Zyrtare: Vllaznia zgjedh trajnerin e ri

Leda Hysa

Klubi i Vllaznisë ka zgjedhur trajnerin e ri në stol dhe ai është, Mirsad Jonuz. Trajneri nga Maqedonia është një trajner shumë i njohur në vendin e tij por jo vetëm.

Kjo lëvizje e klubit të Vllaznisë vjen pas firmave në kontratë me disa futbollistë të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm futbollistik. Klubi i Vllaznisë ka pritshmëri të larta nga trajneri i ri pasi prej kohësh po kërkon të dalë nga kriza.Lajmi është bërë publikë nga vetë klubi i Vllaznisë. 57-vjeçari do të zërë vendin e Agim Canajt.

Por kush është Mirsad Jonuz?

Trajneri maqedonas gjatë karrierës së tij në drejtim ka punuar me disa ekipe duke filluar nga ai i Rabotniçkit, për të vazhduar me Pobeda Prilep, para se të merrte drejtimin e kombëtares U21 të Maqedonisë të cilën do ta drejtonte nga vitet 2003-2009. Në këtë vit i është besuar drejtimi i ekipit të parë të kombëtares së vendit fqinj. Në krye të kombëtares maqedonase ka qëndruar për dy vite duke e drejtuar në 30 ndeshje.

Pas kësaj, ka punuar në krye të ekipit qipriot Nea Salamis. Ka provuar të jetë edhe drejtor teknik tek FC Horizont Turnovo në vendin e tij ndërsa në sezonin e kaluar ka qenë trajner i ekipit FC Aiginiakos në Greqi.

Me z. Jonuz drejtuesit e klubit Vllaznia kanë rënë parimisht dakord për gjithçka sa i takon kushteve të kontratës dhe ai pritet që në ditët në vijim të mbërrijë në Shkodër për të firmosur kontratën dhe për t’u prezantuar zyrtarisht para mediave. Pas kësaj, do të vihet në krye të ekipit për të filluar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Turp.
    Shkodra , djepi i futbollit, me ish lojtare te kombetares, ka kapacitete njerezore per te drejtuar Vllaznine.
    Por edhe ne futboll ka filluar bisnesi i ndyre. Pagaujne disa mijra euro nje te huaj, e nuk shohin nje shkodran , Dedja, Hafizi, Zmijani, etj , jane kapacitete , por duhet ti trajtojme financiarisht njesoj si te huajin.
    Ato qe lidhin kontrata , spekullojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *