A po destabilizon Ankaraja Ballkanin?

redaktor

Nga Janusz Bugajski*

Ekskluzive Dita – Ndikimi në rritje i Turqisë në Ballkan ka shtuar frikën se qeveria e Erdoganit po rrezikon destabilizimin e rajonit.

E parë fillimisht si një vlerë e shtuar për BE dhe SHBA, veçanërisht nga popullsitë myslimane, përfshirja politike dhe kulturore e Turqisë tani shihet me dyshim, veçanërisht kur marrëdhëniet turko-amerikane po përkeqësohen.

Që nga shpërbërja e Jugosllavisë, Ankaraja ka zgjeruar ndikimet e saj në të gjithë Ballkanin nëpërmjet tregtisë, investimeve, shkëmbimeve kulturore, ndihmës humanitare dhe kontakteve fetare. Shumica e vendeve i mirëpritën lidhjet me Turqinë dhe e konsideruan atë si një ekonomi në zhvillim dhe një anëtar të besuar të NATO-s.

Por një Turqi e përjashtuar nga BE dhe me sistem demokratik në regres, tani perceptohet si tepër e bezdisshme në politikën e Ballkanit.

Presidenti Erdogan vazhdon të ushtrojë presion ndaj qeverive të rajonit duke kërkuar ekstradimin në Turqi të admiruesve të Fetullah Gylenit, një klerik i përjashtuar turk që jeton në mërgim në SHBA që nga viti 1999. Erdogan pretendon se gylenistët organizuan grushtin e shtetit në Turqi në korrik 2016 dhe e akuzon atë lëvizje si rrezikun kryesor për shtetin.

Në pamundësi për të bindur Uashingtonin të ekstradojë vetë Gylenin, Ankaraja është përqendruar në mbështetësit gylenistë në Evropë, veçanërisht në Ballkan.

Në Kosovë në mars të vitit 2018, agjentët turq organizuan dëbimin e gjashtë qytetarëve turq të dyshuar si të lidhur me Gulenin. Kryeministri i Kosovës më pas shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe kreun e Agjencisë Inteligjente të Kosovës, por dëmi tashmë ishte bërë. Ankaraja tregoi se mund të vepronte nën hundët e SHBA dhe BE pa u ndëshkuar.

Erdogani gjithashtu nënkuptonte se Uashingtoni ishte prapa ngurrimit të Prishtinës për të ekstraduar “terroristët” dhe se Kosova ishte thjesht peng i Amerikës. Por përpjekjet për të kthyer shqiptarët kundër SHBA-së mund të kthehen kundër Turqisë. Ankesat për sindromën e “vëllait të madh” perandorak turk ndaj myslimanëve po përshkallëzohen në mënyrë të ngjashme me arrogancën e Rusisë ndaj popullsive sllavo-kristian-ortodokse.

Presidenti i Turqisë e portretizon veten si një mbrojtës të myslimanëve në zotërimet e mëparshme osmane. Ai e përdor këtë imazh në politikën e brendshme, pasi miliona qytetarë turq kanë prejardhje boshnjake ose shqiptare. Propaganda proturke në rajon përfshin shfaqje arti, ekspozita, ceremoni fetare, marshime, gara sportive dhe ngjarje të tjera publike të organizuara nga ambasadat turke së bashku me OJQ-të dhe grupet lobuese të financuara nga Ankaraja.

Megjithatë, shtrirja e ndikimit politik të Turqisë në rajon ndryshon. Në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari, Ankaraja ka mbështetur partitë pro-turke dhe organizatat e shoqërisë civile midis turqve vendorë dhe myslimanëve të tjerë dhe ka përzgjedhur njerëz që janë besnikë ndaj Erdoganit. Këto organe kanë ndikim në nivelin lokal ku ka popullsi të konsiderueshme turke dhe kur hyjnë në koalicione qeveritare.

Kosova dhe Shqipëria janë kryesisht të imunizuara ndaj pan-turqizimit apo pan-islamizimit dhe Turqia është e rëndësishme o vetëm nëse politikat e saj janë në harmoni me NATO-n dhe BE-në, ku të dy vendet kërkojnë të hyjnë. Turqia nuk është një model politik për këto shoqëri laike myslimane.

Megjithatë, përjashtimi i papërcaktuar i ndonjë vendi nga BE do t’i ofrojë Ankarasë mundësinë për të thelluar ndikimin e saj.

Ka dy popullsi që mund të jenë më të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve të Ankarasë – myslimanët boshnjakë dhe myslimanët e Sanxhakut. Në vizitën e tij në korrik në Bosnjë, Erdogani u kërkoi autoriteteve në Sarajevë të ekstradonin të gjithë ndjekësit e Gylenit dhe të mbyllnin shkollat ​​e financuara nga Gyleni. Me rritjen e presionit turk ndaj Bosnjës, mosmarrëveshjet brenda myslimanëve mund të përshkallëzohen.

Kjo do të ndihmonte axhendën separatiste të krerëve të entiteteve serbe që pretendojnë se Bosnja është një shtet i paqëndrueshëm dhe i dështuar.

Rajoni i Sanxhakut përgjatë kufirit mes Serbisë dhe Malit të Zi është vendi ku Turqia pretendon të ketë ndikimin më të rëndësishëm. Rajoni u krijua nga osmanët për të ndarë Serbinë e Malin e Zi dhe për të lidhur Perandorinë Osmane me Bosnjën.

Besnikëria e myslimanëve të Sanxhakut ndaj Turqisë e ka burimin nga lidhje të ngushta historike dhe kulturore. Rreth pesë milionë boshnjakë llogariten se jetojnë në Turqi, shumë prej të cilëve kanë origjinë nga Sanxhaku.

Që nga luftërat e viteve 1990, islamizmi i moderuar i Turqisë është parë si një kundërpeshë e vlefshme ndaj depërtimit të radikalëve Selafistë nga Arabia Saudite.

Megjithatë, fokusimi i Ankarasë në identitetin mysliman të kombinuar me skepticizmin në rritje të Turqisë ndaj Perëndimit, mund të kontribuojë në intensifikimin e mosmarrëveshjeve ndërballkanike. Në të njëjtën kohë, politikat e Turqisë mund të përshpejtojnë planin e Moskës për të përçarë rajonin.

Blerja e sapo përfunduar nga Ankaraja e sistemit rus mbrojtës S-400 ndaj raketave është konsideruar gjerësisht si tradhti ndaj NATO-s që ndihmon ofensivën e Putinit kundër Evropës dhe Amerikës. Uashingtoni po shqyrton tani vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë dhe kjo gjithashtu do të ketë jehonë negative në Ballkan.

***

Dita – Albania

IS ANKARA DESTABILIZING THE BALKANS?

Janusz Bugajski

Turkey’s growing influence in the Balkans has heightened fears that the Erdogan government is contributing to destabilizing the region. Initially viewed as a valuable complement to the EU and US, especially among Muslim populations, Turkey’s political and cultural involvementis now viewed with suspicion particularly as Turkish-American relations are deteriorating.

Since the collapse of Yugoslavia, Ankara has extended its influences across the Balkans through trade, investment, cultural exchanges, humanitarian assistance, and religious contacts. Most countries welcomed Turkey’s involvement and viewed the country as a developing economy and a trusted NATO member. However, with Turkey excluded by the EU and its democratic system regressing, Ankara is now perceived as being overly intrusive in Balkan politics.

President Erdogan continues to apply pressure on the region’s governments in demanding the extradition to Turkey of adherents of Fethullah Gulen – an ostracized Turkish cleric living in exile in the US since 1999. Erdogan claims that Gulenists organized the coup attempt in Turkey in July 2016 and accuses the movement of being the main danger to the state. Unable to convince Washington to extradite Gulen himself, Ankara has focused on Gulenist supporters in Europe, particularly in the Balkans.

In Kosova in March 2018, Turkish agents arranged the expulsion of six Turkish citizens allegedly linked with Gulen. Kosova’s Prime Minister subsequently fired the Interior Minister and the head of Kosova’s Intelligence Agencybut the damage was already done. Ankara demonstrated that it could act with impunity under the noses of the US and the EU.

Erdogan also implied that Washington was behind Prishtina’s reluctance to extradite “terrorists” and that Kosova was simply America’s pawn. But attempts to turn Albanians against the US could actually turnthem against Turkey. Complaintsare escalating about Turkish imperial “big brother” syndrome toward Muslims similar to Russia’s arrogance with Slavic Christian Orthodox populations.

Turkey’s President portrays himself as a protector of Muslims in former Ottoman dominions. He uses this image in domestic politics, as millions of Turkishcitizens have Bosnian or Albanian backgrounds. Pro-Turkish propaganda in the region involves art shows, exhibitions, religious ceremonies, marches,sport competitions, and other public events organized by Turkish embassies together withNGOs and lobbying groups funded by Ankara. However, the extent of Turkey’s political impact in the region varies.

In North Macedonia and Bulgaria, Ankara has supported pro-Turkey parties and civil society organizations among local Turks and other Muslims and has enlisted people who are loyal to Erdogan. These bodies have influence at local level where there are sizeable Turkish populations and when they enter government coalitions.

Kosova and Albania are largely immune to pan-Turkism or pan-Islamism and Turkey is important only as far as its policies are in harmony with NATO and the EU, which both countries seek to enter. Turkey is not a political role model for these secular Muslim societies.Nonetheless, the indefinite exclusion of any country from the EU will provide Ankara with opportunities to deepen its influences.

There are two populations that may be more susceptible to Ankara’s interventions – the Bosniak Muslims and the Sandzak Muslims. In his July visit to Bosnia, Erdogan urged the authorities in Sarajevo to extradite all Gulen followers and close Gulen funded schools. With increasing Turkish pressure on Bosnia, intra-Muslim disputes could escalate. This would assist the separatist agenda of leaders of the Serbian entity who contend that Bosnia is an unstable and failing state.

The Sandzak region along the Serbia-Montenegro border is where Turkey claims the most significant influence. The region was created by the Ottomans in order to separate Serbia and Montenegro and to connect the Ottoman Empire with Bosnia. The loyalty of Sandzak Muslimstoward Turkey stems from close historical and cultural links. Nearlyfive million Bosniaks are estimated tolive in Turkey, many of whom originate from the Sandzak.

Since the wars in the 1990s, Turkey’s moderate Islam has been viewed as a valuable counterpoint to radical Salafist penetration from Saudi Arabia. However, Ankara’sfocus on Muslim identity combined with growing Turkish skepticism toward the West may contribute to intensifying intra-Balkan disputes.

At the same time, Turkey’s policies may accelerate Moscow’s plan to disrupt the region. Ankara’s just completed purchase of the Russian S-400 missile defense system is widely viewed as a betrayal of NATO that assists Putin’s offensive against Europe and America. Washington is now considering imposing sanctions on Turkey and this too will have negative reverberations in the Balkans.

****

Botuar në Dita. Kolumnën e Bugajskit mund ta lexoni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ripublikimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

Share This Article
17 Comments
    • Europa duhet ti lere menjane aleancat e vjetra dhe te ece perpara me ide te reja! Turqia nuk eshte armiku, Rusia po! says:

      Ballkanin po e destabilizon Rusia ore z. Bugajski dhe jo Erdogani. Koha e Perandorise otomane ka mbaruar per shqiptaret. Shqiptaret asnjehere nuk e kane vene lirine ne treg edhe pse Europa i la te pushtuar per 500 vjet. Por, Europa eshte ajo qe duhet fajesuar edhe sot qe e ka braktisur Ballkanin dhe ben lojra te pista. Europa e tradhetoj Gjergj Kastriotin dhe e la te vetem para fuqise me shkaterrimtare te kohes, Perandorise otomane. Nuk i dha as para dhe as njerez te luftonte dhe te fitonte kunder otomaneve, edhe pse Skenderbeu e mbrojti Europen nga hordhite turke me gjokset dhe gjakun e shqiptareve. Por, z. Bugajski nuk di te thote asnje fjale nga keto sepse ose nuk e njeh historine ose ben sikur nuk e njeh! Europa eshte e percare nga aleancat e vjetra. Franca me Rusine; Gjermania me Austrine; Italia me vendet latin-foles dhe sllavet me njeri tjetrin. Britania eshte nje ishull i vetmuar dhe eshte e interesuar vetem per financat e saj dhe eshte pak a shume e mbrojtur nga pjesa tjeter e Europes nga ujrat qe e ndajne. Aleancat e vjetra jane atom qe nuk po e lene Europen te perparoje. Pa hedhur poshte aleancat e vjetra shkaterrimtare qe kane gjeneruar vetem luftra Europa nuk do te shkoje perpara. Europen deri me tani e mban vetem nje frike: Frika e Rusise. Edhe Ballkanin po e mbeshtesin minimalisht vetem per aresye te frikes se daljes se Rusise ne detin Adriatik apo Jon. Kaq e thjeshte z. Bugajski. Turqia po perpiqet te krijoje aleancat e saj, por sigurisht duhet ta beje kete permes deshires dhe miqesise dhe jo permes presioneve. Le te shohim se si do te shkojne punet! Koha eshte deshmitari yne!

  • Ketu s`ka pordhe me brekushe Stambolli,se brekushat ne Stamboll e kane origjinen.
    Ketu do ti puthesh xhyben sulltanit,se baba sulltani te ben synet me thu.

    • Erdos ja dha nje shuplake populli turk. Humbi ne ankara, bursa, stamboll e izmir. Praktikisht ketu eshte elita turke. Perandoria e injorances,fukarallekut,intriges,mashtrimit e dhunes ka rene njeher e mire. Nuk i pershtaten kohes sado qe ka elemente fanatike osmane me bollek, megjithese nuk e kane jetuar ate kohe. Nuk e kuptoj kete fjalen jetojne ne turqi 5 milion boshnjake e po te pyesesh boshnjaket thone jemi turq. Shume e koklavitur kjo per harmonine dhe bashkejetesen. Nga bresheri ne bresher dmth nga serbi te turku.

  • fare thjeshte; “sulltani” i ankarase, eshte kthyer ne sulltanuc dhe i barazvlefshem me ramen . te dy kan humb rrugen europiane dhe po mbajne me “garjet” njeri tjetrin . turqine s’e gjene gje se turqi’, ngelet, po pse ne shqiptaret, duhet te behemi….turq !?!….

    • Doli debili i pare.

      O strateg, po t jete per flirte ekonomike me mire Kina.

      Them ekonomike se politike nuk kane takat bythecat e Tiranes me poture dhe ata nga Vicidoli i Sali Ulajt te merren me kete sport

      Kurse me Erdoganin…

      Hmmm

  • Me shume stil dhe kujdes Bugajski i ka rene pragut te degjoje dera.

    Eshte marre me Bosnjen por kembanat bien ne Tirane

    Kujdes Edvini se nuk ke bythe per lojra te tilla.

    E di pse?

    Sepse kaq vend i keni len vetes ju hajdutet ordinere te Shqiperise

  • Bravo Dita!!!

    Analistet tuaj jane te vetmit ne mediat e marra fund te Shqiperise se gjore qe ndricojne rrugen aty ku duhet me ec.

    Faleminderit zoti Bugajski, faleminderit SHBA, pa ju as ajo cope Shqiperi qe ka mbetur nuk do ekzistonte

  • Ja miqsia oasmane
    O E BUKURA MORE
    Petkat e të mirat tona
    Na i lam te Korona
    Krishtin na kemi me ne
    Oj e bukura More
    Thell të plas, me lot ndër si
    Na të lipisnjëm, Arbëri!
    Petkat e të mirat tona
    Na i lam te Korona
    Shën Mërin kemi me ne
    Oj e bukua More!
    Thell të plas, me lot nder si
    Na të lipisnjëm, Arbëri!
    Petkat e të mirat tona
    Na i lam te Korona
    Papën na kemi me ne
    Oj e bukura More!
    Thell të plast, me lot ndër si
    Na të lipisnjëm, Arbëri!
    Malet tan me lis e driza
    Të bukur sheshe me muriza
    Të bukur kroje, të bukur gropa
    Të bukur gjerdhe me fallopa!
    Jemi e vemi ndë Itali
    E më s’ju shomi me këta si!
    Dherat të huaj hare s’kan
    Se s’mbllin printët tan
    Prindë, luftuat me thik më dor
    Ndërpër shi e ndëpër bor
    Ni ju lëm pa një qiri
    E pa një vajim. Oj Arbëri!
    Luajtim valle nd’atë More
    Shtum kangjele ndë ato hje
    Klisht e tona të bukuruara
    Shpizit tona të nderuara!
    Ni vjen Turku, Turku i zi
    E tërpron klish e shpi
    Qeti: Shihni jet e re,
    Na tha Dorja, zoti Ndre,
    Lipim qellnjëm ka do vemi
    Se buartim mallin e s’e kemi
    Me kët zemër, me këta si
    Klajëm keq kët Arbëri!
    Ndallandishe e ler e ler
    Kur të vish ti njatër hjer
    Vjen të vish ti te Korona
    E s’gjën më shpit e tona!
    Më së gjën trima hajdhjar
    Po ngë një qen, çë kloft i vrar!
    Kur u nistin gjith anit
    E dherat tan iktin ka sit
    Burrat gjith me një vajtim
    Thirrtin grat me një vajtim,

  • Analize e dobet dhe skematike.
    Meqense autori shkruan per kete gazete shqiptare,nuk permenden kurkund,ndikimet egzistenciale erdoganiste islamiste,ne truallin europian shqiptar.
    Autori,cuditerisht e quan erdoganin,islamist i moderuar.
    A thua te mos e dije ku autor i kenduar,qe erdogani,ne kuadrin e pretendimit te tij madhor,qe te behesh ´´khalif´´ i botes muslymane,vajti deri aty sa ndihmoi me para te madhe(nuk do ti kete pare bugajski,autokollona te tera,te filmuara nga amerikanet e tij me nafte te isisi-t,nga Siria ne Turqi,qe i blinte erdogani) si dhe me njerez,jo vetem nga Turqia,por dhe nga shtete te tjere duke hapur kufirin me Sirine.
    Nje keshille elementare,del nevoja ta japim:
    Ki respekt per profesionin dhe kete gazeten qe te paguan,mbasi lexuesi e zgjith thjesht,duke te anashkaluar.

  • Ne nuk na interesojne me se çfare ben Europa, Amerika apo Rusia; ne na intereson si mund ta zhvillojme vendin per nje jete me te mire te qytetareve shqiptare. Iku koha e patriotizmave, jo perendimi, jo turku, jo ruset e jo amerikanet. Atje ku Shqiperise i intereson zhvillimi, atje te kerkoje mbeshtje. Ngelem nje jete jo mor jo do futemi ne Evrope dhe u futem ne grope me keq se ç’ishim. Prandaj do tu beja thirrje atyre qe drejtojne vendin qe te shikojne dhe hapin syte ku na intereson si popull te gezojme keto dite qe na kane mbetur. E kemi bere Europen si Partine e Punes dikur. Pushkatoheshin njerezit dhe rrezoheshin me emrin e partise ne goje dhe ne Europa mor Europa 29 vjet dhe ajo na heq zvarre. Erdhi koha:Jetoni jeten!

  • Qe te mos keni medysh per shqiptaret jepujani te drejtat qe ua keni mohuar deri me sote.
    Ose te pakte merreni shqiptaret ne BE qe juve te mos keni iluzione per ta.
    Ju e dini mire qe ne filozofi nuk ka vende Boshellek.
    Ne se nuk e permbush kete detyre BE-ja do ta p[ermbush nje qe nuk e duam.
    Prandaj moS hrzitoni.Shjqiptare duHe perfshire edhe Kosoven sa me shpejte ne BE!
    KJO ESHTE ZGJIDHJE !

  • Januzi i perket korit sorosian qe perserit si robot ate frazen standart “Nga nderhyrja e Rusise” per gjithcka deshton politika sorosiane kudo. Kur arriti kjo fraze te perdoret dhe per zgjedhjen e D. Trump president, atehere kjo le te kuptohet se sorosianet jane aq te dashuruar pas kesaj fraze sa do ta perdorin dhe per kushtet klimaterike ne glob.
    Por Januzi sot asaj “Nga nderhyrja e Rusise” i shton dhe “Nga nderhyrja e Turqise” a thua se eshte rritur ne Shqiperine e Hoxhes qe fajesonte armikun e jashtem per gjendjen ne Shqiperi.
    Per te pranuar se Turqia destabilizon Ballkanin duhet te besojme se kete e ben me Edi Ramen, pushtetarin ballkanik me te afert me Erdoganin. Ca si e veshtire kjo per Ramen ne kushtet ku ka qeverisjen sot ne Shqiperi.

  • Lere Rusine dhe merru me Turqine 500 vjecare qe te ka shkerdh……..er nga para e nga pas ty me comentin Evropa duhet ti lere.
    Rusia nuk te ka shkerdh…….er o Hamza,por Osmanet.
    Te pakten keshtu thuhet ne “Historine e Al-banistanit” te mbushur me Xhamija,Medrese,Skolia turke etj.
    Dhe per keto dihet kush eshte fajtor,Greku.
    Dihet qe fajtor eshte Kastriotis qe luftoi per Fene e Tij Greke Orthodhokse jo Autoqefale e shekullit te 20te.
    Dihet qe Pirrua i Epirit eshte “fajtor” qe luftoi per clirimin e. Magna Grecias nga barbaret e Romes qe me vone shkaterruan dhjetra Polis ( keshtu i quanin Qitetet Epirotet) ne hakmarrje.
    Kurse per ju Al-bania Natyrale e Naimeve,Shemshedineve,AbdullaheveIsmaileve,Hamzave,Fishtave kufiri i Kombit te Pirros deri ne Preveze!
    Cne ju “harruat” Jugun e Italise se Arkimedit qe u vrane me mijera Epirote per ta clirruar dhe sot kane mbetur disa dhjetra Arvanitas?
    Cne jib”harruat” Kostandinopolin e Kastriotis dhe jo vetem qe e quani Stamboll ashtu sic duan armqte e Tij,por me keq,Kostandinopoje pa kuptim.
    Cne ju e mbani veten per “Ilyre” dhe nuk nderoni Perandorin Ilyre Kostandinin dhe Polisin ne emer te Tij?
    A ka hipokrizi me te madhe se ta ndryshosh emrin e Qytetit ne Emer te Tij?
    Al-bania eshte peng e armiqve te Saj,kush kuptoi,kuptoi.
    Kjo eshte aresyeja pse Amerika krijoi nja shtet myslimane ne 1913en me turkun Ismail Beun si Pashallek.
    Kjo ishte edhe aresyeja qe Al-banistani te mos qe ne gjendje te pretendonte per Jugun e Italise per te cilen u vrane me mijera Epirote per ta cliruar.
    Kjo eshte aresyeja qe e krijuan kete shtet islamik mos te ishte I bashkuar me Greqine dhe te pretendonte per clirimin e Kostandinopolis te Kastriotis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *