Kuvendi kalon me 96 vota pro ndryshimet e reja në Kodin Penal

Bora Basholli

Me 96 vota pro, 11 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal. Për ndryshimet duheshin 84 vota, të cilat shumica nuk i ka, por ishte deputetët e opozitës së re që jo vetëm plotëson numrin, por e kaluan në 96 pro.

Ndërkohë që 11 deputetë ishin kundër dhe 2 abstenuan.

U miratuan dy kontratat koncesionare për rrugët Orikum – Llogara dhe Milot – Balldren me shumicë të thjeshtë votash. Për koncesionin e të ashtuquajturës ndryshe si “rruga e floririt” ku 17 km nga Miloti në Balldre do të kushtojnë 258 mln euro, shkuan 78 vota pro, 26 kundër dhe 4 absteni

Kontrata koncesionare PPP lidhet ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor dhe shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtij segmenti

Ndërkohë, kontrata tjetër koncesionare PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k. për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”.

 

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • DITA ne faqe te pare,me 17 korrik, me titullin bombastik “Mbi skamjen dhe korrupsionin” terhoqi vemendjen e opinionit publik brenda dhe jashte vendit!
    Korrupsioni gjigand eshte shkaku i SKAMJES,pra si i tille duhej te merrte edhe gjykimin e te gjithe lexuesve te DITA-s,sepse shumica e shqiptareve vuajne prej 29 vjetesh korrupsionin dhe skamjen!
    Dhe botuesi i DITA-s, qe na beri thirrje te denoncojme politiken aktuale,te japim vleresime per rruge zgjidhjen konkrete,kur vjen puna tek tema me e mprehte e rrenimit te shtetit shqiptar,pra tek korrupsioni dhe skamja, u ka mbyllur gojen te gjithe lexuesve te saj njelloj sic ka bere edhe autokrati Rama me “bashkeqeverisjen me qytetaret”,pra nuk ka lejuar komentet,njelloj sic ka bere me disa shkrime te njejta edhe te Bedri Islamit!
    Ku do shfryje populli,kur edhe shtypi i ka mbyllur gojen?
    Pse ka frike shtypi nga denoncimi me fakte i qeverise,bashkise etj?
    Kjo me ben mua si qytetar i ketij vendi te gjykoj se KY VEND KA MBARUAR PERFUNDIMISHT!
    Se ketu nuk ka burra shteti qe te marrin ne dore fatet e vendit te rrezikuara seriozisht drejt gremines!
    As shembulli i MIGJENIT,qe ishte denoncuesi trim i regjimit satrap te Zogollit nuk pi uje me!
    Jemi keshtu ne shqiptaret,prandaj pushtimi otoman sundoi ketu per 500 vjet pas vdekjes se Skenderbeut!
    Edhe shqiptari me patriot,me trim,me i zoti sot shitet e blihet per interesa te shtepise se vet!
    Atdheu ka mbetur jetim!
    Dyshoj se moderatori mund ta censuroje komentin tim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *