Ish-ministri i Brendshëm Samir Tahiri është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda për seancën e radhës gjyqësore.
Tre seancat e para janë shtyrë, ndërsa Tahiri ka akuzuar se procesi po zvarritet dhe ka dyshime se pas fshihet politika.
Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.
Në 19 qershor ai tha se është i lodhur nga zvarritja e këtij procesi gjyqësor dhe kërkoi gjykim të shkurtuar.
Gjykimi i shkurtuar nuk do të thotë pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel.

j.l./ dita

As mos e rruaj hic Saimir. E ke kap shah – mat Ramen. Ujku ujkun nuk e ha. Beni palle sa eshte ai popull ne letargji.