Një 38-vjeçar shqiptar, i cili vuante dënimin në burgun e Korydallos në Greqi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Siç raportojnë mediat greke, shqiptari është gjetur i pajetë në qelinë e tij, mëngjesin e së premtes.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë ditën e djeshme u raportua se dy të burgosur shqiptarë të moshës 31 dhe 33 vjeç janë arratisur nga burgu bujqësor Kasandra në Haldiki të Greqisë.
Të dy shqiptarët ishin dënuar me burgim të përjetshëm, njëri për vrasje të mbetur në tentativë dhe tjetri për vrasje të qëllimshme.
l.h/dita

Pse nuk vetevaresh dhe ti o “gazetar” injorant?!
Vazhdon “vetvarja” dhe “vetvrasja” e shqiptareve ne burgjet e Greqise.Shteti yne i falimentuar as nuk pyet per kete fakt qe mbi 10 shqiptare jane masakruar muajt e fundit ne burgjet greke nga policet anetare te Agimit te Karte.Vazhdojme nder shekuj te jemi kurbani i grekeve e serbeve dhe me qeveritaret ti sherbejne zellshem kolonizatoreve te Shqiperise.Jo me larg se dje koncesioni i pompave te karburanteve iu dha nje firme te perfolur si financuese e qarqeve greke ne SHQIPERI.