Iu refuzua kërkesa për azil, riatdhesohen nga BE-ja 46 shqiptarë

Bora Basholli

46 shtetas shqiptare janë riatdhesuar dhe deportuar nga vendet e BE, pasi i janë refuzuar kërkesat për azil.

Policia e Rinasit, thotë se “nga Franca janë riatdhesohen 29 shtetas, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë, si dhe deportohen nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë shqiptarë”.

17 shtetas shqiptarë janë deportuar me motivin ”Qëndrim i parregullt në territor”, ”Pëfunduar  vuajtjen e dënimit  në vendet e BE -së”,  ” Tentativë kalimi ilegal për në Mbreterinë e Bashkuar”, ”Tejkalim i afatit të qëndrimit në territor”  dhe ”Refuzim azili në vendet e BE-së”.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë asnjë tentativë për të kërkuar azil, pasi shanset për t’a fituar atë janë zero.

 

b.b/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *