Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të djelë në Tropojë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Bajram Curri – Sopot. Si rrjedhojë ka ndërruar jetën një djalë i mitur, 9 vjeçar. Ndërsa, lëndime kanë marrë edhe 5 persona të tjerë, përfshirë drejtuesit e automjeteve.
Sipas njoftimit të policisë, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Ne Shqiperi kemi arritur ne ate pike ku jeta e njeriut nuk vlen asnje grosh. 99.9 % e aksidenteve qe ndodhin, ndodhin nga pakujdesia ose cmenduria. Te pafajshmit e pesojne, si ne kete rast. U prehsh ne paqe o vogelush.
NGUSHELLIME FAMILJES PER HUMBJEN TEPER TE RENDE TE ENGJELLIT TE TYRE !
Drite i paste shpirti ne Parajse!
Ndajme dhimbjen me ju e familjen tuaj !
Lajm trondites !
O vellezer ruani, respektoni dhe mbroni jeten tuaj dhe te tjereve !
Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor !