Patozi-Bashës për rrëzimin e Sakos: Ndaje mendjen o jurist

Bora Basholli

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i është përgjigjur reagimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të refuzuar kërkesën e kryetares së re të Bashkisë së Durrësit Valbona Sako për të marrë mandatin.

Në rrjetin social, Patozi, ndërsa i referohet si “Jurist”, shkruan se Basha duhet “ta ndaj

Postimi i plotë:

NDAJE MENDJEN, O JURIST!

Eh, mor jurist, që nuk e tregon diplomën, megjithëse ta kanë bërë çështje prej shumë kohësh shkollimin tënd në Holandë! Qenke gëzuar për një vendim gjykate në Durrës, ndërkohë që po të kishe formimim elementar për atë, që pretendon se je arsimuar, duhet t’i njohësh të gjitha vendimet e institucioneve, jo vetëm ato që të pëlqejnë ty.

Ka një anekdotë me qershitë, për dikë që i ndante në të bëra pis ose jo. Dhe në fund i hëngri të gjitha, ngaqë i dukeshin të pastra edhe ato që kishin ngelur të fundit.

Sepse ka dhjetëra vendime të tjera gjykatash të cilat ti nuk i pranon, se nuk të interesojnë.

Por unë ta njoh hallin dhe nuk të vë shumë faj. Ti thjesht po shtyn ditët e tua, derisa të dalë një gjë tjetër e të harrohet fakti që i fale kundërshtarit 61 bashkitë pa betejë, kur u the njerëzve që zgjedhje vendore pa ty në Shqipëri nuk do të ketë.

E nise këtë punë me gënjeshtrën që BINDJA DEMOKRATIKE mori pjesë në procesin e 30 qershorit për të legjitimuar fitoren e Edi Ramës. Tani e paske ndërruar pllakën e gramafonit dhe po thua që ne ishim në këto zgjedhje për të deligjitimuar procesin.

Ka një shprehje të Shqipërisë së Mesme, që të shkon shumë në këtë rast: “O fol e mba, o dh.. e ha”.

Kaq për sot…Sepse unë nuk kam ndërmend të komentoj një vendim gjykate, sado i çmendur apo i porositur nga ndonjë kamikaz i dëshpëruar si ty që të më duket.

b.b/dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Patozi ka mbajtur gjithmon vitet e fundit
    nji qendrim korrekt ,tipik üer nji Politikan te vertete .

    Sinqerishte qe forca e tij ka me urrit cdo vit ,sepse
    eshte shume serioze si Parti jo si bordellua e PD-s
    qe nuk ngeli kriminel pa ngjyjt hunden .
    sa i takon ktij bashes – ky eshte thjeshte nji Hic Politikan
    nji nder ata ,qe injoron Figuren e Politikanit ne Opinion
    eshte shembulli me Negativ i Politikanit sot ne Shqiperi .

    i uroj BD-s gjithe te mirat ,me kte fillim te mbare e korrekt ne Politike .
    Jam i bindur se ka per te arritur shume me shume se cdo parti tjeter Opozitare ne vitet qe do vijne

    • Po qe se nje pjese e rilindasve do te votojne per Patozin , mund te rritet, por kjo nu ndodh !!!!!?????

  • Aq sa u rrit dhe partia e Topit, aq do rritet dhe partia e tij, se ne fakt edhe njerez ka shume ne Shqiperi.

    Por keshtu si e katandisi Basha bashke me disa te tjere qe kishin merita ne PD, Patozi beri gjene e duhur dhe i ka kapacitetet per te drejtuar partine.

  • Patozi ta gezoje partine dhe ishalla te gjitha bashkite qe ai fitoi ti shkojne mbare.Me vjen keq qe ai nuk e diskutoka vendimin e gjykates.Ai duhet te ngrihet me force kunder ketij vendimi sepse vetem per kete e regjistruam ne zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *