Një çift në Bullgari mendohet të jenë prindërit e Marias 6-vjeçare, e cila u gjet disa ditë më parë në një kamp romësh në Greqi. Sasha Ruseva dhe bashkëshorti i saj u janë nënshtruar analizave të ADN-së, por ngjashmëria e theksuar me Marian dhe fakti që gruaja ka lindur një fëmijë në Lamia të Greqisë vite më parë e bëjnë pothuajse të sigurt lidhjen gjenetike.
Nëna e supozuar e Marias është nga Burgas, një qytetiI vogël në Bullgari, pranë brigjeve të Detit të Zi.
Dokumentet spitalore tregojnë se Ruseva ka sjellë në jetë një fëmijë në 31 janar 2008, e njëjta datë e pretenduar nga çifti rom si ditëlindja e Marias.
Kanë qenë pikërisht këto të dhëna, të cilat i kanë vënë autoritetet greke në gjurmët e Rusevës, për të cilën i kërkuan ndihmë policisë bullgare.
Fqinjët e çiftit thonë se ata kanë tetë fëmijë dhe të paktën 4 prej tyre kanë tipare të ngjashme me Marian.
Detajet e dala në dritë së fundmi duket se shkojnë në favor të versionit që dha Elefteria Dimopulu, gruaja rome në shtëpinë e të cilës u gjet Maria. / The Telegraph




Gazetat kanadeze shkruajnë se vajza bionde është e një familjeje kanadeze e humbur tre vjet më parë dhe se ata romë që ekishin në kujdestari paskan jetuar në Kanada.
edhe te mos jete vajza e kanadezeve me mire t’ua japin atyre sepse ne keto kushte qe jetokan kta bullgaret me mire ta mbanin ata jevgjit grek
Ishalla I gjen prinderit qe te rregullohet edhe jeta e saj
Maria paska jetuar me mire me romet se sa do te jetonte me famijlen e saj bullgare. Keta qenkan te varefer deri aty ku nuk mban.
Me kete varferi qe paskan keta me siguri do ta kene shitur foshnjen e tyre, ne qofte se eshte e tyrja, do te behej sevap ne qe do ta biresonte ndonje familje ne gjendje te mire ekonomike ne europen perendimore ose ne Ameriken e Veriut.