Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Drashovicë në Vlorë. Mësohet se nga shpërthimi në banesën e shtetasit R.H. nuk ka pasur dëme në njerëz, por banesa ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.
Grupi hetimor dhe zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.07.2019, rreth orës 19:27, në fshatin Drashovicë, për shkaqe aksidentale ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasit R.H.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz. Ndërsa banesa ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Grupi hetimorë dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes.
Vijojnë veprimet e mëtejshme proçeduriale.
e.t./dita

Shqiptaret me keq nga talebanet, me bomba ne shtepi. Rilindje, o rilindje