PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama në lidhje me emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi.
PD e cilëson në shkelje të ligjit emërimin e Didit, i cili sipas demokratëve nuk plotëson kriteret e përcaktuara për këtë post.
“Këshilli i Ministrave nën kryesimin e Kryeministrit Edi Rama, me propozim të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, emëroi Artan Didin në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Neni 21 i ligjit “Për Policinë e Shtetit” përcakton qartësisht kriteret për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit:
1. Të ketë shërbyer në Policinë e Shtetit për një periudhë prej të paktën 3 vjeçare, me gradën “Drejtues i Parë” ose më lart, ose ekuivalente me të.
2. Të jetë shkolluar në Akademinë e Policisë, në përputhje me nenin 50 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”ose të ketë mbaruar shkollë, të miratuar sipas ligjit për arsimin e lartë, të barasvlershme me nivelin e shkollimit që përputhet me nenin 51 të këtij ligji.
3. Të ketë kryer të paktën 16 vjet shërbim si punonjës policie, duke ushtruar kompetenca policore brenda 20 viteve të fundit.
Partia Demokratike ka denoncuar publikisht, në mënyrë të përsëritur se emërimi i z. Artan Didi është kryer në kundërshtim flagrant me nenin 21 të Ligjit Për Policinë e Shtetit, sepse personi i emëruar nuk plotëson asnjë nga kriteret taksative të këtij neni për funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, thuhet në deklaratën e PD.

Pershendetje. Jam nje i paraburgosur ne burgun e Durresit dhe akuzohem per nje ngjarje te ndodhur ne 25/07/2012 tek Mali Robit(Kavaje). Po zgjedh gazeten tuaj ne lidhje me akuzen qe me kane ngritur,sepse gazeta e juaj me eshte dukur nje gazete e paaneshme dhe dinjitoze. Edhe pse me jane afruar shume gazeta te tjera per interviste une nuk kam pranuar te flas. Nese eshte e mundur nga ana e juaj te me jepni mundesine per te bere nje rrefim te plote te ngjarjes reale dhe pa modifikime nga pushtetaret e djeshem, te cilet beheshin pale me grabitesit e pronave. Do t’ju ve ne dispozicion te gjithe dokumentat origjinale qe une i jam drejtuar prej 5 vitesh te gjithe organeve te shtetit, i drejtuar nga i babezituri ish kryeministri Sali Berisha. Per cdo dokument qe do t’ju ve ne dispozicion mbaj pergjegjesi morale dhe ligjore. Per me shume ne lidhje me personin tim mund te shikoni faqen time zyrtare: http://www.ardian-tragaj.com ose edhe ne facebook ardjan tragaj piktor. Me respekt Z.Ardjan Tragaj
Zoti Tragaj, e pashe galerine dhe aktivitetin tuaj dhe nga ato sa lexova, keni plotesisht te drejte, por ne kete gazete ka nje faqe, LETRA TE LEXUESVE dhe aty mund te kontatktoni me stafin e gazetes DITA.
Historia jua eshte interesante dhe besoj se edhe gazeta Dita, do ta kete kete interes, tju intervistoje drejt per drejt.
Uroj ta kalosh sa me shpejt kete tragjedi dhe te kthehesh ne familje.
Kush kerkon interpelance, kontigjenti qe eshte per burg dhe i kane dosjet per ne prokurori per krime dhe grabitje ta qytetareve shqiptar. Nuk e kuptojme pse heziton ti dergoje sa me shpejt keto dosje Rama te Kryeprokurori Kosi me Uje.
Nje mut te madhe …. Interpelance qe kurre ju nuk bete.
Nje interpelance e panevojshme, Didi nuk eshte se nuk ploteson kriteret e nje ligji te rregulluar sipas kerkesave te PD, por ploteson kerkesat e nevojshme te te qenit kuader drejtues i larte i zoti dhe kompetent ai nuk dezertoi nga policia por e hoqen, pra cfare kerkojne keta te PD kur thone se nuk ploteson kriteret me dy arsime te larta, disa poste drejtuese dhe specializime brenda e jasht shtetit. Une e njoh mire policine dhe kuadrot e afte dhe te guximshem qe rendin do ta kthejne ne identitet. PD do ndonje kufitar si Hysni Burgaj qe e coi Policine e Shtetit per lesh. Mjafte me o Luli kamarieri dhe ti mashtrues Paloka qe ju ka futur hunden ne dare Saliu dhe ju rrotullon si “Kanan Tafilin”.Lereni shtetin te rivendos rendin e munguar.
Me kontributin tuaj ka mundesi.