Nga Prela te Hajdarmataj, emrat që nuk u futën në listën e SPAK

Leda Hysa

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela nuk ka arritur që të bëhet pjesë e listës me 15 kandidatët që do të kërkojnë një vend në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Emri i Donika Prelës mungon në listën e miratuar sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Edhe ish-drejtuesi i kësaj prokurorie, Besim Hajdarmataj nuk është përfshirë në listën për SPAK.

Emra të tjerë “big” në listën e prokurorëve që nuk u kualifikuan për fazën finale të SPAK janë edhe Dritan Prençi me Vladimir Marën, të cilët u skualifikuan për të shkak se kishin dorëzuar dosje ende nën hetim, ndërkohë që rregullorja përcaktonte se në shqyrtim do të merreshin vetëm dosjet e mbyllura.

Fakti që këta prokurorë nuk u bën pjesë e listës me 15 kandidatë për SPAK, nuk i përjashton ata nga sistemi, por do të vijojnë të jenë prokurorë për sa kohë janë konfimuar apo do të konfirmohen nga procesi i vetting-ut.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Po te duan te bej drejtesi keta monitoruesit jan aqe te zotet sa nuk u shpeton asgje.!
    Shpresoi per nje drejtesi qe shqiperia te behet shembull ne bote per nje shtat te se drejteses ku te marrin shembull te gjith venedet e botes.!
    Shqiperia me ket vend te bukur ne se arrin te bej drejtesi do te shohet ne listen e DRAGOJVE T BOTES!

  • Qe te dy keta persona e dinin qe nuk kualifikoheshin .Pse kandituan ???? apo per hir te Bosave.Eh demokraci si je shfrytezuar per 29-vite .Populli tani e tutje do ta gezoje “Demokracine” pa gjemba ne kembe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *