Nga Dilaver Goxhaj
Isha këto ditë në Himarë. Ishte ora rreth dhjetës, kur u ulëm në një nga kafenetë afër bregut të detit, ku pinë kafe e tregojnë histori të ndryshme. Bëheshim gati 7-8 të njohur mes veti. Andrea nga Qeparoi, një mesoburrë, i cili për hatrin tonë kishte ardhur të lahej këtë fundjavë në Himarë, në një moment ndryshoi temën e bisedimit. Na kujtoi se para dy-tri ditësh në Tiranë qe kujtuar dita e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë dhe se i kishte bërë përshtypje se nuk kishte ardhur në atë ceremoni solemne asnjë qeveritar, edhe pse jemi në vitin jubile të 75 vjetorit të çlirimit të Atdheut.
Në një moment shpërtheu me një ton jo të zakonshëm miku im ku unë kisha bujtur atë ditë, xha Thomai, i cili i ka kaluar të 90-tat:
-Unë e di se ti vjen shpesh në Qeparo, apo jo, Andre?
-Po, o xha Thoma?!
– Sa herë që vjen në Qeparo e ikën nga Qeparoi, nuk e ke parë se çfarë emri i kanë vënë rrugës ku ke shtëpinë e prindërve?
-Po, e kam parë. Dhimo Todhri, në mos gabohem.
-Aty më rri.
Dhe ai filloi të tregojë:
-Dëgjoni, mor shokë a zotërinj, si doni t’u drejtohem. Më falni që u them, por ne si popull ende nuk po e kuptojmë se deri në çfarë shkalle na ka prishur si njerëz kjo e ashtuquajtura demokraci! E shoh që nuk dini asgjë se kush është ky, një farë Dhimo Todhri. Ky ka qenë kryeballisti kriminel dhe më antishqiptari në Qeparo, për mos të thënë në gjithë krahinën e Himarës. Ju nuk e dini se është ky kriminel që e dorëzoi te pushtuesit gjermanë vajzën heroinë të Himarës, Persefoni Kokëdhimën, të cilën e varën në litar gjermanët, më 17 korrik 1944, bashkë me shoqen e saj të qelisë, Bule Naipin, te sheshi i Çerçizit në Gjirokastër…
Më tej na e tregoi ngjarjen tragjike:
– Me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë, në Qeparo i është dhënë një rruge emri “Dhimo Todhri”. Unë dhe siraja ime nuk e dimë çfarë të mira ka bërë Dhimo Todhri nga Qeparoi për popullin tonë, që pushtetarët dhe politikanët tanë duan ta përjetësojnë atë kriminel! Persefoni Kokëdhima, kur iu bashkua radhëve të Br6S ishe vetëm 16 vjeçe vajzë. Ishte fëmija i katërt i familjes se Petro e Kaliopi Kokëdhimës. Ajo familje ishte e lidhur tërësisht me Lëvizjen Nacional Çlirimtare dhe stani i tyre ishte një nga bazat e forta ku strehoheshin partizanët dhe njerëzit ilegalë të Lëvizjes. Vëllai i dytë i Persefonit, Andrea Kokëdhima kishte filluar qysh në vitin 1942 aktivitetin me rininë antifashiste në Vlorë, më vonë pjesëtar i çetës së Bregut dhe, me krijimin e Br5S u rreshtua partizan, mitralier në Batalionin e dytë të saj. Të afërmit e kësaj vajze, Thanas Kokëdhima dhe Ligor Kokëdhima, gjithashtu partizanë. Në pranverën e vitit 1944, së bashku me dy shoqe të tjera nga Qeparoi, Persefoni doli partizane dhe u inkuadrua në Br6S. Që të mos zgjatem shumë, në Operacionin gjermano-ballist të Qershorit 1944, formacioni partizan ku bënte pjesë edhe Persefoni, i zuri pritë një autokolone gjermane në Qafen e Gjashtës, në afërsi të Sarandës. Në këtë pritë Persefoni u plagos rëndë në shpatull dhe shokët e tërhoqën, e mjekuan dhe e lanë tek stani i babit të vet, në Malin e Qeparoit. Në një prej atyre ditëve farkoi dhe në afërsi të Lizikoit, (një vend me tarraca dhe vreshta mbi fshat), pat shkuar për të “parë vreshtat” e saj një grua e lidhur me familje ballistësh, e cila edhe pse i uroi vajzës shërim të shpejtë, shkoi dhe e spiunoi tek kryeballisti ynë, te Dhimo Todhri. Ky i fundit, së bashku me Idrizin Jazon nga Kuçi dhe dy a tre ballistë të tjerë, shkuan dhe e arrestuan Persefonin, e cila ishte ende në gjendje tepër të rëndë shëndetësore; e lidhën dhe, për ta turpëruar e prunë tek rrapi, në Qafë, kështu quhet një vend në fshatin tënë. Thanë e ç’nuk thanë për atë heroinë: “vajzë e përdalë”, “vajzë që nuk respekton zakonin dhe normat”, “vajzë që ka turpëruar fshatin”, etj. Dhe për këto prishje zakonesh shqiptare, gjermani do ta varte në litar!
Shumë gra të Qeparoit i dolën përpara bandës balliste dhe iu lutën Kryeballistit të fshatit dhe Idriz Jazos që të mos e bënin atë veprim, duke e dorëzuar te gjermanët, se ishte turp i madh për fshatin që një vajzë t’i dorëzohej një të huaji. Por dhe lutjet e nënave të fshatit Qeparo nuk u morrën parasysh nga ata kriminelë. Persefoni u mbajt e lidhur këmbë e duar, një natë të tërë në një familje ballistësh në Qeparo; as ujë për të pirë nuk i dhanë. Të nesërmen e dorëzuan te Gjermanët, të cilët qenë te Shkalla e Borshit. Dhe gjermanët e hipën në një makinë të mbyllur dhe e çuan në burgun e Gjirokastrës, në një qeli me Bule Naipin… Dhe ju të gjithë e dini se si përfunduan ato dy heroina shqiptare…
Ekzekutimi i Persefonit bëri që dhe djali i vogël i Milo Kokëdhimës të rreshtohej në radhët e Br19S, duke luftuar deri në çlirimin e plotë të Atdheut. Kështu, familja e Persefonit u lidh tërësisht me lëvizjen dhe dha gjithçka në interes të saj.
Por ajo që dua t’u them, është se me të ardhur në pushtet këta “demokratikasit”, e të mos u hamë hakun edhe këtyre “rilindasve” të PS e udhëheqjes së saj, e “shpërblyen” atë familje, duke i vënë dinamitin bustit të Persefonit që kishte në Qeparo. Por nuk janë mjaftuar me kaq. Për karshillëk, siç e shihni, duan të përjetësojnë vrasësin e asaj heroine, tradhtarin Dhimo Todhri. Çfarë emri mund t’u vëmë këtyre bëmave të “demonkracisë” e të “rilindjes” shqiptare?
Dhe pasi u mbush mirë e mirë me frymë, vijoi:
– Këto bëma antishqiptare që shohim, nuk janë rastësi, por janë një perspektivë. Gjithçka duket se po ndjell një çarje të madhe. Fatkeqësia më e madhe është se në vend që të krenohet, ky popull hesht sa herë që PD e PS i mohojnë lavdinë e Luftës Antifashiste… Nëse ne do të rrimë indiferentë ndaj nderimit që u bëhet tradhtarëve dhe poshtërimit që u bëhet heronjve, ne zvogëlohemi si njerëz, si popull. Indiferenca për këto veprime është më e keqe se tradhtia e Dhimo Todhrit e Idriz Jazos. Të jesh indiferent ndaj poshtërimit që po i bëhet LANÇ-it, si nga PD edhe PS, do të thotë që të mos ndjesh detyrim moral ndaj historisë më të lavdishme të popullit shqiptar. Kjo lloj praktike, duke nderuar tradhtarët dhe duke fyer LANÇ-in dhe heronjtë e saj, do të thotë të ndjellësh luftën civile. Indiferenca e këtij populli ndaj këtij atentati që po i bëhet LANÇ-it dhe heronjve të saj, nuk është fillimi, është fundi i asaj epoke heroike. Mbrojtja e vlerave të LANÇ-it nuk mund të bëhet veçse prej vetë popullit: dhe përfaqësuesit e popullit e kanë për detyrë që ta udhëheqin këtë mbrojtje ndaj LANÇ-it dhe jo ta përdhosin atë revolucion heroik, sikundër po bëjnë të dy palët, të majtë e të djathtë.
Sepse mund të ndodhë që nesër, kur këta përdhosës të LANÇ -it do ndërrojnë jetë, do të varrosen me ceremoni siç i ka hije një heroi të popullit edhe pse armik i tyre, dhe do t’i ngrihet edhe lapidari sikundër po u ngrihen gjithë kolaboracionistëve të djeshëm. Ky ka për të qenë përfundimi i demokracisë shqiptare nëse ne do vijojmë të heshtim e të rrimë të verbër me sytë në rregull!

po ç’pret kur edhe kryeballistit mit’hat i bene funerale shteterore??? le t’ia sillnin eshtrat ne shqiperi meqe e paska lene amanet por gjithe ate publicitet nuk e meritonte
maskarallek i madh. Kryetari i bashkise eshte Gjergji Goro, qe nqs nuk ia heq urgjentisht emrin e ketij maskarai i humb te gjitha piket perpara ih kolegeve te tij ushtarake.
Te c nderuarit me prak te familjes 40 vjet resht ne moshen
e fundit per ne kofine rebelohen per dy putana qe bridhnin malit per c frirje te te gjithe horave te grumbulluar per ideale te pederasties komuniste,,,,kohe te bukura,,,per vjelincele,,,,fryni trapin me heroina kurverie.
Ik mor zog kurvet!
Po krijohet terreni per nje parti pro-naziste,ne Shqiperi.
Fajtor jane te gjithe antaret e PS-se te shndrruar fillimisht ne rilindas e tani se fundi si BALLISTE,qe kane ulur koken para veprimeve kriminale antishqiptare te KALIT TE TROJES,qe ka uzurpuar kreun e PS-se Edi Rama!
Rruga e zgjidhjes eshte qe te gjithe antaret e ndershem dhe atdhetare,te distancohen nga veprimet kriminale te Rames duke kerkuar SHPORRJEN e tij nga PS!
Ne se kjo nuk ndodh,atehere harram u qofte gjaku i 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve se te gjithe jeni tradhetare te idealeve te Luftes Antifashiste!
Vflp,
Po doni evrope !a nuk po e sheh se gjithe evropa djathtas po shkon?
Djathtas ke quan ti ? Nazizmin dhe fashizmin? Hajde primitivizem hajde…
E pabesuhme cfar ndodh ne ate vend .
Nuk pik serioziteti ne asgje !
E pabesuhme cfar ndodh ne ate vend .
Nuk ka pik serioziteti ne asgje !
Me ngadale bre trima interneti ( peza & gjermani fundit ..ect..)
.
Emri i kesaj rruge me emer te gabuar eshte perversitet kombetar por kjo eshte PMV (PaMbarimisht e Vogel) ne krahesim cka ndodhur me pare:
.
Emri i gabuar i kesaj rruge eshte mikroskopik ne lidhje me tradhetine kozmike te Edi Rames ndaj votuesve te qershorit 2013 qe kerkuan hapjen e deftereve te Sali Rame SERBerishes dhe ai hapi bunkaret e Enverit
.
Emri i gabuar i kesaj rruge eshte mikroskopik ne lidhje me DIRTY JOB te Rudi Xhulianit si njeri “most powerfull” i Trampit..sepse u takua ne menyre demostrative me sali & fatmirmedi kriminelin…..per te zgjidhur krizen..aq me shume qe e respektuan gjasme per marksistet muxhahidine….ect
.
MOS U MERNI ME LUFTEN E DYTE BOTERORE..POR ME LUFTEN E TRETE BOTERORE QE ESHTE ZHVILLUAR VETEM NE NJE VEND NE BOTE..NE SHQIPERI
E kam thene gjithmone se (SS SaliSerbi)) eshte KRIMINEL MOONSTER I LINDUR por me teper eshte nje viktime e mjere e teorise antishqiptare..antiamerikane..anti humane e DEKOMUNISTIFIKIMIT e dyshes serbofile Rajerson -biberaj qe erdhen nga beogradi ne nje kohe qe amerika dhe jugo-serbia ishte ne muaj mjalti dhe shqiperia konsiderohej shtet armik…..
Edhe sot politika zyrtare amerikane me krimet kozmike qe ka bere Berisha (kujtojme aktin terrorist ne tentavive ndaj ambasdes amerikane dhe sulmi terrorist ndaj kontigjentit gjerman i kryer direkt me urdher te (SS)
KU ESHTE “FORCA” E SALI LESHIT ?
1-Sipas dokumenteve te CIA-s te koheve te fundit…ilegalisht rajersoni me berishen kur behej gjyqi i kafeve negociuan pe FLORIRIN E LONDRES…biles ne nje mbledhje per kete ne KM berisha pyeste sa miljone dollare ti japim Rajesonamerikane per pronat qe i mori Hoxha pas 1945…..PSE JU GAZETARE NUK HULUMTONI PER KETE PANAMANE E RAJERSON BERISHES
2-Ne rrugen e kombit eshte vjedhur mbi gjysem miljardi dollare me firmen e Lulit dhe Olldashit ku jane te perfshire ambasdorja MR ne shqiperi dhe Delli ne Kosove…..kerkoni PANAMANE TE RRUGA E KORBIT/KOMBIT
3-Armatimi shqiptar ne 1991 kapte vleren MINIMALE per materialet e shiteshme rreth 30 miljard dollare….KUSH E MORI ELDORADON E ARMATIMITSHQIPTAR ??
Ne nje interviste dhene vone Bill Rajersoni ambasdori i pare amerikan (qe u kthye dhe nje mbret i plotfuqishem pas 22 marsit 1992) deklaroi se i kerkova Ramiz Alise qe te bente dekomunistifikimin sic bene gjermanet per de-nazistifikimin pas 1946..
