Task Forca e Turizmit dhe strukturat përgjegjëse për menaxhimin e sezonit turistik 2019 vijojnë punën për lirimin e hapësirave publike të plazheve, duke ia rikthyer ato qytetarëve.
Nga aksioni i përqendruar tek plazhi “Pishat e buta”, në Golem, ministri Klosi tha:
“Jemi gjatë gjithë gjatësisë së bregdetit shqiptar nga kufiri më verior në Velipojë deri në Konispol poshtë në jug, nën drejtimin e prefektëve dhe patronazhimin e të gjithë kabinetit qeveritar për të zhvilluar një aksion të shpejtë gjatë këtij sezoni për të realizuar vendimin e Këshillit të Ministrave i cili në radhë të parë kërkon të sigurojë hapësirat publike të cilat nuk janë të uzurpuara nga privatët, nga vendosja e çadrave dhe nga vendosja e shezlonëve për të gjithë hapësirën e bregdetit dhe siç e shikoni këtu nën drejtimin e prefektes së Tiranës, dhe me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve që janë në këtë zonë për të realizuar këtë operacion, kemi një hapësirë të konsiderueshme, prej 2 mije metrash katrore, në një nga plazhet më të bukura te Golemit, qe tashmë i ofrohet publikut”, tha ministri Klosi.
Sipas tij, plazhe te tjera publike janë liruar edhe ne stacione te tjera plazhesh, qe mbulohen nga bashkia Kavajë, për të vijuar me realizimin e të njëjtit procesi edhe në plazhet. që mbulohen nga bashkia Durrës.
“Tabelat e vendosura kudo në territorin e plazhit shqiptar tashmë janë hapësira për njerëzit e thjeshtë të cilët kanë mundësi të pushojnë të pa shqetësuar nga operatorët privatë. Ne nuk jemi kundër biznesit privat, e nxisim që të realizojnë biznesin e tyre, të ofrojë cilësi shërbimi, akomodim dhe standard, por zbatimi I rregullave do të jetë I barabartë për të gjithë. Dhe kjo po zbatohet tashmë nën drejtimin e Task Forcës. Hapësirat publike për ato të cilët duan të pushojnë në këto hapësira, sigurimi maksimal i jetës së qytetarëve në këto stacione plazhi ku ka disa elementë të kësaj sigurie si në det dhe në ambientet ku realizohet ky aktivitet dhe e treta; pastërtia. Për të tre këta elementë ne do të kemi tolerancë 0 dhe siç e shikoni në të gjithë zonën e bregdetit ka tashmë Task Forca të cilat po punojnë për të realizuar me përpikmëri secilën prej tyre.
“Ky operacion do te vijoje gjate gjithë sezonit veror dhe forcat e rendit janë të porositura që të ruajnë këto hapësira për publikun dhe të menaxhojnë në mënyrë sa më të sigurtë sezonin turistik. Jemi në një sezon që ka filluar i suksesshëm, kemi një rritje të numrit të turistëve të huaj edhe krahasuar me vjet, duhet që paralelisht me shtimin e kapaciteteve akomoduese të kemi më shumë rregulla për menaxhimin e sektorit publik dhe menaxhimin e plazhit. Ndaj gjithmonë e më shumë po del detyra dhe AKB e ka marrë këtë detyrë për të krijuar një sistem më të përqendruar menaxhimi të hapësirave publike ne plazhe”, tha ministri Klosi.
b.b/dita

mare shkas, te prononcoj nje sentense timen, per nje fare “tori” dhe gjiithe “toret” e globit per …kapitalizmin… ai dhe gjithe lidershipi global per socializmin dhe ne vecanti per socializmin shqipetar thone me ..”ironi”; “sistem per barazi dhe ..varferi” . nese asnje njeri i thjeshte deri tek akademik, nuk KONTESTON kete term, per komunizmin, bindem plotesisht, se jemi akoma ne epoken e…GURIT …dhe do thoshja; “socializmin e luftoi per vdekje kapitalizmi, madje dhe vete “krishterimi” me papet ne krye (psh voitila)!!!!! dhe…..”toret” e kesaj bote, nuk duan te punojne me shoke dhe te ndajne te ardhurat midis tyre …sipas PUNES . ata pasi vjedhin, pushtojne dhe privatizojne te gjithe resurset ekonomike (ja ne rastin konkret …PLAZHET), duan te PASUROHEN vete, me djersen e popullit, duke e privuar, shfrytezuar e rjepur si…SKLLAV . natyrisht une po te ngordhi tori dhe te trashegoj djersen e tij do jeme me i ..pasur, por….dhe me i piste “shoku” tori…apo jo ?…ps. me rregull treshi; kur te gjithe toret punojne prodhohet me SHUME, se kur punojne vetem ,,PAK …TORE .
Nqs klosi po ben policine bashkiake apo te shtetit po ministrin kush e ben?
Leri fushatat se i dime sesi e kush i ze plazhet dhe sa te larget jane me partite keta njerez sidomos me partite ne pushtet