Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon seancën e fundit parlamentare për këtë sezon.
Në seancën e sotme plenare ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar nga kolegët deputetë që sot të mos miratohet projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.
“Do kërkoja që ky ligj të mos votohet sot, për zbatimet që ne i bëjmë këtij ligji. Nuk është e drejtë të rëndojmë me këtë projektligj shkelës”, tha Beqaj.
Por kjo nuk u pranua nga Ruçi, i cili u shpreh se arsyetim nuk është i mjaftueshëm, duke i kërkuar atij që të denoncojë rastet konkrete duke nisur prej vetë atij që është duhanpirës.
“Nuk është arsye për ta hequr nga rendi i ditës, kjo është retorikë. Duhet ta denoncosh këtë rast duke filluar nga unë si duhanpirës”, replikoi Ruçi.
Sot është parashikuar të diskutohen në Kuvend dy kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Nga ana tjetër, gjithnjë në fushën e koncesioneve, parashikohet të diskutohet edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar.
e.t./dita

Po pse ky Beqja , akoma nuk eshte fut ne burg ??
Këqia,Gjiknuri dhe Ahmetaj,çdo shkresë,debat,akt ligjor e nën ligjor,çdo qëndrim në debat për mbrojtjen e pronës publike dhe asetet në Ministritë që kanë drejtuar me oligarkë e privatët kanë mbajtur anën e tyre.Kundër interesave.të qeverisë ku kanë bërë pjesë e.kundër votuesve të tyre.KUPTOHEN ARËSYET E KËTI QËNDRIMU SIGURISHT JANË PËR ZHVILLIMIN E KAPITALIZMIT NË SHQIPËRI.Mezalla.se mos mendon se kanë dashur të vjedhin.Jo për gjë por kështu mendon dhe Ismaili….Edi.Rama.
O Edi,krijoi grup kontrolli dhe futju punës për kontrollin e punës së Beqaj,Ahmetaj dhe Gjiknuri (ose.Alibabai e cp.).Jo për gjë por të jesh në regull,e që mos grumbullohesh edhe ti,në kombëtaren e Saliut dhe Iliri së bashku me këta tre musketirët,në kampionatin që organizon SPAKU në muajin shtator 2019.