Besoj se ketu eshte thelbi i kesaj teorie dhe praktike THELLESISHT antishqiptare ( sot mund ta quajme dhe antiamerikane) qe e rrezoi ate shtet dhe perdhosi ate komb…
Pikerisht kete detyre kreu “Toger Baba” i tyre duke:
-i ngrene kockat enverit si kanibale (bashke me kadarenjte)
-poshtroi luften nacjonal clirimtare ( ish aleate me USA)
-injoroi meritat e rindertimit te vendit
-perdhosi varrezat e deshmoreve
-diskretitoi veteranet
-shkaterroi ushtrine shqiptare
-reabilitoi ish fashiste
-e beri hero kombetar zogun
-aplikoi teorine e shock-ut
-na islamizoi dhe arabizoi
-pranoi kolonelin janullatos
-furnizoi me nafte milloshevicin
-flirtoi me perversin Damir fazllic
-poshtroi Fan Nolin..
-ktheu shqiperine i Kolumbi te droges
Pra keta me lart ishin KRIME KOMBETARE pa permendur krimet naziskine si 21 janari..remzi hoxha..gerdeci..haklajt etj etj
++++++++++++++++++
Nga sa me lart konkluzioni eshte se ” nderkombetaret” mbrojne Sali kriminelin pasi ai ne menyre” te shkelqyer” duke vepruar si
DEMON,
SHTRIG,
DEVIL,
TRADHETAR,
VRASES
,KRIMINEL,
PERVERS,
MANJAK realizoi ate qe thame me lart..defuckomunistifikimin qe ishte me me shume se DIRTY JOB….
.
perqafimi i rudi xhulianit ME SALI KRIMINELIN per te zgjidhur krizen dhe fshirja e komenteve nga Dita muajt e fundit jane rrezik per demokracine dhe jo emri i nje rruge te gabuar..Pra fshirja e komenteve te DITES…..KU SOT MEDIA SOCIALE SIDOMOS KOMENTUESIT JANE PUSHTETI I PESTE DHE ME I VERTETI …MOS LUANI ME KOMENTET DHE KOMENTUESIT !!
Lavdi 2 heroinave Bule e persefoni! Poshte tradhetaret e djesheme e te sotem. Edhe tradhetaret e djeshem tradhetuan kur ishin ne pushtet, edhe keta te sotmit e tradhetojne LANC-in sapo marrin pushtet. Ta kemi valle ne gjak tradjetine??!!
Na mbyten idiotet.
O Dita po nga i shpluros keto mumje komunistesh, qe shkruajne artikuj ne faqet e tua mor aman. Edhe Enver diktatori te ishte gjalle, zor se i gjente,
Dites i duhet dhene dekorate per arritje te medha arkeologjike, qe zbulon e boton vazhdimisht papiruset e mumjeve te ish diktatures. Fjala e lire eshte fjala e lire, por boto ndonjehere edhe the “other side of the story” jo vetem rifreskime nga propaganda 50 vjecare e diktatures
Pergezime!!
O i ashtuquajturi Genti, cfare fosile gjermano-balliste te ka pjelle ty, o filogrek. S’keni faj ju filogreket se nuk rron me Enveri, se atehere as te pirdhnit ne hale nuk guxonit, dhe u ka dale frika tash qe keni Ramen dhe Berishen ne krye.
Shko rifresko ilacet ne farmaci o njeri, se te kane skaduar me sa duket. Mire ju qe e keni humbur me kohe e me vakte sensin, humanizmin dhe llogjiken, po c’kusur ka brezi i ri qe te degjoj brockullat dhe propaganden tuaj dezinformuese. Thua se nuk ka halle te tjera Shqiperia, vetem fanta-shkenca juaj e pjerdhur diktatoriale Komuniste paska mbetur si prioritet.
O ju marrte muti shalet juve, qe nuk u bete njehere njerez.
Po Koco Kokedhima e di kete ,apo Ai eshte interesuar per biznesin dhe pushtetin?!
O Xha Thoma! E pordhi te gjithe Shqiperine Sali Karaxhiçi, pasta e latoi edhe Edi Rama. E perse na duhet historia?! ketu problemi eshte ka parà, ka allah, ndryshe te stodhjavol! E mori e poshta kete pune se kur koha e armeve me te huajt, ata e ben punen e tyre, ndersa ketyre te nashtismes u shkerdhen grate rrugeve dhe e kane per nder.
partizant ne shqiperi dolen ”vullnetare”me detirim i vjen me ne i vritesh. dhima vrau nje kurse krimineli enver hoxha vrau gjith popullin burgim.internim ne emer te ”popullit”