Sherr pastaj gaz mes Ulsiut dhe Baçit por pyetja mbeti pa përgjigje

Elena Tase

Pak ditë më parë, në mbledhjen që u zhvillua në Komisionin e Ligjeve, deputeti Bashkim Fino iu drejtua avokatit të shtetit, Artur Metanit, me një pyetje përsa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.

Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe për mënyrën sesi u humb papritur ky gjyq nga Avokatura e Shtetit në Strasburg.

Në përgjigje të tij, Metani iu drejtua Finos duke i thënë: “I quajtur zoti deputet”.

Kjo ka nevrikosur Bashkim Finon, i cili tha se kishte 22 vite deputet.

Ndërkohë që sherri ka vijuar mes Finos dhe Ulsi Manjës.

“Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë”, tha Fino.

Mirëpo, kryetari i Komisionit të Ligjeve i është përgjigjur keq Finos: “Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam shoku yt unë”.

Por mesa duket ky sherr tashmë është hedhur mbrapa krahëve dhe paparazzi i ka fotografuar të dy duke bërë humor me njëri- tjetrin.

Pavarësisht gazit të deputetëve mbetet ende i pasqaruar fakti që gjyqi me familjen e Bashës u humb papritur nga Avokatura e Shtetit, menjëherë pas marrëveshjes Rama-Basha në 2017, kurse avokatja e Bashës në këtë gjyq, në bazë të së njëjtës marrëveshje u katapultua nga sektori privat në postin e Avokates së Popullit.

e.t./dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Derrat mirren vesh nder vetin edhe tallen me shqiptaret!
    Derra ne pamje fizike , po edhe ma derra ne mendjet e tyre!
    Po mbasin gjenje budalla me i votuar , pse mos te tallen se e fine vleren e tyre keta horra ma mire se ne!
    As pese pare burrnje!

  • Shikojeni Bacin qe eshte bere me i gjere se i gjate. E ka me kollaj te rrotullohet se te ece. E shikoni more shoke si i ka majmur partia keta!!! Pale pastaj Ulsiu me emer ariu qe nuk ka lene familjar pa punesuar ne zyrat e shtetit. Gezuar shoke, ju vazhdoni merruni me thiatrot e ketyre hajvaneve. Mos pyesni kot se ai vendim ishte marre qe me 17 Maj e Baci le ti kerkoje llogari Rames e jo ketyre kamariereve qe vecse i sherbejne cdo teke te kriekaqolit. Ja kjo ishte rilindja more shoke, ajo qe do ti bente gjemen Saliut, e gezofshi!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *