Ferguson: Vidiç deshi të luftojë për Kosovën

redaktor

Janë bërë publike pjesët kryesore të autobiografisë së ish-trajnerit legjendar të Manchester United, Sir Alex Fergusno. Një nga zbulimet më shokuese ka të bëjë me kapitenin e këtij ekipi, serbin Nemanja Vidiç.

Sipas Ferguson ai dëshiroi të vinte të luftonte për Kosovën. “Vidiç ishte i pakompromis. Ishte serb krenar. Në vitin 2009, erdhi tek unë dhe tha se mund ta thërrisnin.

“Çfarë mendon?”, i thashë i alarmuar. “Në Kosovë. Duhet të shkojë atje”, më tha. “Është detyra ime”. Në sy e shihja që e mendonte vërtetë”, ka shkruar Ferguson në librin e tij. Ai gjithashtu ka zbuluar se Rooney kërkoi largimin, se u pendua që goditi Beckhamin dhe u çlirua kur iki Roy Keane.

Share This Article
1 Comment
  • O Daku po me 2009 ku kishte lufte ne Kosove.Lufta mbaroi me 1999 dhe qe atehere ne Kosove kane qendruar trupat e NATOS dhe s’kishte bir k…e te bente lufte.Ky me 1999 ka pas lujt me ndonje ekip lagjesh prandaj eshte rrene safi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *