjithe qe s’ka bere thuajse asgje.Pazari me Berishen u prish kur per shkak te tharesires nuk gjente dot me energji te lire nga hidrocentralet tona dhe kur per shkak te tolerimit te vjedhjeve te malokeve humbjet u bene gjigande.Pra kur nuk po u dilnin me llogarite e para.
CEZ po erdhi prape ne Shqiperi duhet te vije me nje kontrate te re dhe me rregulla te reja,qe te paguajne te gjithe shtetasit nje cmim energjie te drejte dhe te pagueshem.Perndryshe me kete CEZ apo me cdo CEZ tjeter do te perseritet po e njejta histori si kjo e deritanishmja.
CEZ nuk vjen me ne Shqiperi.Sepse nuk ka
me interes.Loja e tyre eshte te zvogelojne
borxhet qe i kane KESH-it te cilat Dollapi
me miratimin e ERE-s i thelloi dhe me shume.
Dihet pazari, nese shkon ne arbitrazh do kerkojne 1 miliard dollare, nese jo:
do diskutohet sa do marrin ne dore, te tjerat ……………..