Deputeti i AAK-së, vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj është ndaluar në Vjenë për shkak të fletë-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Ai është kapur nga policia në Vjenë, ndërsa ende nuk dihet se si do të procedojnë.
Raportohet se ndalimi i Daut Haradinajt është bërë rreth orës 14 e 30. Kujtojmë se në janar të vitit 2017 policia franceze kishte arrestuar dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Ai ishte arrestuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Lajmi.net ka kontaktuar me ministrinë e Punëve të Jashtme mirëpo ata thanë se nuk janë në dijeni për arrestimin dhe janë duke tentuar të kontaktojnë me ambasadorin e Kosovës në Austri.
b.b/dita

Po pse?
Ku duan te dalin me keto provokime serbet? Prandaj sabotohet Kosova te beje pjese ne interpol sepse Vucici dhe Dacici meritojne arrestimin si ministra te makinerise vrasese te Millosheviqit.