Po ta kisha emrin,
në një bordero,
vetes do t’i thoshja:
“Mbylle dhe pusho!.”
Se unë nuk kam lindur,
për një zyrë shteti,
por të fryj tufan,
të gjëmoj si deti!
Të gjëmoj si deti,
si zog i stuhive,
t’u ndez dinamitin,
gjithë padrejtësive!
Kam lindur të rroj,
i lirë-në liri,
dhe me këngë e vargje,
të bëj histori!
Dhe pse prej shumë vitesh,
zëri im ushton,
sado që të bësh,
asnjëherë s’mjafton!
Asnjëherë s’mjafton,
lufta për Lirinë,
se kemi përballë,
gjithmonë tiraninë!
Tirania shton,
llumin-dekadencën,
nëse në një çast,
humbet vigjilencën!
E liga na kap,
në të sajat leqe,
sepse njerëzimi,
ka kujtesë të keqe!
Sepse njerëzimi,
i harron betimet,
i harron shumë shpejt,
masakrat dhe krimet!
Harron si u vranë,
dhjetëra miliona,
ndaj gjithnjë tiranët,
rikthehen në frona!
Harron se si Kombet,
një nga një u shkoqën,
sa njerëz të gjallë,
në furra u dogjën?!
Ndaj unë e të tjerë,
çdo ditë i kujtojmë,
që njerëzit-të keqen,
kurrë mos e harrojnë!
Po mundimi ynë,
do të qe i kotë,
nëse do harrohet,
këtu dhe në Botë!
Ndaj sa jemi gjallë,
s’e ndalim përpjekjen,
se harresa është,
barabar me vdekjen!
A.DUKA

Nje tjeter XHEVAHIR!
Urimin më të mirë për ty, POET!
Shëndet, krijimtari dhe jet’,
Për ty, o Njeriu i Lirisë
Nderi i Kombit, Nder’ i Shqiperisë!
Zëri yt është zëri i vegjëlisë!
Shpërthim dinamiti n’emër t’drejtësisë!…
Nje pyetje per poetin e nderuar:
-Per cfare duhen botuar dhe ne faqen e pare kujtimet e Kalos per Bllokun?
Mos valle keto jane sot shqetesimi i vetem i popullit?
Pse i futen ne sunduk ato qe u bete thirrje lexuesve qe te denoncojne krimnin dhe korrupsionin e sotem dhe te djeshem dhe rrugen e zgjidhjes?
Mos valle me kaq menduat se e sqaruat popullin?
Nje keshille:
-Ne mendimet e leexuesve per situaten politike mos botoni cdo gje qe dihet nga te gjithe!
Zgjidhni materialet,pavaresisht se jane anonime deri me sot,por qe japin rruge zgjidhje te reja,frut dhenese dhe qe nxisin mendjet e njerezve pper veprim!
Boll me shkrime konstatuese,por ideore dhe frymezuese!
Kemi 29 vjet,qe kemi mbajtur mbi shpine nje klase politike antishqiptare!
Ne se brenda tyre nuk ka forca qe t’i reformojne ato,atehere lind nevoja per lindjen e forcave te reja politike,por jo me lidere aventuriere te vetshpallur te tipit Arlind Qorri &co!
Urime o kapedan I jugut!
Na rinove me poezite e tua!
TE LUMT POETI SHEKULLIT 21.JE 1..1..1..VETEM SALISTET NUK TE DUAN SE I KE SHEMBUR BRINJE ME BRINJE.
-KAM NJE SYGJETIM:NE D I T A DISA GAZETAR KA KOHE QE JANE KTHYERE DJATHTAS VEÇ JUSH DHE VIKTOR MALAJ.
-KJO PASI KEMI TE DHENA SE DREJTIMI GAZERES KA NDRYSHUARE.
-PO KESHTU SHUME ANALISTE BEJNE KOMENTE ME EMER A N O N O M.SIÇ DUKET I TNERRON HIJA E SALIKRIMIT.
-KY VEND KA VUAJTUR NGA ANONIMATET SHUMICA SPIUN.SOT DUHET SHKRUARE E FOLUR HAPTE,TROÇ.FRIKAMANET TE RRINE NE SHPI ME QENE E MACE.
-FLM BENI PER POEZIT BRILANTE.Nga ish ushtaraku madhor mallakasrtiot,-jo anonim.
kapitalizmi u quajt i mire, me programet sociale dhe deklaratat e tipit …helsinki . keshtu qe bota mund te bente edhe pa …socializmin, ekstremisht social (gjeja me e mire) pasi te kthehej; rokfeller, tramp, reno’, berluskoni, krupp e tudoret, socialiste, duhej nje kasaphane e vertete (dhe s’do ishte keq) . keshtu qe u mendua, se do ishte mire edhe me…kapitalizmin “social” . (keshtu u mendua dhe per …shqiperine tone, nga vete ne shqipetaret) . me t’u rrezuar komunizmi, (socializmi i vertete, pra) …kapitali hoqi masken e qengjit social dhe u be UJK qe mberthen delet prej fyti, harroi dhe KRISHTIN, qe e kishte FRIKE se mos e conte pas vdekjes, ne ferr dhe; HA popullin me gjithe lecka, (plus palcen), sic hanin pashallaret e sulltanit, palce nga dhjetra desh (per te perballuar epshet e hanemeve te ..harremit) . gjithcka qe thuhet tani (sidomos per ne shqipetaret) sic na thone perdite se; he dhe “PAK”, reforma e progres do beni e do futni ne …EUROPE, eshte nje RRENE (demagogji) e madhe, e pa kthyeshme . me gjithate, sic thote dhe ARBENI, te mos rrime duar… lidhur .
Duhet urgjentisht nje Referendum popullor per te vene ne VEND ndryshimet e kulisave kushtetuese qe realizuan
me marreveshje Banditesh,Rama dhe Berisha ne 2008.
Pa u c`bere shkeljet e kushtetutes qe realizuan keta te dy pa pyetur popullin,nuk ka te ardhme demokratike Shqiperia.
Asnje here s’mjafton
Po del e tepron
Budallalleku jot
O bejtexhi idiot.
DMTH qe socializmi i vertete na paska qene koha e monizmit ku njerezit ishin “te barabarte” por te varfer ne maksimum .Atehere ajo kohe kurre mos ardhte.