Nuk lëshuan kuponin, mbyllet aktiviteti, Rama: Zero tolerancë

Leda Hysa

 

Pas paralajmërimit që bëri për marrjen e masave të forta në luftën kundër informalitetit, kryeministri Edi Rama vijon të postoj foto duke treguar rezultatet nga ky aksion i qeverisë.

Kreu i qeverisë, publikoi fotografi në rrjetin social “Facebook” të aktiviteteve të mbyllura, teksa thotë se do të ketë zero tolerancë.

Si pasojë, disa bizneseve u është vënë dryni dhe janë bllokuar nga hetimi tatimor.

“#STOPINFORMALITETIT✋

Moslëshimi i kuponit klientit, sjell pasojën ligjore të mbylljes së aktivitetit për një muaj!

#ZeroTolerancë në luftën me informalitetin, që cënon konkurencën, konsumatorin dhe shtetin”, shkruan Rama.

Disa ditë më parë, Edi Rama, publikoi një foto të ngjashme të një hoteli i cili ishte mbyllur.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *