Ka shkuar në 33 numri i viktimave në Japoni pas zjarrit të rënë në një studio të animuar në Kjoto.
Mediat lokale citojnë policinë që thotë, se një person kishte hyrë në studio mëngjesin e të enjtes.
I dyshuari, një 41 vjeçar, kishte hedhur naftë dhe më pas i kish vënë flakën.
Disa persona ende mungojnë në apel. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në spital me lëndime.
l.h/ dita
